Po rrezikohet arsimi universitar në gjuhën shqipe në Maqedoni

Opinione

Po rrezikohet arsimi universitar në gjuhën shqipe në Maqedoni

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 16:21
Abdulla Mehmeti

Shqiptarë të jermuar, manipuluar dhe mashtruar, zgjohuni e mos flini, për të drejtat tona themelore dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë bëhet fjalë! Po ju mashtrojnë keq politikanët dhe pushtetarët!

Me ndryshimet e reja kushtetuese në Maqedoni, edhe me përfshirjen e Marrëveshjes kornizë të Ohrit në Preambulë, rrezikohet seriozisht arsimi në gjuhën amtare shqipe në institucionet e arsimit të lartë dhe universitetet e shqiptarëve në Maqedoni!

I. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, 1991

Neni 48

Pjesëtarët e kombësive kanë të drejtë që lirisht t’i shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre dhe veçoritë nacionale. 

Republika ua garanton kombësive mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.

Pjesëtarët e kombësive kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore dhe artistike, shoqata shkencore dhe shoqata të tjera me qëllim të shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre.

Pjesëtarët e kombësive kanë të drejtë në mësim në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat arsimimi zhvillohet në gjuhën e kombësisë, mësohet edhe gjuha maqedonase.

II. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, me ndryshimet sipas Marrëveshjes kornizë të Ohrit, 2001

AMENDAMENTI VIII

1. Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë lirisht ta shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin dhe veçoritë e bashkësive të tyre dhe t’i përdorin simbolet e bashkësisë së tyre.

Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.

Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore, artistike, arsimore, si dhe shoqata shkencore dhe shoqata të tjera me qëllim të shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre.

Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrë të përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat arsimimi zhvillohet në gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.

2. Me këtë amendament zëvendësohet neni 48 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

III. Nëse nuk ndryshohet ky nen me amendament të ri gjatë ndryshimeve kushtetuese aktuale, kjo Kushtetutë vazhdon të jetë diskriminuese ndaj shqiptarëve, e cila është në kundërshtim me realitetin dhe me konventat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat