Letër Kryeministrit Haradinaj

Opinione

Letër Kryeministrit Haradinaj

Seremb Gjergji Nga Seremb Gjergji Më 23 nëntor 2018 Në ora: 22:18
Ramush Haradinaj

I nderuar Kryeministër, vendimi i fundit për rritjen e taksës në 100%, nga reagimet e qytetarëve të Kosovës del që është i vonuar dhe se është dashur të aplikohet shumë më herët. Shteti Bullgar në Forumin Ekonomik ka thënë se i ka hambarët/rezervat e hapura për Kosovën. Ky vendim tash duhet të vazhdohet edhe me disa vendime të vështira, por të nevojshme për të arritur fuqinë e plotë të veprimit.

1. Të merret vendim në letër për mos-rritjen e çmimeve në të gjitha bizneset e Kosovës – jo vetëm ushqimore. Fjalët i merr era, shënimet mbesin.

2. Të zhvillohet projekti i zhvillimit të prodhimeve  vendore. Projekti të përmbajë asistencën e zhvillimit të prodhimit të brendshëm. Kosova ka resurset me të mira dhe më të reja njerëzore në këtë fushë.

3. Të ndalet e gjithë kontrabanda në Veri. Besohet se rreth €2 miliard euro kontrabandë zhvillohet brenda vitit vetëm në Veri. Kontrabandën e ka ndaluar KFOR-i, vitin e kaluar; për 3 javë pa ndërprerë. Me kërkesë të Qeverisë, veprimi i njëjtë mund të aplikohet edhe tash.

4. Publikisht Qeveria të njoftoi opinionin vendor dhe ndërkombëtar se CEFTA nuk ka asnjë reagim dhe se nuk është shkelur asnjë vendim i CEFTA-s.

5. Për ta minimizuar apo shterruar eksportin e Serbisë në Kosovë, Qeveria sëbashku me Tregtarët duhet t’i identifikoi tregjet e reja. Në këtë mënyrë arrijmë sukses në implementimin e taksës, të paktën për 10 muaj me radhë.

Vendet e BE-së, por edhe më gjerë, kësaj radhe e kanë kuptuar se njerëz në Qeverinë e Kosovës kanë BOLE dhe reagimi i faktorit ndërkombëtarë sheh se seriozisht ka njerëz që merren me interesin nacional dhe të mirën e shtetit të Kosovës. Ka kohë që bota ka pritur që të ketë veprim të fuqishëm nga Liderët tanë.

Të gjitha Qeveritë e Kosovës deri me tash e kanë lejuar çdo lloj shkeljeje nga Serbia dhe Komuniteti Ndërkombëtarë e ka parë se askush nuk po reagon. Ashtu ka vepruar qetësisht edhe vet BE-ja – duke lejuar që Serbia të na e vë këmbën në fyt deri në marrjen e gjysmës së territorit tonë.

Kryeministër, ky vendim tregon se sot dikush ka marrë vendim në interes të Kosovës.

Kosova nuk varet nga asnjë produkt i Serbisë. Njësoi e ka treguar edhe BEXSIT-i në Angli, asgjë nuk ka ndryshuar në kuadër të BE-së, pse anglezët janë ndarë. Andaj as në Kosovë nuk do të ndryshoi asgjë. Përderisa nuk varemi nga asnjë produkt që vjen vetëm nga Serbia.

Kryeministër tash duhet të fillojmë bashkëpunimin e shpejtë me Bizneset e Shqipërisë dhe të Gjermanisë – kur dihet që një litër qumësht (tamel) në Gjermani kushton €0.42 cent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat