Kosova edhe në këto çaste po sabotohet nga Hashim Thaçi me kushëri

Opinione

Kosova edhe në këto çaste po sabotohet nga Hashim Thaçi me kushëri

Nga: Gani Qarri Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 06:37
Gani Qarri

Atë që në këto momente vendimtare, nuk po arrinë ta bëjë Serbia në Kosovë, po e realizon 100% Hashim Thaçi me kusheri.

Përveç shquarjes për manipulim, dallavere e mashtrime Hashim Thaçi dallohet edhe për nepotizëm dhe spastrime nga pozitat me rëndësi të njerëzve që nuk i takojnë grupit të tij të interesit, ata me bindje tjera politike apo dhe atyre që nuk vijnë nga subjekti i tij partiak.

Hashim Thaçi gjithmonë ka qenë i interesuar të caktojnë njerëzit e vet në pozita me rëndësi të veçanta, e sidomos në KEK, ku jo vetëm përflitet publikisht se tenderët ndahen kryekëput nëpërmjet Gani Thaçit vëllait të presidentit, por edhe konkurset për punësim shpallen vetëm sa për sy e faqe, sepse njerëzit për pozitat kryesore drejtuese në KEK, caktohen paraprakisht nga vet Hashim Thaçi, 

Se aty jo rrallë ndodhë që edhe ekspertët e dëshmuar dhe me përvojë të gjatë, përjashtohen nga puna dhe në vend të tyre të emërohen bashkëfamiljar, apo edhe ish pjesëtar të forcave kriminale serbe të kryekriminelit Millosheviq,më së miri flet fakti i zbatimit shumëvjeqar të politikës së mbrapshtë kadrovike në KEK, ku së fundmi, përkundër të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të,Hashim Thaçi emëroi për shef të KEK-ut kushëririn e tij me presedenc penale, Njazi Thaçin.

Njazi Thaçi, për shumë kohë mbante pozita të larta në KEK, ku siç dihe është i akuzuar nga Prokuroria Speciale për manipulim me tenderë milionësh dhe mbi të rëndonin tri vepra penale:

1.Shpërdorim të detyrës zyrtare, akt i kundërligjshëm për të cilin Kodit Penal i Kosovës,parasheh burgim deri në 5 vjet.

2.Veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike,e cila sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme deri në 3 vjet burg.

3.Lidhje të kontratës së dëmshme, e dënueshme po ashtu nga 3 muaj deri në 3 vjet.

Por përkundër të gjithave sa u cekën, vetëm para rreth një muaji,Njazi Thaçi është emëruar drejtor menaxhues i KEK-ut.
Dhe nëse shihet me vëmendje ajo që po ndodhë këto ditë me rrymën në Kosovë, dëshmohet katërçipërisht fakti se Hashim Thaçi jo rastësisht vendosi kushëririn e vet në pozitën kryesore drejtuese në KEK,mu në këto momente.

Madje emrimi i tij, erdhi pikërisht në kohën kur po shqyrtohej mundësia e vënies së taksave ndaj mallrave të Serbisë, i cili siç edhe po dëshmohet hapur tanimë, me porosi të presidentit të vendit dhe në koordinim me presidentin e Serbisë, për të nxitur frustërim te qytetarët, rënduar sa më shumë situatën në Kosovë dhe sabotuar kryminstrin dhe Qeverinë për masën e ndërmarrë kundër Serbisë, ai në bashkpunim me udhëheqësit turq të KEDS-it, po e lënë qëllimisht, jo vetëm me orë të tëra,por edhe me nga gjysmë dite e më tepër, gjithë Kosovën në terr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat