Është në veri të Shqipërisë Mali i Zi, apo Shqipëria është në veri të Malit të Zi?

Opinione

Është në veri të Shqipërisë Mali i Zi, apo Shqipëria është në veri të Malit të Zi?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Gani Mehmetaj

Mali i Zi është çliruar me 21 nëntor 1944, ma dërgon foton e dëshmisë miku im nga Tirana. Si është e mundur? Mali i Zi është në veri te Shkodrës, ndërsa qenka çliruar tetë ditë para Shqipërisë?!    

Gjermani i fundit paska ikur nga Shkodra me 29 nëntor, thonë nipat e Enver Hoxhës që e festojnë zyrtarisht me ushtri, polici, kryeministër e president, të vetmit në Gadishull. Në fakt e festojnë “çlirimin” e Jugosllavisë që nuk është më.

Barcoleta që ma dërgoi miku im, Saimiri, e ilustron më së miri këtë: “Thonë që gjermanët ikën nga Shkodra me 29 nëntor. Ata ikën nga Mali i zi me 21 nëntor, por u penduan dhe u kthyen në Shkodër për te ikur me 29 nëntor. Thonë që një gjerman kishte harru lidhëset e këpucëve në Koplik”.

Në situatë më tragjikomike se sa që është shteti shqiptar nuk ka. E festojnë një festë koti që ta kujtojnë Jugosllavinë e Titos. Mungoi vetëm flamuri j Jugosllavisë.

Evropa e feston me 25 maj ditën e fitores. Por shtetarët shqiptar duan ta festojnë ditën jugosllave e jo atë evropiane. 

E dini ju se kur Kemal Ataturku i vrau, i burgosi e i dëboi hoxhallarët e bektashinjtë nga Turqia, ata që shpëtuan erdhën dhe e forcuan islamin në Shqipëri? Tirana u bë qendra e myslimanëve të botës, sepse shtetet arabe ishin të okupuara e të zëna me luftëra civile e fetare.  

Ashtu është sot edhe puna e komunizmit jugosllavë: të gjitha shtetet sllave e dëbuan komunizmin, por komunistët erdhën e u vendosën në Shqipëri.

Reliefi i ditës kur ushtria gjermane braktisi Malin e Zi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat