Konsakrimi i pavarësisë, një akt triumfal mbi anarkinë dhe tradhtinë

Opinione

Konsakrimi i pavarësisë, një akt triumfal mbi anarkinë dhe tradhtinë

Nga: Kastriot Aliaj Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 17:59
Kastriot Aliaj

Jo me kot muaji nentor per shqiptaret,konsiderohet muaji i shenjte per vete rendesine historike qe mbart,ate te konsakrimit te pavaresise kombetare.Ne fund te ketij muaji shqiptaret kudo qe jane, festojne me krenari te ligjeshme nje nga aktet me kulmore te historise tyre ,ate te krijimit te shtetit te pare shqiptar.Per kete akt te etnicitetit kombetar,poeti dhe atdhetari i madh kombetar At'Gjergj Fishta,apo "Triteu i Shqiperise" sic do ta quante elita franceze e kohes,do te shkruante;"Ne nuk e beme Shqiperine qe ta gezojme,por te gezojme qe Shqiperia u be".Ky akt i 28 Nentorit te vitit 1912,beri realitet endrren e rilindasve me platformen e tyre,te perfshire ne levizjen kombetare ne fund te shek.XIX.Kjo platforme u be moto perpos shpalljes se pavaresise,si nje domosdoshmeri imperative per te evituar orekset e mbreterive fqinje,qe ishin produkte te nacionalizmave dhe zgjerimeve te njepasnjeshme.Ajo kishtet si objektiv tre objeksione kryesore;

1.Clirimi i Shqiperise nga zgjedha osmane;

2-Mbrojtja e teresise teritoriale te atdheut;

3.Formimi i shtetit kombetar shqiptar.Por ne nje situate te mbarsur nga anarkia dhe tradhetia,shpallja e pavaresise kerkonte nje angazhim mbare kombetar,per mbrotjen e saj jo vetem nga kercenimi i jashtem,por edhe nga ai brendshem, si rezultat i mungeses se sigurise dhe percarjes.

Per kete ngjarje madhore me permasa kombetare,kane folur dhe shkruar mjafte historiane,studiues e hulumtues,te cilet kane mbritur ne te njejten mendim se Ismail Bej Vlora e pati te veshtire shpalljen e pavaresise.Ky vleresim rridhte nga kundershtite dhe urrejtja e nje numuri te madh zoteruesish te medhej cifligjesh,te cilet nuk e pranonin pavaresine,per te cilet plaku i urte i Vlores ishte shprehur ashpersisht ndaj tyre se;"Pa u vra tradhetia nuk mund te bashkohet Shqiperia".Kjo kategori njerzish qe perbehej nga pashallare e bejlere, te cilet kishin ne zemer sistemin feudal turk,nuk ishin dakord per konsakrimin e ketij eventi me rendesi kombetare.Ata cmonin dhe preferonin mos ndryshimin e sistemit feudal turk,sepse shpallja e pavaresise i bente te humbnin pushtetin,privilegjet,pronen dhe sundimin.Ne rrethanat kur u shpall pvaresia,jo vetem ne qytetin e Vlores, por edhe ne te gjithe hapesiren e etnicitetit kombetar,sundonte kaosi e anarkia.

Vendi ishte i coptuar dhe sundohej nga "paria"e ciligjeve,qe jo vetem nuk e pranonin mevetesine nga Turqia,por shumica e tyre ishin te lidhur dhe ne sherbim te mbreterive fqinje.Ne keto kushte qeveria e sapo formezuar dhe e pambeshtetur si nga jashte ashtu dhe nga brenda,nuk ishte ne gjendje te ushtronte autoritetin e saj ne te gjithe viset dhe trojet shqiptare.Eksponentet e kundershtimit dhe mos pajtimit me aktin e shpalljes se pavaresise,ishin te shumte por nga ata me emer dhe influence, ku ushtronin autoritetin e tyre ne disa treva kryesore te vendit,do te veconim;"Preng Bibe Doda ne Orosh te Mirdites,Dede Coku e Vath Mrashi ne Lezhe,  Breg-Mat e Shengjin,ne Myzeqe Azis Pashe Vrioni,ne Elbasan Aqif Pasha,ndersa Shkodra ishte nen pushtimin e nje detashmenti nderkombetar qe komandohej nga koloneli anglez Filips, por qe kontrollohej nga admirali Berni.Treva e bregut te Himares qeverisej nga agjenti grek Spiro Milo,ndersa Gjirokastra nga qeveria e vetshpallur e Zografos.Mati sundohej nga familja e Xhelal dhe Ahmet Zogu,kurse me ne veri te vendit ne kufijte verilindore ne Diber ushtronin pushtetin e tyre Arif Hyqmeti e Jusuf Dolocisti.Ajo qe vlen te theksohet nga kjo rezyme e shkurter eshte se, keta eksponente te ketyre trevave,nuk interesoheshin per ceshtjen kombetare nga qe ishin vene plotesisht ne sherbim te mbreterive fqinje.Keshtu mund te permendim Arif Hyqmetin ne Diber, qe me 2 mije ushtare te armatosur dhe veshur me uniforme ushtarake,ishin ne dispozicion te mbreterise serbe.Ne keto kushte kaosi e anarkie totale,nuk mbeteshin pas edhe religjonet fetare,te cilet mbanin te njejten qendrim ashtu sikunder edhe sunduesit lokale.Nder keto drejtues te komuniteteve fetare,do te veconim;Myftiun e Tiranes Musa Qazimi,ne Elbasan Dervish Beu,ne Korce dhespoti grek Germano,ne Durres dhespoti Jakov etj.

Por ajo qe e nderlikonte me shume situaten perpos pavaresise ishte tradhetia,si nje nga fatkeqesite me te medha qe mund te kete brenda lekures se tij nje komb.Ajo ka qene bashkeudhetare e qeverive te njepasnjeshme,ku efektet negative te saj jane shfaqur edhe ne politikat e diteve te sotme.Brenda qeverise se atehereshme te Vlores,ishin te atashuar kasnece qe pretendonin se punonin per bashkim kombetar,kur ne fakt merreshin me detyrat qe u kishin ngarkuar armiqte e Shqiperise etnike.Nje nga feudalet tipike te kesaj fatkeqesie kombetare,ishte dhe mbeti deri ne fund te jetes se tij Esat Pashe Toptani.Per veprimtarine e tij anti-kombetare,eshte shprehur edhe hulumtusja dhe vleresuesja e drejte e ceshtjes sone kombetare znj.Edith Durham,e cila e ka quajtur ate;"Sepata e zeze e Abdyl Hamitit".Si nje feudal anti-shqiptar i dhene pas orgjive dhe i karakterizuar nga shthurjet morale,ai pershkohej kryekeput nga mungesa e patriotizmit dhe ndjenjave kombetare.Keto ndjenja anti-kombetare i ka demostruar gjate gjithe karieres se tij ne sherbim te qeverive te huaja,qe edhe paguhej prej tyre.Qe ne vitin 1908 ai subvencionohej nga qeveria italiane me 60 mije lira ne vit,po ashtu dhe nga qeveria serbe me 50 mije dinare ne muaj, deri ne fund te jetes se tij.Anti shqiptarizmin Esat Pashe Toptani e ka deklaruar edhe ne nje nga intervistat e tij, dhene shtypit te kohes ne maj te vitit 1913,kur u pyet nga nje gazetar i huaj se c'mendim kishte per qeverine e Vlores,ai dha kete pergjigje;"Une jam turk,c'lidhje kam une me qeverine e Ismail Qemalit?Si mundem une nje gjeneral turk te kem marrdhenie me te"?

Megjthse protagonistet e qeverise se Ismail Qemalit e njihnin mire kete turkoshak,nga qe me nje marrveshje me Malin e ZI,e kishte dorezuar Shkodren ne duart e tyre,ata perseri i ofruan nje vend ne kabinetin e qeverise se pare shqiptare.Por ky turkoshak i shitur tek te huajt,jo vetem qe nuk e vleresoj nderin qe i beri qeveria e Vlores,por nuk u paraqit kurre ne detyren e ngarkuar ne sherbim te ceshtjes kombetare.Ai kerkonte qe qeveria te vendosej ne Durres dhe jo ne Vlore,ndersa vete te quhej princi i shqiptareve.Per sherbimet qe i beri mbreterise serbe ai u shpall hero i tyre,aq sa per ironi te fatit,nderohet edhe sot nga qeveritaret serbe duke i vene lule ne varrezat e Beogradit.Qendrimet e tij dhe te shpures anti-shqiptare te kohes,i konfirmon ne menyre sinjifikative thenia e Ismail Qemalit se;"Shqiperia ishte helmuar dhe percare nga armiqesia".Personazhe te ketij kallepi me tipologji te ndryshme anti-shqiptare,ndeshen edhe me pas kur ne gjurmet e Esat Pashe Toptanit vijoj edhe Ahmet Zogu.Veprimtaria e tij ne dem te ceshtjes kombetare fillon me neneshkrimin e traktatit famkeq prej 16 pikash me ish.kryeministrin serb Pashiq ne vitin 1924,qe e vinte Shqiperine nen kontrollin e shtetit serb.Por kjo veprimtari e tij nuk mbeti me kaq sepse ai i dhuroj mbreterise serbe manastirin e Shen Naumit.ne kembim te ndihmes qe i dhane per kthimin e tij ne pushtet,duke rrezuar me dhune qeverine demokratike te Fan Nolit.Me 1925 e ktheu Banken Kombewtare Shqiptare ne Banke Italiane,duke bere dhe ndryshimin e monedhave dhe kartmonedhave.Ky akt i krimit ekonomik u pasua edhe me akte te tjera,duke e veshur kete mbret te vetshpallur me mantelin e tradhetise kombetare.Me pushtimin e Shqiperise nga ushtria fashiste e Benito Musolinit me 7 Prill 1939,ai nuk e mbajti premtimin qe u kishte dhene shqiptareve ,se do te vishte opingat dhe do te dilte ne mal per te luftuar fashizmin.Por kjo nuk ndodhi sepse ai u arratis nga Shqiperia, duke marre edhe nje pjese te thesarit te shtetit.Kete veprim te turpshem do ta ironizonte me fjalet profetike,ish.kryeparlamentari i tij P.Evangjeli i cili ishte shprehur se,po te ndodhte kjo,ne Itali pervec varrit te Gentit(te vrare nga romaket),do te kishim edhe nje tjeter, ate te mbretit Zog.

Por harta e sherbimeve ndaj fashizmit u shtri edhe me tej nga pinjollet e tij,te cilet moren pjese ne kurorezimin e Viktor Emanuelit me kuroren e mbretit.Nder me te shquarit e kesaj veprimtarie pro fashiste ishin;Shefaet Verlaci,Xhaferr Ypi,Sami e Qemal Vrioni,Dervish Bicaku si dhe Kole Bibe Miraka.Por shqiptaret duke i denuar me neveri keto qendrime,i kujtojne si nje enderr e keqe te hedhur pas,per te mos ja lene barre te ardhmes.Ata perulen me respekt per vepren e rilindasve,arkitekteve te themelimit te shtetit shqiptar,qe nuk kursyen asgje per interesat dhe groteskun e etnicitetit kombetar.Shqiptaret e te gjithe trevave i bejne apel politikes,qe me ceshtjet kapitale te sovranitetit,lirise dhe parimeve demokratike, nuk behen pazare.aq mq keq kur fqinjet tane veri-jug shantazhojne dhe kercenojne me veprime terrorriste.Parimet e sovranitetit,te lirise dhe sigurise kombetare konsiderohen te shenjta,ato do te mbeten te tilla brez pas brezi,ne te gjithe hapesiren mbare shqiptare ku valvitet flamuri kuq e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat