Sot mungojë një kurorë lulesh nga ti kryeministër!

Opinione

Sot mungojë një kurorë lulesh nga ti kryeministër!

Nga: Nexhat Haziri Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 18:10
Ramush Haradinaj

Sot e 15 vite më parë, pikërisht më datën 24 nëntor të vitit 2003, u vranë në një aksion kriminal dy policët e Kosovës, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj.

Dy policit, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi ishin gati të zbulojnë një vrasje të madhe, e cila kishte tronditur opinionin shqiptar, në ato vite të para të lirisë së Kosovës, vrasjen e Kolonel Tahir Zemës.

Për këtë krim të dy fishtë është denuar krimineli Bedri Krasniqi me 27 vite burg, ish-truproja e kryetarit të AAK-së, tash kryeministër i vendit Ramush Haradinaj.

Por, si edhe herave të tjera në përikujtim të policëve të vrarë Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, nga kolegët e tyre, por edhe nga personalitete të tjera të jetës shoqërore e politike dhe nga shumë qytetarë të vendit,sot serish mungoj një kurorë lulesh nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, nga qeveria dhe nga lidër të lartë institucional të shtetit.

A thua pse ? Ndoshta, është rregull, që urdhërdhënsit nuk dërgojnë lule në varret e viktimave të tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat