Komisioneri Hanh i Politikës Evropiane, po vjen më “kërbaç” në dorë për tu diktuar shqiptarëve të Kosovës se si duhet të sillën?!

Opinione

Komisioneri Hanh i Politikës Evropiane, po vjen më “kërbaç” në dorë për tu diktuar shqiptarëve të Kosovës se si duhet të sillën?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:02
Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn

Zotëri i nderuar, para se të vini në Kosovë, ju është deshtë të shkoni në Beograd për ti pyetur ata se: pse u ngritë kjo taksë (politike)që për shqiptarët është hera e parë kur një udhëheqës i lartë, në ketë rast Kryeministri, të sjellë një vendim të qëlluar në momentin e duhur.

Pyeteni Serbinë për bllokadat të të gjitha formave ndaj Kosovës dhe, bëni presion për zhbllokim. Pse hezitoni?!Pse po e kundërshtoni tarifën 100% ndaj Serbisë të vetmen, e nuk po i shihni tërë bllokadat që Serbia po i bënë Kosovës?!.

Ju, zotëri, asnjëherë nuk ju kundërvuat Serbisë në veprimet e sajë destruktive në raport më Kosovën ku garantues dhe monitorues i bisedimeve për Marrëveshjen që duhen të arritën e posaçërisht zbatimi i tyre.

Tani, ju, do ti diktoni popullit të Kosovës përmes udhëheqjes së sajë se deri ku mundë ose nuk mundë të shkojnë më sjelljet tyre si shtet sovran e i pavarur. A, aspak nuk turpëroheni që këtë popull po e mbani në “kafaz” të mbyllur duke e nënçmuar, mashtruar e përbuzur, duke ju premtuar se si ta zbatoni këtë kushte gjithnjë duke ja ndërruar tezat dhe temat, do të merrni këtë apo atë i keni sjellë, edhe popullin e edhe udhëheqjen në lajthitje, duke e humbur besimin ndaj juve respektivisht Evropës.

Nëse silleni konformë Presidentit të vendit i cili nuk sillet si president që i mbron interesat e popullit por të politikave të juaja hegjemoniste e ekspansioniste në shërbim të një shteti që ishte shkaktar i tri luftërave në ish Jugosllavi, atëherë, na thuaj, pse duhet të ju dëgjojmë dhe të ju respektojmë kur ju më politikat e juaja, për ti “zgjedhur” problemet nder shtetërore të dy fqinjëve që datojnë më shekuj në dëm të shqiptarëve keni zgjedhur që ti hypni në qafë të të dobëtit. Domethënë, përmes politikave të juaja po doni të ja plotësoni orekset e Serbisë duke ja dhuruar një pjesë të Kosovës dhe atë më vitalën, sikur ajo të ishte viktimë e jo agresor.

Pse ne duhet të ju dëgjojmë juve që të na sjellni një të mirë të cilën ende nuk e shijuam? Mendojë së asnjë udhëheqës i Kosovës nuk duhet të lëshojë pe para presioneve tuaja hipokrite ndaj Kosovës përderisa Serbia nuk e ulë bishtin ndër këmbë për krimet që i sjelli këtij vendi dhe ju më gjithë këmbëngulësinë tuaj dhe mëkatin që po ja bëni këtij populli, as që skuqeni e as turpëroheni. Zotëri, ju, më këto politika ledhatuese e jo qortuese ndaj Serbisë, nuk po zgjidhni një problemë ekzistues shekullor por, në të vërtetë, po i jepni Serbisë shansin që ajo mos ti shuajë apetitet e sajë të copëtimit të tokave shqiptare deri në okupimin total deri në detin Adriatik.

Në Presidentin e vendit i cili sorollatët nëpër Amerikë më valigje të mbushur më dekorata për ti dhënë kush ti premtojë diçka, më librat e tij biografike të paguara nga taksapaguesit e qytetarëve në gjendje të rëndë ekonomike gjoja në emër të popullit duke lobuar për shtetin serb e kundër interesave të Kosovës, nuk llogarisim sepse, ai, as nuk e përfaqëson Kosovën e as popullin e sajë i cili sikur hajni i skutave fshehët dhe nuk e ka guximin që populli të Kosovës të ja thotë të vërtetën së për të arrit ë marrëveshje me Serbinë, duhet të ja falim pjesën veriore. A jeni në dijeni ju zotëri për këtë apo ju e ndërsyet në këto veprime që ne i quajnë akt tradhtie ashtu siç do ti quante edhe vendi yt po që se kryetari i shtetit tuaj do të sillej në ketë mënyrë. A mos është kjo një marrëveshje mes juve që Presidenti të amnistohet për akuzat kriminale që ngarkohet. Doni ta qitni në treg një lëkurë të një individi më një shtet të njohur nga 116 vende të botës, vetëm që politika e juaj të jetë e “suksesshme” për paqe në Ballkan.

Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovranë, asesi nuk mundë të pranojë që për hir të “paqes më Serbinë” ta falë pjesën veriore dhe kësiherit ajo duhet të ja ndal hovin mu sikur Gjorgj H.Bushi që ndërrojë jetë kur i pat shkruar Millosheviqit së po tentove të hysh në Kosovë, do ti theshë dhembët. I ndjeri, ishte një President i SHBA-ve pas Presidentit Willson, e ndalojë të keqen e madhe.

Gjorgj H. W Bush do të kujtohet më pietet nga populli shqiptar i Kosovës për kontributin e tij dhe gjithashtu të birit të tij Gjorgj W.Bush të riut për paralajmërimin se Kosova do të jetë shtet i pavarur.

Më këto veprime historike, babë e bir, të dy President të një superfuqie ekonomike, ushtarake e politike të nje populli human, paqedashës dhe demokratike mbajtën fjalën dhe ne, nuk guxojmë ti shkelim veprat e tyre më të cilat krenohemi dhe për jetë do ti kujtojmë.

Zotëri, nëse kërkoni që Kosova të lëshojë pe ende pas asaj që i shkaktojë ky shtet agresor e kriminal dhe, në shenjë mirëkuptimi për të dy popujt dhe gjeneratat e reja, e pranuan Marrëveshjen e Athisarit e cila ishte shumë e dhimbshme për Kosovën dhe popullin e sajë shqiptar.

Çka tjetër do të të kërkoni nga Kosova dhe populli i populli sajë?!

PS: Autori është anëtar i Bordit të Lobit Shqiptaro Amerikan në SHBA. Njiherit, mendimi është personal dhe nuk nënkupton së është mendim edhe i subjektit që e përfaqëson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat