Mogherini si Carla del Ponte, punon 100% për interesat e Serbisë - Bota Sot
Mogherini si Carla del Ponte, punon 100% për interesat e Serbisë

Opinione

Mogherini si Carla del Ponte, punon 100% për interesat e Serbisë

Nga: Kimete Berisha Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:16
Kimete Berisha

Për herë të parë pas luftës, jam ndjerë mirë, jam ndjerë si njeri, aq mirë sa nëpër shi kam ecur pa çadër, kokën lart.

Vendimi i qeverisë sonë për 'sanksione' ndaj ushqimeve të Serbisë, është vendimi më i bukur pas pavarësisë.

Është vendim që të jep shpresë se ende ka mundësi 'të bëhet mirë', se shteti nuk ka mbaruar.

Përveç që e ndihmon vendin, përveç që e vetëdijëson popullin që t'i kthehen vetëvetes se edhe pa prodhime të krimbura serbe vazhdon jeta, Kryeministri Haradinaj sot ka bërë edhe sevap
me të gjithë ne, na ka bërë të ndjehemi faktorë dhe të pavarur.

Nëse vazhdon kështu, s'të kisha ndërru me asnjë...

Por edhe nëse zgjat shkurt kjo 'strategji' vetëmbrojtëse ndaj Serbisë, kryesore ka ndodhur, që Kosova të mos sillet së paku një ditë në ekzistencën e saj si viktimë dhe e nënshtruar, aty ku na ka katandisur Hashim Thaçi, të cilin ose e kanë shantazhuar, ose u çmend, se përndryshe s'ka logjikë se ka arritur deri në atë shkallë sa nuk e paramendon jetën pa Serbinë.

Kush di pse, por Hashim Thaçi është ai që ua ka kthyer serbëve ymydin 'e humbur' se Kosova 'varet' nga 'pajtimi' me Serbinë, i cili nuk ndodh kurrë.

Hashim Thaçi sot është armik më i madh se Serbia i pavarësisë së Kosovës, sepse është ai që e relativizuar shtetin e Kosovës, dhe e ka futur idenë se 'tregimi për Kosovën ende nuk ka përfunduar!

Mirë që bile në këtë rast Kadri Veseli është 'me ne' e jo me Hashim Thaçin.

Të gjithë, pa përjashtim, sidomos opozita tani duhet ta përkrahin vendimin e qeverisë për taksat ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

P.S. Federica Mogherini që kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e saj të madhe për Serbinë dhe nuk ka reaguar asnjëherë pse Serbia e bllokon dhe pengon Kosovën kurrë pa pushuar, sot ka reaguar për vendimin e qeverisë së Kosovës dhe ka 'urdhëruar' që menjëherë të hiqet taksa për prodhimet serbe.

Kosova s'paska të drejtë të vendos taksë 100% për prodhimet serbe, kurse Mogherini paska të drejtë të punojë 100% për iteresin e Serbisë, në dëm
të Kosovës.

Por, ajo asnjëherë nuk ka kërkuar të zbulohen krimet serbe ndaj fëmijëve shqiptarë. Se ushqimet serbe kanë 'çmim më të lartë' për të, 'kushtojnë më shtrenjë' se jeta e shqiptarëve.

Mogherini asnjëherë nuk ka reaguar pse Serbia nuk e zbaton asnjë pikë të marrëveshjes së 19
Prillit (2013) mes Hashim Thaçit e Ivica Daçiçin.

Prandaj, kjo BE që ashiqare po e 'kthen' Serbinë në Kosovë, që vetëm Kosovën e mban të izoluar nga krejt bota, nuk është ajo BE-ja që duam. 
Nuk është ajo BE që na intereson.

Nuk prish punë të gjykosh dualizmin dhe dyfytyrësinë e Mogherinit sot. 
As të mos e pranosh si ndërmjetësuese në dialog, sepse ajo nuk ka as takt së paku ta fsheh neverinë kur përshëndetet me shqiptarë dhe simpatinë kur përqafohet me serbë.

Mogherini do të pyetej për takstat, sikur BE ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

Neve BE nuk na pranon si shtet, sepse ende për BE-në Kosova është çështje e 'hapur', BE na i kanë besuar vetëm 'eurot' t'ua ruajmë, vërtetë të na 'i ruajnë' ata neve.

Shqiptarët janë lodhur. 
Nëse s'i pranon BE-ja, e s'i marrin për njerëz- s'i pranon, mos t'i pranojë, ama edhe një 'Carla del Ponte', që punon qind për qind për interesat e Serbisë, nuk kalon ????.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test