Ndëshkoni tradhtinë dhe mposhtni egoizmin

Opinione

Ndëshkoni tradhtinë dhe mposhtni egoizmin

Nga: Skender Kapiti Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 21:34
Skënder Kapiti

Kjo është letra  dytë me të cilën i drejtohem publikut.Ideja të cilën unë e trajtoj  në ketë ftesë  të radhës që i bëj publikut për ta lexuar është ajo që del nga realiteti i përvuajtshëm ku ndodhet shoqëria shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, ku shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar është i tradhëtuar nga ata të cilët janë lart në kupolën politike ,qeverisësë dhe në atë të drejtësisë. Tjetra plagë e trashëgueshme për shqiptarët janë egoizmi negativ, nihilizmi  dhe antivlerat  të cilat vetëm sa pengojnë, bllokojnë dhe përjashtojnë vlerat, kompetencën ,intelektualizmin dhe egoizmin pozitiv si dhe patriotizmin real.

Që të arrijë shoqëria dhe kombi  shqiptar zhvillimin, mirëqënien , progresin, emancipimin dhe garancinë  e rrugëtimit  të sigurt drejt të ardhmes , ai komb duhet të ndëshkojë tradhëtinë; të mposhtë egoizmin negativ dhe mendjemadhësinë; ta çlirojë intelektualizmin, patriotizmin  dhe kompetencën nga prangat e injorancës dhe të antivlerave të tjera si pandershmëria , krimi e korrupsioni.

Tradhëtia është edhe hipokrizi, edhe gënjeshtër, edhe mashtrim.

 Ajo mbulohet dhe fshihet pas patriotizmit fals, sepse tradhëtia është shumë frikacake  dhe pabesia më e madhe  e cila  nuk guxon të dalë hapur. Por te shqiptarët tradhëtia nuk ndëshkohet , por madje është mëkati më i vogël  ndaj të cilit shoqëria dhe drejtësia  e politika e saj nuk reagojnë as si duhet dhe as edhe sa duhet.  Dhe kur tradhëtia është mëkati që nuk ndëshkohet, atehere dhe prandaj  tradhëtarët bëjnë gjithmonë tradhëtinë ndaj shoqërisë dhe kombit kundër interesave kombëtare. Tradhëtia si krim i cili nuk ndëshkohet , ajo bëhet guximtare e madhe për të bërë dëme të rënda sociale, ligjore, ekonomike, krim të çdo lloji, korrupsion dhe papëgjegjshmëri morale e kombëtare. Sot tradhëtitë  më të  mëdha  janë  gënjeshtra dhe mashtrimi publik i politikës; janë edhe premtimet mashtruese të saj.

Kombi i cili nuk ndëshkon tradhërinë , antarët e saj më pastaj bëjnë tradhëtinë dhe pabesinë  edhe ndërvete dhe humbasin  edhe ndjesinë, edhe dashurinë,  edhe solidaritetin ndërvete , dhe bien edhe pre e nënshtrimit, servilizmit dhe të pajtimit me tradhëtinë, pra infektohen nga antivlera e tradhëtisë.

Tradhëtia trembet sidomos nga guximi intelektual. Guximi intelektual është autori i lindjes dhe i nxitjes së reformave të mëdha epokale të modernitetit të cilat i kanë dhënë shtysë  zhvillimit të shkencës, qytetërimit  dhe  demokracisë.

Sëmundje e rëndë për shoqërinë janë edhe egoizmi negativ  dhe mendjemadhësia, që të dyja nuk pranojnë tolerancën, virtytshmërinë  dhe as patriotizmin real;  dhe janë armiq të mëdhenj të pjekurisë morale, ku me pjekuri morale kuptohet respekti ndaj mendimit të lirë të tjetrit; respekti, pranimi e gjykimi duke marrë në konsideratë edhe këndvështrimin e të tjerëve. Egoizmi negativ dhe mendjemadhësia janë tipare të intelektualizmit që vuan nga  fanatizmi  dhe  nga frika ndjenjës së inferioritetit.

Te shqiptarët egoizmi nuk është karakter vetëm i fanatizmit injorant i cili ka frikë nga e reja dhe nga më e mira.

Te shqiptarët ka një egoizëm të theksuar negativ  madje edhe nga inteligjenca dhe nga intelektualët shqiptarë, ka një  inat dhe intolerancë, një mohim  e xhelozi  deri në urrejtje patologjike  kundër talentit, aftësisë dhe kundër profesionalizmit e patriotizmit të vërtetë.

Kjo është sëmundje e Unit jo vetëm në politikë e pushtet që është shumë agresiv por edhe pothuajse kudo tjetër. Egoizmi negativ  është një tjetër antivlerë shumë e dëmshme e cila pengon intelektualizmin e mirëfilltë , e izolon dhe e përjashton atë duke mos e lënë atë të lirë që të arrijë lartësinë ku ai e meriton. Egoizmi  negativ  intelektual është në aleancë  edhe me injorancën dhe me pushtetin injorant dhe të keq , dhe ai e nxit dhe e përdor injorancën si aleat për ta rivalizuar, kërcënuar  dhe mposhtur egoizmin tolerant dhe pozitiv, konkurencën e lirë intelektuale, politike, shoqërore, profesionale, patriotike dhe zhvillimore gjithpërmasore.

Egoizmi negativ ka aleat edhe fanatizmin  dhe nihilizmin , pra mohimin e dhuntisë dhe të meritës së dikujt tjetër, deri edhe duke shpifur, intriguar  dhe deri edhe duke komplotuar  tejet korruptivisht e pandershmërisht  në mënyrë  deri edhe kriminale kundër egoizmit pozitivist.

Egoizmin duhet ta mposhtë shoqëria shqiptare.

Kjo sepse duke e ndëshkuar  si tradhëtinë dhe duke u ndarë përfundimisht prej saj e cila historikisht dhe fatkeqësisht nuk na është ndarë as deri tani, si dhe duke u pastruar shpirtërisht prej egoizmit , duke i larguar të dyja ato: si tradhëtinë dhe egoizmin, kështu pastrojmë vullnetiin dhe shterojmë burimin e të këqijave që u kanë ardhur shqiptarëve prej tradhëtive dhe egoizmave.

Ne  nuk kemi humbur  gjithçka, por të luftojmë për t’i fituar ato të cilat na mungojnë dhe që janë jetike për Ne: shtetin modern,  të lirë, të drejtë e të bashkuar  dhe të një jete të lumtur dhe me mirëqënie.   Vazhdon me letrën nr 3…

Durrës 26 Nëntor 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat