Collen Hyland,ja keni kthye grykën e armes vetit dhe shqiptarve?! - Bota Sot
Collen Hyland,ja keni kthye grykën e armes vetit dhe shqiptarve?!

Opinione

Collen Hyland,ja keni kthye grykën e armes vetit dhe shqiptarve?!

Nga: Hafiz Shala Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 06:24
Hafiz Shala

Zonjë e nderuar përfaqësuese e Ambasades Amerikane në Kosovë në rrolin e ushtruesës së detyrës së Ambasadorit,qe në asnji moment nuk e zvogëlon rrolin tuaj,nuk po më bindë se vërtetë ju po e thuani këtë,në vendë se këto qortime të ja beni shtetit armik të Kosovës dhe popullit shqiptar në pergjithësi si dhe kundërshtarit të politikës amerikane e cila jau djegu ambasaden midis Beogradi dhë heshtet.A eshtë ky dorëzim para presionit të këtijë shteti përmes Rusisë që nuk po jeni në gjendje ti kundërveheni?!

Shqiptaret,gjithmonë në vokabularine tyre,Amerikën e vejnë në rëndë të dytë pas zotit.Dhe,tani,zoti i dytë i shqiptarve ka fillue të modërnizohej aq shpejtë dhe aq lehtë sa në nji menyrë zhgenjimi po fillonë gradualishtë të ngritët por,ende jo aq ashpër e më hovë sepse,nuk po mundemi tu besojmë veshve e as syve tanë.

Zonjë,nuk e presim këtë nga ju shpetimtare historike e kombit që falë juve ne sotë egzistojmë nga zhbërja e Evropës së vjetër që nuk po mundë të qlirohët nga ky mentalitet i sjelljës ndaj popujve të vegjel por human,paqësor dhë,kontributëdhenës në stabilitetin e Ballkanit qafëkuqë dhe konfliktuoz.

Lirin e fituam më ndihmën Tuaj ekskluzivishtë në bashkëpunim më aleatët e juaj dhë të tanët si miq të juaj që do të thotë se,miku i mikut tim,është miku im.Por,edhe miku i armikut tim,eshtë armik për ne.Nuk po deshirojmë të vejmë në këtë të dytën se po na vjenë rëndë dhe e papranueshme.Tani,si të sillemi në këtë situatë kur miku ngadale tërhiqët nga parimet e veta,nga vendimet e veta dhë nga udhëzimet e veta që ju degjuam,ju besuam bile edhe symbyllur,e,tani qka të bëjmë.Të humbim teritor të këtijë shteti të tëkurrur sikur telefonat eriksonë dhë përseri Serbia më përkrahjën e Evropës tani edhe tuajin,nuk kanë të ndalur.Deri ku eshtë kufiri i ynë që mundë të thomi se,ja,këtu do të jemi përgjithmonë?!A po na kuptoni se jemi në mes të dy armiqve grabitëqar të pangopur: Serbisë dhe Greqisë.

Une jamë shtetas i këtijë vendi gadi 28 vjetë dhë i qëndrojë besnik dhë jamë në gjendje që për këtë vëndë të bëjë atë që e bënë ushtaret e juaj për Kosovën pa u hamendur në asnji moment.

Por,nese mendoni që më coptimin e radhës se tokave shqiotare,konkretishtë të Kosovës do të arrini paqë stabile afatëgjate,gaboni rendë dhë pasojat janë,roberi e përjetshme nën regjimët sllave respektivishtë serbe,apetitët e të se cilës janë: Durrësi dhë Adriatiku ëndërr e Rusisë Cariste e putiniste.

Mos ju lutemi,mos na silleni në gojë të ujkut sikur Hashim Thaqi që ja dorëzojë shtetasit tyrk diktatorit e kriminelit Erdogan.

Une janë i vetëdijeshëm së më nderrimin e Administratës respektivishtë ardhjë së Presidentit Trump në pushtet,shumë gjera kanë ndryeshue anipse,koha do ta bejë të vetën dhe do ta aresyetojë veprimin.Por,si shtetas amerikan,nuk kanë votue për Presidentin Trump,edhe pse i takohë partisë së tijë Republikane,sepse,sot e kësajë dite nuk e kamë ende të qartë marrëdheniet i tijë me diktatorin komunistë Putin.E parapelqejë “Amerika” e para dhe mbrojtja e interesave amerikane,mbrojtja e kufijve sepse siq thotë Presidenti Trump,nji shtet pa kufijë,nuk është shtet,rasti ynë në veri ku nuk kemi kontrollë të plotë e “presidenti yne” më të cilin po koketoni kundër interesave të popullit,genjen popullin dhe juve së Kosova e shtrinë autoritetin
në tërë teritorin.Pelqejë gjendjën ekonomike dhe e standardin amerikan,zvoglimi i taksave dhe shumë gjera pozitive,por,siq thojmë ne kosovarët”hiqna tutën,po ta fali atin”.

Infiltrimi i Serbisë përmes kanalëve diplomatike e lobiste,ka patur ndikim shumë të madhë në ndryshimin e qasjës suaj ndaj Kosovës,anipse,dorën në zëmër,vëtë udhëheqja ilegjitime,hajdut e kriminel ka patur ndikim të madhë në rrjedhat e fundit politike dhë marrëdhenieve në mes të SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës shtet demokratik dhë i pavarur,por,jo edhe sovranë në terë teritorin e sajë.

I ashtuquajtur,kryetari i Kosovës që këto ditë ju është vërsul zyrave të Uashingtoni për të “arritur paqë afatëgjate e stabile”më shtetin armik- Sëebinë,po ju genjenë juve dhë popullin e Kosovës i cili në pozitat udhëhëqëse erdhë përmës vrasjeve të oponentve politik dhe kuadrove të përkushtuara për popull e shtet që nga i ndjeri Ibrahim Rugova,arkitekt i pavarësisë dhe miqësisë më juve si vizionar,e ,ju jeni në dijeni për të gjitha këto akuza ku pritët që Gjykata Soeciale ta thotë fjalën e vetë,e besojë,në favir të drejtësisë sepse,ky njeri më të cilin po bisedoni,ngarkohët me akuza të rënda publike për vrasje direkte ose indirekte,e prokuroria e shtetit heshtë sepse,shteti eshtë i kapur mu nga ky dhë banda e tijë në pushtet e në parti.

Megjithate që Seria i shkaktojë Kosovës,në bazë të sygjerimeve tuaja si Amerikë,ne u pajtuam që të falim por jo të harrojmë më shpresë së Serbia do të sillët si një fajtore e cila erdhë të na sulmojë në Kosovë përderisa ne nuk shkuam në Beograd për ta sulmue ate,dhë,para syve tuaj e të botës,ajo ka berë dhë bënë veprime maksimalishtë destruktive ndaj Kosovës e cila pas nenëshkrimit të shumë marreveshjeve,ajo,nuk zbatohë asnje,por,duke u sjellur sikur viktimë që është hipokrizi në vete.E,ne pritnim që ju,megjithate do të ja tërhjekni vrejtjën dhe ti ndalni këto veprime ku për qellim e ka,jo vetëm deshtetëzimin e Kosovës,por,edhe juve tu vejë në karrikën e të akuzuarit sepse,paskeni berë mjaftë që kasapin e Ballkanit,na e hoqet qafe para zhbërjes se këtijë populli.

Samiti i Oslos në mes Trump e Putin gjithmonë me ka trazue në rëndë të parë,largëqoftë ndonje marreveshje për ndarjën e sferave të interesit,ku,pikë e rëndësisme do të ishte edhe qeshtja e Kosovës dhe zgjidhja e sajë pas njohjeve si shtet nga 116 shtete të botës.

Jamë shumë i bindur se ju e njifni Serbinë bile edhe më mirë se ne,por jo edhe në likurën tuaj,sikur ne.

Prandaj,ju lutem që,mos të bini pre e planeve ogurzeza Rame-Thaqi-Vuqiq në mbikëqyrjën e zonjës Mogherini e cila u tregue shumë arrogante,iracionale dhë raciste ndaj shqiptarve,me idenë e tyre të papërkrahur nga populli shtetët e tyre për korigjimin apo ndryshimin e kufijvë që është vetëm demagogji,mashtrim,e tradhëti ndaj popullit.

Ne,këtu ne SHBA,jemi të edukuar që ta themi mendimin e lirë,që nuk eshtë rastë në Shqipëri e Kosovë,anipse deklarativishtë e thonë,por,ata që vendosin të flasin të vertetën,e pësojnë shumë keq,burgim ose nese punonë,humbje të vendit të punës e shuëqka tjetër.

Prandaj,nese jeni në anën e popullit,nuk mundë të jeni në anën e ketyre “udhëheqësve” që punojnë kundër popullit.

Prandaj,dua të shtrojë një pyetje direkte dhe shumë të thjeshtë: A jeni në gjendje që ju të ja riktheni Rusisë Alaskën të cilën e keni ble për $7.200.00 në prill të vitit 1867 për të arritur paqë afatëgjatë në mes të dy shteteve?!A eshtë kjo mënyra që përmës falj eve të teritoreve të zgjidhën problemet dhe konfliktët ndërshtetërore,gjithënji duke e patur parasyshë së shqiptarët disa here u coptuan dhë asesi deri sotë megjithate,nuk arritën paqë afatëgjatë më Serbin ë respektivishtë më popujt sllavë.

Zonjë,qka ju i sygjeroni shqiptarët në rastin konkret Kosovën së si të veprojë?

Falja e teritorit më asetët vitale,nuk do të ishte zgjedhje por,riokupim të përjetshëm.

Do ta kuptojë së do të ketë reagime kundërshtuese,por,e vërteta është kjo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...