Amerika dhe Evropa duhet të ngrehin veshin pak Putinit

Opinione

Amerika dhe Evropa duhet të ngrehin veshin pak Putinit

Nga: Ragip Guraziu Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:57
Ragip Guraziu

Me të vërtet,Aleksandër Vuçiq është president por jo i gjithë serbëve, por i të gjithë kriminelëve serbë. Pikrisht ky është fajtori që po e vazhdon rrugën e kasapit të Ballkanit, kriminelit dhe çetnikut, Sllobodan Millosheviqit, që e ka mbushur veriun e Mitrovicës,duke i mbledhur në gjithë Serbinë, çetnik, kriminel serbë të Arkanit, Sheshelit, Nikoliqit, edhe ky i fundit ish-presodent i Serbisë dhe në veri ka qetnik, kriminel serbë që në krye të tyre qëndron fuqishëm, Aleksandër Vuçiq.

Putini, tash për tash është babai i Serbisë dhe falë këtij burri, Serbia po arrin ta luaj kartën e vet, që do të thotë; Serbia don veriun e Mitrovicës, dhe jo shkembim territoreve me Kosovën.

Mallrat me mbishkrimin "Kosova dhe Metohia" të paprekura në veri

Urdhëresën e ministrit të MTI-së, Endrit Shala, për largimin e produkteve serbe me mbishkrimin "Kosova dhe Metohia", po e injorojnë serbët e veriut, pasi që marketet e asaj pjese janë përplot produkte me mbishkrimin "Kosova e Metohia". Së këndejmi analistët me të drejtë e shtrojnë pyetjen se përderisa në disa qytete të Kosovës inspektorët komunalë kanë dalë në terren për të larguar të gjitha produktet serbe që mbajnë mbishkrime "Kosova dhe Metohia", "Kosova UNMIK" dhe "Kosova Rezoluta 1244", ndërkaq ministri nuk i ka dërguar inspektorët në dyqanet në veriun e Kosovës. Prandaj, sipas tyre, mungon guximi i ministrit Shala, por edhe inspektoratit për t'i dërguar inspektorët në veri të Kosovës për të implementuar vendimin dhe si zakonisht pushtetarët kanë hequr dorë nga kjo pjesë e Kosovës, të cilën Hashim Thaçi me klikën e tij po lobon që t`ia falë edhe zyrtarisht Serbisë.

Serbia në vend të miellit, qytetarëve të Kosovës ua ka sjellë krundet, ushqim i kafshëve-kancerogjen?!

Armiku i përbetuar slav i ardhur nga Korpatet,që presidentitin Vuçiq e kanë presidentë të vetin ata të cilët janë stacionuar me dhunë në veri të Mitrovicës duke dëbuar qytetarët nga trojet e tyre shiptar, tani kriminelët e luftës dhe çetnikët e Shshelit, presidenti Vuçiq një kryeqetnik që po e trashigon rrugën e kasapit të Ballkanit siç po e quajnë tani Sllobodan Millosheviqin, janë arsyeja kryesore e gjithë kësaj tallovie që po bëhetë në Kosovë e Serbi.

Serbia bllokoi Kosovën edhe kësaj radhe?!

Se kjo kastë politike duhet pensionuar dhe duhet ndërruar me një brez tërësisht gjeneratave te reja sepse keni humbur besimin e qytetarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar.  Shumë lehtë mund te kete zgjedhje tjetër të gjeneratave të reja politike, ngase Kosova po e përmbyll një dekadë të plotë të humbur dhe të pazhvilluar, duke vendnumëruar në të gjitha fushat. Ndërkaq, për fatin tonë të keq, e tëra kjo po ndodh për shkak të klasës politike të inkriminuar, që udhëhoqi vendin për gjithë këto vite, pasi po kjo klasë është e lidhur me mafio-oligarkët, nëntokën kriminale dhe klanët politike të inkriminuara. Kosova po mbetet, edhe 10 vjet pas shpalljës së pavarësisë, peng i kësaj klase të inkriminuar në pushtet, e cila që nga shpallja e pavarësisë ka lëvizur mbrapa. Po thuhet se do ketë zgjedhje të reja, por edhe nëse do të mbaheshin këto zgjedhje, nuk do të sjellin asgjë të mirë, sikurse që nuk kanë sjellë deri më tani asgjë të re dhe të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  duke iu përgjigjur deklaratës nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,rasti  taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës,Vuçiq është shprehur se  kurr nuk do e njohim Kosovën dhe  si ëmbëlsirë ju dërgonë një mesazh se  sipas tij; “Në një situatë të tillë duhet të përgatitemi për betejë të gjatë sepse pavarësinë e Kosovës nuk do t’ia pranojmë”, u shpreh Vuçiq.

Qytetarët e Kosovës pro përendimor, sytë e vesh i kanë drejtuar nga Amerika dhe aleatët e saj dhe shteteve që na kanë njohur

Më shumë po lufton për Kosovë Natasha Kandiç, se sa vendoret, Evropa shtrigë dhe disa shtetet mike te Kosovës, që kanë apstenuar për pranimin e Kosovës në INTERPOL, po e lozin një lojë ndryshe kundrejt Kosovës?!

Natasha KandiçKandiç ka thënë se festimet në Mitrovicë si: “fitorja” e Serbisë nuk është as mirëkuptim elementar, dhe në këtë mënyrë nuk ka normalizim të interesave të përbashkët.

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, ka thënë se Serbia ka përdorur metoda perverse kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç tha se është i turpshme strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kandiç ka thënë se festimet në Mitrovicë si: “fitorja” e Serbisë nuk është as mirëkuptim elementar, dhe në këtë mënyrë nuk ka normalizim të interesave të përbashkët.

“Nuk dua të spekuloj nëse vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është rezultat “i lobimit të suksesshëm serb”, por më vjen turp sesa e fandaksur është Serbia pas asaj strategjisë perverse që të përdorë të gjitha mjetet, edhe ato të ndyrat, në mënyrë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Festimet në Mitrovicë, “fitorja” e Serbisë dhe reaksionet e vakëta të ekspertëve të opinionit publik flasin qartazi se në Serbi nuk ekziston as një mirëkuptim elementar i asaj se nuk ka normalizim pa përafrimin e interesave të përbashkëta, të rëndësishme për të ardhmen- vendosja e shtetit ligjor”, komenton për Danas-in Natasha Kandiç, themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare.

Ndryshe,Ish senatorja belge, Annie Marie Lizin, me një deklaratë të fortë thumbuese e kishte “goditur” Serbinë në vitin 1999.

Ajo kishte thënë se as ajrin nga Serbia nuk do ta blinte, edhe po të ishte e varur.

“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, kishte thënë ajo.

Kosova po vazhdon të mbetet tërësisht në duart e nëntokës kriminale të organizuar ,falë pushtetarëve aktual. Këtë e di edhe e gjithë bota.

Është një fakt tepër i dhimbshëm që Kosova është një shtet i paralizuar, pa institucione funksionale, me qytetarët pa perspektivë për të jetuar në Kosovë. Është një fatkeqësi e madhe për këta qytetarë të shumëvuajtur, që nuk e kanë përjetuar akoma dorën e shtetit serioz për të mirën e tyre, dhe Kosova si shtet në letër ende po vazhdon të mbetet shteti tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, pra si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin, me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale e deri tek sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Në gjithë këtë shtet jofunksional, e vetmja gjë që funksionon deri në përkryerje është krimi i organizuar, ndërkaq sistemi i drejtësisë hesht, dhe lë të kuptojë se është lidhur fort zinxhiri i krimit të organizuar nga niveli lokal e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek te gjitha partitë aktuale, prej atyre me të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.

Derisa e kemi një shtet të tillë, që nuk jep asgjë për të mirën e qytetarit, që është i kapur dhe uzurpuar nga krimi e korrupsioni, edhe qytetarët me të drejtë janë të fokusuar tërësisht te liberalizimi dhe si të nisë ikja masive jashtë shtetit, sepse më qytetarët nuk shohin perspektivë për të jetuar në Kosovë, në shtetin e krimit të organizua.

Dy dekada anarki, vuatje e qytetarëve.....

 Për këto dy dekada,krimit të organizuar, është shndërruar në shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin që i ngjan një labirinti, pra me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale, e deri te sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional. Punësimet në institucionet e shtetit sipas përkatësisë partiake, lidhjeve familjare dhe atyre kriminale, e kanë forcuar zinxhirin e krimit të organizuar nga niveli lokal, e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim.

Qytetarët e pakënaqur se si po funksionon Republika e Kosovës

Qytetarët, të pakënaqur me mënyrën se si po funksionon Republika e Kosovës si shtet i ri, tërësisht jofunksional dhe duke injoruar interesin qytetar, mbeten të shqetësuar nga fakti se për dy dekada të realitetit të ri në shtetndërtim, nuk ka zhvillime pozitive, por shteti i Kosovës po vazhdon të mbetet tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, edhe me Komunën e Prishtinës- kupola e kryeqytetit, tërësisht jofunksionale e deri te sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Dhe falë këtyre dështimeve,nga Serbia po se po, por edhe nga ne vet, intitucionet tona po mendojnë se krejt keto punë Amerika duhet me i kry,dhe dështuam pranimin ne UNESCO dhe INTERPOL.

Kjo do thotë,mbi kokat e qytetarëve të Kosovës që asnjëherë nuk po ndihen rehat e mirë,pasi Serbia e ndihmuar fuqishëm,kanë mbushur veriun e Mitrovicës qosh më qosh me çetnik e rrebela e kriminel serbë,njëren anë,edhe shtetetet që na kanë njohur,jo të gjithë po i terhjeqin njohjet,po sabatojne në raste më konkrete kur duhet përkrahur Kosovën më shumë,dhe politika e gabura deri më tani nga vendoret, qytearët apo populli i Kosovës, pro përendimor të gjithë ndihmat apo sukseses dhe mbrotjen e shtetit të Kosovës e kërkonë mu nga Amerika dhe aleatët e saj dhe shteteteve mike të Kosovës, falë Amerikës, Natos dhe Kforit ne jemi këtu ku jemi dhe qytetarët po e përjetojnë të zitë e ullirit për shkak të institucioneve jofuksionale politke të Kosovës.

Ndryshe vetëm presioni evropian dhe Amerika do të detyrojnë Serbinë,që ta pranojnë njohjen e Kosovës. Kurse qëllimi i kësaj njohje të shtetësis”, një bandë e krimit të organizuar, por prapavija politike për rastin ka mbetur e paqartë.

Harresa 20-vjeçare e dëmeve të luftës dhe viktimave që ka shkaktuar Serbia është një mëkat i madh për politikën kosovare. Përgjegjësia bie mbi të gjithë ata që ishin në pushtet. Tani, edhe sot, presidenti i Kosovës flet me mburrje për fazën finale të dialogut dhe paralajmëron se "Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën,por po harron aktualizimin e dëmeve dhe krimeve të luftës në këtë finale të procesit. Ato janë të pafalshme, sidomos viktimat në njerëz, por edhe dëmet materiale.

Shteti duhet të insistojë që të gjitha dëmet dhe shkatërrimet t'i faturohen regjimit gjenocidal serb dhe ato të kompezohen.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruar edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat