Vendimi i qeverisë i vonuar. Por, më mirë vonë se kurrë…

Opinione

Vendimi i qeverisë i vonuar. Por, më mirë vonë se kurrë…

Nga: Abas Fejzullahi Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 14:07
Abas Fejzullahi

Një vështrim lidhur me rrjedhat në Kosovë, rreth Vendimit të Qeverisë për masat e ndërsjellta, prej 100 %, ndaj Serbisë, shkak i bllokimit të vendit për t’ i gëzuar të drejtat e CEFTA-s janë shumë të drejta edhe pse me vonesë, por më mirë vonë se kurrë.

Sa do të jetësohet në praktikë dhe sa do të qëndroj ky Vendim shumë i qëlluar, kërkesave të brendëshme dhe të jashtme për ta zhbë e tërhequr, do ta dëshmon e ardhmja, me shpresë dhe dëshirë se s’do ta ketë  fatin e shumë vendimeve të më parshme.., të marrura nga qeveritarë e pushtetarë të Kosovës në poste dhe pozita të ndryshme lidhur me Serbinë që pas një dite apo disa orësh i kanë tërhequr e i kanë bërë të pa qenë…!

Qysh para 8 apo 10 vitesh është kërkuar që të ketë masa të ndërsjellta lidhur me mallërat e Serbisë, që kanë hyrë e hynë ende sot e ksaj dite në Kosovë, që e kanë dëmtuar e rrënuar ekonomin (prodhimet) vendore dhe vazhdojnë ta dëmtojnë e rrënojnë në vazhdimsi mirëqenien e popullit.

Ka qenë dhe është gjithnjë me rëndësi e përgjegjësi, që në jetën e përditëshme për punën dhe përgjegjësit e Kuvendit si organi më i lartë legjslativ i vendit, lidhur me marrjen e masave për mirëqenien e qytetarëve dhe ekonominë vendore, sigurinë dhe gjitha veprimet në të gjitha drejtimet për vendin përgjegjësin e mbajnë kuvendarët për të gjithë rrjedhën e ngjarjeve, në të gjitha drejtimet. Pra, mbajnë përgjegjësinë që me kohë dhe në kohë, të mirren masat e sigurisë për veprim të ndërsjelltë (siç po përdoret në Kuvend nga kurvendarë e politikuaj vendorë fjala e huaj Reciprociteti si lloj mase apo kundërshtie) lidhur me mallërat që hynë në Kosovë nga Serbia, që ende sot e kësaj dite hyjnë, pa kontrollë dhe të mos flitet për sasi e cilësi etj..!

Jo vetëm që këtë masë apo siguri paraprake se kanë bërë pushtat e pushtshtetarët vendorë në Kosovë, por e kanë ndimuar Serbinë në këtë drejtim,  për jetësimin e qëllimeve të saja rrënuese e shkatrruese për ekonominë e Kosovës, aq më keq, kur aktivistët e LVV i rrotullonin-përmbysnin kamjonat e Serbisë me mallëra ndoshta para 7-8 vitesh (e çfarë mallërash se...siç është shkruar e përfolur nëpër mjetet e lajmeve të shkruara dhe elektronike, besa edhe nëpër institucione se kanë ardhur edhe me elemente kancerogjene, po çfarë s është shkruar e thënë lidhur me këto mallëra nga Serbia që kanë vërshuar tregun e Kosovës përmes  tregtarëve vendor shpirtëkatran që s`ngopen kurrë me përfitime…)!?

Ish kryeministrit, ka kohë i ka hy vetja në begeni, se është më i dituri, më i votuari e më m…i aso kohe tash më edhe rroçkodell-kryetar i Kasovës, pra vet Hashim Thaçi, me përkujdesin e përgjegjësinë e tij, aktivistet e LVV policia e Kosovës i prangosete, burgoste për këto veprime, sa për dajak sa u kanë dhënë e sa kanë marrë e din vet sa e si..!

Aksion kundër prodhimeve serbe 3 gusht 2011

Kuvendi dhe kurvendarët, me veprimet e tyre shumica, kanë pranuar nënshkrimin e atyre që kanë qenë përgjegjës për të nënshkruar disa marrëveshje me Bashkësinë Ndërkombëtare, si  demarkacinin e kufirit me Malin e Zi, MSN-në apo CEFTA-s,  apo cofta ndoshta spo ja qëlloj si duhet shkurtesës, por besoj se ata të dijshimit e kuptojnë se për çfarë është bërë fjalë e për çfarë kanë nënshkruar lidhur me çarkullimin e lirë të mallërave (ndoshta edhe pa taksa, siç më duket e aq sa më kujtohet nëse s’gabohem nga shumë këso lajmesh, vendime dhe marrëveshje të nënshkruara). Deri sa këta truthatët e sy shterrurit nëpër poste e pozita të pushtetit që s’shofin gjë tjetër, veç posteve, pozitave dhe pasurisë së tyre, pa e lënë anash edhe përgjegjësinë e Kuvendit me të gjithë kurvendarët (përjashto disa që me siguri janë me ndërgjegje e me përgjegjësi, por si pyet kush dhe mbivotohen nga shumica, që thirren në emër të demokracisë e keqpërdorin demokracinë, përmes votës së tyre, për interesat e tyre), kanë mundësuar miratimin e vendimeve të nënshkruara, tue ju besuar  premtimeve, këshillimeve të përcjella nga përgjegjësit institucional vendor, se janë në bashkëpunim me ta dhe kanë pëlqimin, përkrahjen dhe miratimin e tyre për të mirën e Kosovës për rrugëtimin në BE dhe në NATO e premtime tjera lakmuese. 

Aq më keq edhe Serbisë i kanë besuar e ndihmuar për në BE me plotë lehtësime,  që brenda dite, ndërron mendime e qëndrime, gënjen e mashtron dhe si jetëson as marrëveshjet e nënshkruara, as që e pranon se ato s‘ i jetëson në praktikë. Por e rëndon Kosovën se gjëja, Kosova, si jetëson marrëveshjet e arritura siç është qëllimi kryesor i saj është jetësimi i BKS-ZAJEDNICËS me përgjegjësi përmbaruese(ekzekutive) që Kosovës ka me i dal ZAJEBNICË, siç janë edhe marrëveshjet për Urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, permendoren e ngritur gjëja të viktimave serbe nga bombardimet e NATO-së dhe permendorja e Car Llazarit dhe vendbanimet e reja në Zveçan për Serbë.

Të gjitha këto me heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe  siç bënë edhe me  marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi lidhur me demarakcionin me Malin e Zi, që ja humbi Kosovës hiq më pak se dy vite me grindje dhe përçarje ndërshqiptare në Kuvend e jashtë dhe krijimin e gjendjes vendnumëro apo kthim prapa në shumë drejtime dhe në fund ata që e kundërshtuan për dy vite shumica e votuan, siç thonin e prrallisnin, bërtisnin e premtonin afate me disa muaj se liberalizimin e vizave BE e ka në tepsi… veç po pret demarkacionin ta miraton Kuvendi… të cilin edhe miratoj, por tani me plotë të drejtë po ua masin brylin e kanë të drejtë se keqpërdorimet(korrupsioni) as që është ndjekur e luftuar nga prokurorët vendor tek ushëheqësit në poste dhe pozita e që aty është filli i keçpërdorimeve dhe të gjitha të zezave me rradhë qi i kanë ardhur e i vijnë Kosovës hallemadhe..  nga pushtat e pushshtetarët vendor...!

Sepse, gjithë çfarë ju është ofruar e premtuar për çfardo përfitimi vetanak apo klanor pushtshtetarët me përgjegjësi kanë nënshkruar, vetëm me mbetur në pozita e pushtet me apo pa dije dhe aftësi…S‘është tani më me rëndësi, pasojat dhe vuajtjet do t` i vuan  dhe është tue i vuajt në vazhdimësi ekonomia e Kosovës dhe popullata e saj me shumicë shqiptare mbi 95% dhe të tjerët si pakicë që janë përjashto: (pakicën serbe ardhacake në Kosovë si pushtuese në kohë e hapësirë pra si kolonizatorë, për të cilën përkujdeset Serbia me një anë dhe qeveria e Kosovës shumë më shumë se ajo në anën tjetër, për të cilën, ka të dhëna e dëshmi të mjaftueshme…,

Njëra ndër shumë dëshmi e me shumë rëndësi që do ta përmendim në këtë vështrim me këtë rast, është përfaqësimi i pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës, me vende të rezervuara sikur të ishin 30% e që në të vërtetë janë 2-3% që disa nga ata kanë kryer krime dhunime e gjenocid në Kosovë dhe sot janë të lirë në mos edhe në poste e pozita siç është rasi me aktorët e të dhunuarës Znj. V.K, ndërsa Hashimi për të jau siguruar vendet serbëve në Kuvend po edhe për ti bashkuar edhe në strukturat e policisë rojet e Urës së Mitrovicëe që i kanë shërbyer edhe sot i shërbejnë MUP-it të Serbisë desh ra në tjetër gjendje (derxhe siç thot shpesh mileti) po të mos u siguronte këto vende nga kundërshtimet që i bëheshin gjëja nga udhëheqësi i LDK-së në emër të LDK-së aso kohe, vetëm sa për sy e faqe dhe propogandë ditore, për mashtrim të zgjedhësve për të përfituar e marrë vota…

E në fund kur i përafruan pazaret me Hashimin u pajtuan dhe i votuan,  ndërsa Ligjin për zgjedhje apo referendum e harruan qëllimisht edhe sot e kësaj dite se miratojnë në Kuvend, kështu që serbët fituan vende të siguruara, si dualën në votime si nuk dualën, u votuan nga votuesit e dalur në votime apo ata të ardhur me autobusë prej Serbie pa kurrë farë pengese as nga policia e Kosovës. Eulexi e as nga Bashkësia Europiane, por i përcillnin e siguronin…!

Tani më janë ulur këmbëkryq në Kuvendin e Kosovës, kur don marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit, kur diçka s‘ ju shkon përshtati apo su plotësohet ndonjë kërkesë apo porosi e Beogradit kur Vuçiçi ua bënë me sy apo Daçiçi i ndërsen me ndonjë porosi të veçantë, ata e lëshojnë mbledhjen e Kuvendit, votojnë çfarë ju thot Serbia, pengojnë çdo vendim me rëndësi për Kosovën, sdojnë me ndie për Ushtri se e kanë Majken Serbi dhe kështu e kanë bërë Kuvendin si han, kur don hynë e kur don dalin, mrrizojnë sa të dojnë me ditë e me muaj, marrin pagat në rregull si me punu, për ate që janë tue rrënue Kosovën, se sa për masa e ndëshkime prite zot se çel kush guri gojën, se i kanë për hasret…dhe kur majka Serbi ua bënë me sy ata kthehen në Kuvend, për të penguar Vendimet me rëndësi jetike për Kosovën siç është (Ushtria etj) apo për të jetësuar kërkesat dhe porosit e VIDOVDANIT si Festë dhe porositë e tjera të marra nga Serbia..!

Ende sot e kësaj dite ngacmojnë me fjalë dhe haptas thonë Kosovo i Metohija , kur kjo sështë përmendur dhe ka qenë e ndaluar edhe në kohën e KSAK me Kushtetuten e vitit 1974, ja ku ka ra  e ku është forca e Kuvendit të Kosovës…!

Pra këta sokolana serbë në Kuvendin e Kosovës, paguhen nga taksapaguesit e Kosovës e punojnë për Serbi, besa qe sa vite rrymen e tyre  që e hargjojnë sa të dojnë ua paguajnë shqiptarët e mjerë se i kanë pushtetarët dhe qeveritarët e kurvendarët zemër gjërë e dalldyshana për serbët pakicë, por, në Kuvendin e Kosovës janë shumicë dhe këtë e quajn diskriminim pozitiv edhe pushtat tanë vendor por edhe disa nga ndërkombëtarët, e që kjo dihet tani më e jetësuar është pjellë e Dan Eversit qysh kur ishte në fuqi Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut vërtet ANMIKUT që shqiptohet në gjuhen angleze dhe i bie përshtati me veprimet e deritashme në dëm të Kosovës (që vërtetë është tejet negative dhe dëmet veç po shifen haptas tani më..)

Derisa pushtat e pushtshtetarët vendor bashkë me kurvendarët e Kuvendit të Kosovës(përjashto pakicën) janë treguar në vazhdimësi aq shpirtngushtë e shpirtzi katran e shkuar katranit dhe katila e metila, ndaj shumicës shqiptare, se është kështu ka dëshmi të mjaftueshme e një ndër to që i jep vulën dhe vërteton edhe ato që s’po i permendim me këtë rast, është MITROVICA dhe gjendja e saj... hiq më pak se prej vitit 2000 e deri në ditët e sotme..!

Tani më kush del e ndëgjon se çfarë flitet në popull (në milet) i cili është në gazep, ndëgjon edhe këto mendime e shqetësime nga shumë që janë, përmendim  vetëm këte mes tjerash: „…e kanë ba shkiet shul e vek, merr paga prej Serbie merr paga prej Kosove, mos paguaj rrymë, puno kundër Kosovës, puno për majken Serbi. A gjindet ndonjë shtet në botë siç është Kosova, që paguan me paga ata të cilet e djegën dhe pjekën e kryen gjenocid ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve jo serb?

Dhe përsëri kurvendarët serb në Kuvendin e Kosovës ankohen, turfullojnë e zemrohen e  gjithnjë aktor e me vaj në buzë, se kanë gjetur shesh e po bëjnë pershesh falë pushtav e pushtshtetarëve tanë karrierista, lakmues dhe horra bashkë me shumicën e kurvendarëve të Kosovës dhe me lmimin e përkdheljen e Serbisë që po ja bënë BE edhe përkundër asaj që në trojet e ish Jugosllavis tani më e varrosur nga vet Serbia ka kryer krime dhe gjenocid në Kroaci, Bosnje hiq më pak se 8000 civil të vrarë e masakruar në Srebërnicë dhe pa fije turpi kryeministrja e Serbisë Ana Branbiq, mohoi se masakrat e korrikut 1995 të boshnjakëve nga forcat serbe të Bosnjës ishin një akt gjenocidi në një intervistë  më 14 brymor(nëntor) për televizionin ndërkombëtarë gjerman Deutsche Welle.

Si dëshmi plotësuese artikulli i lajmeve në vijim nga Bota sot:

Gjykata e Hagës kritikon kryeministren e Serbisë për mohimin e gjenocidit

Kryetari i Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, Theodor Meron, sfidoi kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq gjatë takimit të tyre të martën në Beograd lidhur me mohimin e saj se masakrat e Srebrenicës përbënin gjenocid.

“Serbia nuk zgjidh gjë duke kundërshtuar vendimet e një gjykate penale të madhe ndërkombëtare,” tha Meron për Brnabiq, sipas njoftimit për shtyp të MICT.

Ai tha se “një sërë vendimesh” para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, e bënin “absolutisht të qartë se krimet e kryera në Srebrenicë në vitin 1995 përbënin krimin e gjenocidit”.

Brnabiq mohoi se masakrat e korrikut 1995 të boshnjakëve nga forcat serbe të Bosnjës ishin një akt gjenocidi në një intervistë më 14 nëntor për televizionin ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle.

“Jo, nuk mendoj se masakra e tmerrshme në Srebrenicë ishte gjenocid,” tha ajo për programin e Deutsche Welle “Conflict Zone”.

Ushtria Serbe e Bosnjës nën komandën e Ratko Mlladiq pushtoi qytetin e Srebrenicës më 11 korrik 1995, pastaj vrau më shumë se 7,000 burra dhe djem nga enklava.

Krimi u përcaktua si një akt gjenocidi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si edhe nga ICTY.

ICTY dhe gjykatat vendase kanë dënuar 45 persona me një total prej 699 vjetësh burg – plus tre dënime me burgim të përjetshëm – për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe vepra penale të tjera kundër boshnjakëve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit në një vendim të shkallës së parë në vitin 2017.

Gjykata me bazë në Hagë gjithashtu dënoi ish kreun politik serb të Bosnjës Radovan Karaxhiq për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit dhe e dënoi me 40 vjet burg në vitin 2016. Të dy burrat po i apelojnë vendimet kundër tyre.

Meron shprehu “mospajtim dhe zhgënjim” me intervistën e Brnabiç dhe sugjeroi që “interpretimet ligjore të krimeve ndërkombëtare të lihen më mirë në dorë të gjykatave penale ndërkombëtare”.

Qeveria serbe nxori një njoftim për shtyp në lidhje me takimin midis Brnabiq dhe Meron pa përmendur kritikat e kryetarit të MICT në lidhje me pretendimet e saj për Srebrenicën.

Njoftimi për shtyp fokusohej tek kushtet në burgje të të dënuarve serbë për krime lufte.

Meron është në turin e tij të fundit në ish-shtetet jugosllave para se të tërhiqet nga posti më 18 janar të vitit të ardhshëm. Vendi i tij do të zihet nga gjyqtari Carmel Agius. „

Ndërsa, asnjë përfaqësues nga kurbetçarët shqiptarë s‘ është në Kuvendin e Kosovës, asnjë vend i siguruar apo rezervuar për ta edhe pse janë më tepër se 40% jashta vendi ku me punën dhe djersën e tyre po e mbajnë gjallë Kosovën me shumë halle me papunësi, skamje dhe varfëri, po edhe këta horra në pushtet i kanë mbajtur edhe po i mbajnë, si para dhe gjatë luftës, kanë ndihmuar dhe ndihmojnë sot e kësaj dite, por që janë të përjashtuar e të nëpërkëmbur, e vërtetojnë të dhënat në vijim:

Kurbetçarët, vjelen e mjelen sa herë që të shkojnë në atdhe, me taksa në kufi gjëja për siguri… sepse siguria e automjeteve që vlenë për krejt shtetet e BE për Kosovën s‘ vlejnë..!

Kështu e ka rregulluar Kuvendi i Hashimit e vllai i tij Ganiu me Ligj, është në krye të grumbullimit të këtyre mjeteve nga kurbetçarët…!

Prandaj me të drejtë dyshohet puna dhe veprimet e pushtave dhe pushtshtetarëve vendor, politikuaj po edhe puna e Kuvendi me shumicën e kurvendarëve që  i thon vetit shqipëtarë e atdhetarë, lavdërohen e s‘ durohen me bame e të pa bame, si krah i luftës e  ka nga ata edhe veteran me grada e paleta  ti mua e une ty …që si dëshmi nga 15 mijë pjellën e u banë 60 mijë, që po flitet e po shkruhet për çdo ditë për këto marrëzi dhe po dëshmohet qe sa kohë, se janë gryksa e të pa ngopur mendojnë dhe veprojnë vetëm për pozita e për pushtet, për lavde e pasuri se kur vie fjala për përgjegjësi, ata fare s‘ pranojnë e as s’dojnë me ndie, se na bënë horë si brenda e jashtë vendit, me veprimet e tyre të sipër shënuara..!!

Lidhur me Vendimin e Qeverisë:

Nëse janë nënshkruar këto marrëveshje dhe tash vihet taksa 25% apo 100% siç po thuhet e trumpetohet, Serbia e ka ngritur peshë BE e më gjërë dhe Znj.Mogerini e  Z.Johanes Han, me të drejtë ndoshta veç sa s‘ju ka dal timi nga hidhërimi, është dro, mos po veprojnë edhe këta si e famshmja Carla del Ponte,  ndoshta edhe me arsye, kërkojnë zhbërjen e vendimit, që e ka marrë me shumë të drejtë Qeveria, lidhur me këto masa, por, pasi që kanë nënshkruar më parë marrëveshjen e arritur, siç thuhet e kanë hanger më heret dhe tash ska loj, sot po nënshkruaj e pranoj e nesër po i bie pishman se s‘më ka ra taman..!

Siç podel e siç po shifet na i kanë shti dy kambët me një apangë(këpucë) dhe tash kur ka filluar të mbledhë këmba qelb nga ndrydhja e shtrydhja, skemi ditur  apo edhe s’na kanë pyetur, besa hiç askush, për këtë punë në atë kohë dhe atë rrëmujë, për me i zgjidhur ata që na udhëheqin e përfaqësojnë brenda e jashtë vendit, ose na u kanë shtirë melaqe për t‘ ju besuar e votuar, se na dalin helaqe tani edhe ne vonë po e shofim, nga veprimet dhe qëndrimet e tyre tani më që spo munden me i fshehur fare, pra të përgatitur e porositur me kohë në kushte e rrethana të caktuara, ku demokracia s‘ ka mundur as frymë me marrur e janë thirrur e thirren edhe sot e kësaj dite në demokraci, pa fije turpi e pa fije njerëzie.

Fajet ndoshta i kemi edhe na vet, dorën në zemër s jemi pa faje, pasi që këta të zgjedhurit tanë dalldyshana mashallah mos ju raft kush mësysh me kravata e kate rrobash të shtrenjta, me kerre e me siguri turproje(truproje) s‘kanë dashur a s’kanë ditur ata e dinë vet, se si me veprue lidhur me masat që duhet marrur për sigurinë e mirëqenien e vendit, me kohë me i matur mirë rrethanat dhe me i marrur vendimet, me i shtri këmbët sa e kemi jorganin, me i mathur këpucët që mundemi me hecur drejtë e si duhet e kah duhet, mos me hy ndër udhë e mbi udhë në terr e nëpër lloç, me kohë me mendue, se tash ësht vonë, dhimbjet po dalin në sipërfaqe për fushë e ledinë, tani më të fshajmë e rrënkojmë sa të duam, por një gjë ka qenë e ditur qe sa kohë, se na e ka bërë me dije kryeministri i paradokohe dhe tani kryetari i Kosovës rroçkodelli Hashim Thaçi, se ne me Serbinë duhet me arrijtur marrëveshje të vështira edhe të dhimbshme, këto i ka përsëritur vazhdimisht qe sa vite, sidomos këtë vit… ai i din arsyet dhe pse..!

E tash, ja pafshim hajrin edhe kryetarit që e kemi dalldyshan po edhe qeverin e tashme dhe të përparshme, që shet trimëri, bie vendime, po se di se sa do të qëndrojnë këta të mjerë dhe vendimet e tyre…që kur është dashur me kohë të kundërshtojnë, jo që s‘kanë kundërshtuar, por kanë pranuar e tash është vonë po s‘është për tu habitur, se këta janë mësuar me i hangër fjalët e veta, gjithnjë i dredhin e i përdredhin, në fund sjellë e bjerë mbi kurriz të popullit, në të cilin thirren e lavdrohen se janë të zgjedhurit e tyre dhe këta janë më të mirët që e përfaqësojnë popullin e vendin kudo e kahdo … brenda dhe jashtë vendit.. dhe deri me sot për këtë gjendje në të cilën vet këta e kanë sjellur Kosovën dhe popullin e saj, kanë qenë dhe janë përgjegjës, kurrë asnjëhere s‘ ju ka shkuar mendja me kërku falje se le më me dhënë dorëheqje as që u shkon mendja, me ba me jau permend a kërkuar dorëheqjen nga posti a pozita, jo që s‘ju pëlqen hiq po i qesin syt në stam e thonë: na jemi ma të mirët, neve na ka përzgjedhur e votuar populli. Kështu, siç po shifet deri me tani, hiq më pak se këto dhjetë vitet e fundit e kanë marrë me tapi e me gjoks e luftë siç thirren e çirren pa pushu, se janë veterana e dalldyshan dhe siç duket ja kanë msy me kanë në pozitë e në pushtet si  Marrshall TITA deri sa  harroj me marrë frymë edhe këta deri sa të harrojnë me marrë frymë ja kanë mësy me qëndrue, ose deri sa populli i çel sytë e jau zë frymen këtyre farë dalldyshanave të Kosovës së lirë e të pavarur (Të cilët e kanë pushtuar Kosovën hallemadhe anë e kënd saj e kanë shti rrënjë si bar i keq …!)

Në vend të përfundimit si plotësim, Lajmi nga Bota sot në vijim dhe  thënja e mendjendriturit  FAIK Konica,

Ish senatorja belge: Edhe nëse do të isha e varur nga ajri i Serbisë, kurrë nuk do ta blija

Ajo kishte thënë se as ajrin nga Serbia nuk do ta blinte, edhe po të ishte e varur

Ish senatorja belge, Annie Marie Lizin, me një deklaratë të fortë thumbuese e kishte “goditur” Serbinë në vitin 1999.

Ajo kishte thënë se as ajrin nga Serbia nuk do ta blinte, edhe po të ishte e varur, transmeton “Bota sot”.

“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, kishte thënë ajo.

Kosova vendosi taksë prej 100% ndaj produkteve serbe, ndërsa po zhvillohet një fushatë për bojkotimin e tërësishëm të mallrave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat