Tri dështimet e mëdha, të ”qeverisë (së Kosovës) së sporteve të rënda”

Opinione

Tri dështimet e mëdha, të ”qeverisë (së Kosovës) së sporteve të rënda”

Nga: Fadil Maloku Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:52
Fadil Maloku

1. LIBERALIZIMI, ku tashmë edhe shtetet e kumbarisë së pavarësisë, hezituan në marrjen e një vendimi pro këtij procesi, sa obligativ për BE-ne, aq edhe të nevojshëm për kosovarët. Themi obligativ, shkaku se “arkitektura e kazanit të ëndrres europiane”, në rast se dëshiron të realizohet si pandam i “ëndrres amerikane”, ka për detyrim t’i joshë e më pastaj edhe t’i inkorporoj si pjesë të veta, edhe rajonet siq janë ai i Ballkanit Perëndimor. Kurse, të nevojshëm, shkaku se kosovarë janë ende i vetmi vend që është i privuar nga e drejta e qarkullimit të lirë, dhe të qenit edhe de jure pjesë e qytetarisë europiane

2. Ç)NJOHJET, (vetëm një njohje, e tetë çnjohje!?); Lëre, që diplomacia aktuale nuk solli njohje të reja, por, me indolencën, amatorizmin, politizimin e skajshëm arriti t’i “dhuroj” Serbisë edhe tetë çnjohje tjera! Duke ridëshmuar, kështu, si paaftësinë ashtu edhe injorancën totale ndaj artit të diplomacisë bashkëkohore. Ku nuk mjafton vetëm të dërgosh sms, dhe aty këtu ndonjë “bakshish (shteteve ujdhesa) prokurorëve” vendimarrës diplomatik të vendeve të targetuara për njohje të reja, por, edhe; lobim permanent, animim spontan të programuar, e me agjenda e metoda shumë më të sofistikuara, ku shtërngimi i duarëve mbetet veq kurorëzim final e formal i takimeve diplomatike, e jo njohje e pranim i shtetësisë së Kosovës. Gjithë këtij angazhimi kaq inert e turravrap diplomatik kosovar, kur t’i shtohen edhe tetë çnjohje, që ia shkaktoi lobimin online i diplomacisës kurioze serbe, bëhet edhe më i qartë bilansi i diplomacisë tejet të politizuar e amatoreske, të kësaj qeverie centaur!

3. INTERPOLI, si synim dhe obligim shtetëror i kosovarëve, me një qeveri të tillë të brishtë dhe tejet inerte, pêrballë një makinerie të tërë lobuese serbo-ruse, ishte pothuajse një “immpossible mision”! Por, kjo nuk e amneston as përkushtimin, e as mundësinë e lobimit kosovar. Sepse, lubuesit shqiptaro-kosovar, kanë menduar ta përgaditisin jo një strategji shumë më të avansuar, por, edhe shumë më agjile e shumë më imponuese e “agresive, në qarqet globale dhe ato kontinentale, për anëtarësim. Gjithë kësaj, kur i shtojmë edhe jokordinimin qeveritar (shto këtu “betejat” e humbura makabre për emërime e shkarkime partiake, të korit diplomatik), me miqtë dhe sponzoruesit e pavarësisë, atëherë kuptojmë qartë dështimin e apostrofuar, në njërin ndër institucionet gati më të rëndësishme globale, si është Interpoli. P.S. Kjo qeveri centaur, mund të blejë kohë mandare, vetëm, nëse sot në Pejë me qeverinë Rama, arrinë ndonjë konsenzus mbinacional, e që shkon në interes gjithëkombëtar...! Ta shohim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat