Letër e hapur ambasadorëve të SHBA-ve  në Prishtinë dhe Beograd

Opinione

Letër e hapur ambasadorëve të SHBA-ve  në Prishtinë dhe Beograd

Nga: Rexhep Torte Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:42
Rexhep Torte

Shqiptarët  kanë qenë, janë dhe mbeten miq të përbetuar të SHBA-ve. Ndërsa serbët kanë për qëllim ta okupojnë veriun e Kosovës. Serbëve nuk u intereson as BE dhe as NATO, sepse Serbia  mendjen dhe zemrën e ka te Rusia-

Ambasadorë të nderuar, fillimisht shpreh falenderimet mbarëshqiptare për popullin e SHBA-ve  që i ndihmoi Kosovës të çlirohet nga agresioni gjakatar i Serbisë dhe që arrijti  ta shpall edhe pavarësinë e Kosovës. Kam shpresën se këtë tekst sëbashku me hartën do ta dërgoni atje ku duhet, sepse çdo   fjalë e shkruar është e vërtetë e pamohueshme.

I motivuar nga  përvoja ime   gjysëmshekullore në gazetari, si ish i përndjekur dhe i burgosur politik në sistmin monist të ish Jugosllavisë, si person që kam studjuar, punuar dhe jetuar në Beograd 20 vite dhe kam ndjekur nga afër zhvillimet politike të Vuk Drashkoviqit, Vojisllav Sheshekit dhe Sllobodan Millosheviqit,  kam bindje të plote   se Serbia ka qenë  dhe mbetet nepërke e Ballkanit dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet që ajo ta ringjall ekspansionizmin e saj. Në Serbi ende veprojnë   fuqishëm qarqet nacionaliste Millosheviqiane.Më kujtohet shumë mirë kur gjatë aktiviteteve të Millosheviqit instrumentalizoheshin dhe detyroheshin serbët nga Kosova që të vijnë e të protestojnë në Beograd se  gjoja ishin  të rrezikuar nga shqiptarët e Kosovës. Këto ardhje të tyre masovike për të protestuar në Beograd organizoheshin me kanosje që njëri  nga familjarët të qëndrojë e të kujdeset për ekonominë shtëpiake  në Kosovë ndërsa të tjerët të niseshin për   në Beograd, Ndërkaq udhëtimet  me tren ose autobus për në Beograd ua paguante shteti. Me kujtohet shumë mirë kur tanket dhe autoblindat të ushtrisë së atëhershme jugosllave nga Beogradi niseshin për për të sulmuar  në Kroaci e Bosnjë dhe  Hercegovinë  kurse   serbët e Beogradit u duartokitnin dhe u brohoritnin për ti inkurajuar.Edhe sot në të njejtën mënyrë serbët e veriut të Kosovës  po instrumentalizohen nga Beogradi për të protestuar kundër taksës të cilën Qeveria e Kosovës e vendosi ndaj importit të mallrave serbe. Instrumentalizim  nga Beogradi është edhe dorëheqja e kryetarëve të komunave serbe  në veri të kosovës dhe barikadimi i deputeteve të listës serbe në ambientet e palamentit të Kosovës për të bërë presion që ti pranojë për bisedë komisari  i  BE Johanes Han  gjatë vizitës së tij në Prishtinë me 3 dhjetor 2018. Johanes Han siç erdhi i shqetësuar me mesazhet nga BE për  rritjen e taksave për mallrat serbe, është mirë që  të shqetësohet  edhe për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ose për zvarritjen e liberalizimit të  vizave që i  bëhet Kosovës e cila tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. Kjo sjellje e BE  dëshmon qartë standardet e dyfishta të  Brukselit ndaj Kosovës, për ta detyruar  Kosovën ti pranojë kushtet e padrejta të Serbisë. Është për tu përshëndetur përgjigja e palëkundur dhe dinjitoze  e  Qeverisë së Kosovës gjatë  kësaj vizite të komisarit Johanes Han se Koosva do ta heqë taksën prej  100 % ndaj mallrave serbe vetëm atëherë Kur Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës.

 Pretendimet e Beogradit për bisedime me Prishtinën mbi bazën e kompromisit janë shumë të rrezikshme dhe thikë në shpinë për  demokracinë dhe Kosovën. Serbia me lot krokodili po e shantazhon Kosovën vetëm e vetëm për ta  destabilizuar këtë shtet të ri demokratik. Në Kosovë  jeton  vetëm 5 përqind e serbëve por që gëzojnë më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër etnike  në botë. Krahasoni të drejtat  e serbëve në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës që ndodhet nën Serbi. Nuk duhet lejuar të bëhen hile, padrejtësi dhe mëkate në dëm të Kosovës. Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është e larë me gjakun e shqiptarëve. Këtë e tregojnë edhe varrezat anë e mbanë Kosovës që janë sistemuar në shej respekti për dëshmorët shqiptarë të rënë për lirinë e Kosovës. Serbia në fundin e shekullin e 20-të filloi e  nxiti luftërat  në Kroaci, Bosnjë Hercegovinë dhe në Kosovë. Të gjithë i kemi parë barbarizmat  gjenocidale serbe në Srebrenicë, Potoçare, Prijedor, Vukovar dhe në Kosovë, por gjer më sot  Serbia nuk e ka pa të arsyeshme që të paktën të kërkojë falje  publike për krimet e bëra. Serbia në Kosovë fillimisht i suprimoi të gjitha institucionet administrative dhe arsimin në të gjitha nivelet e më pastaj dërgoi dhjetëra mijëra ushtarë e paramilitarë të armatosur gjer në dhëmbë me çka e bëri shkrumb e hi Kosovën duke vrarë më shumë se 15 mijë  shqiptarë, duke mos kursyer as gra, pleq e fëmijë. Këtij  numri të viktimave i duhet shtuar edhe 1860 persona të zhdukur e të pagjetur. Ushtarët dhe paramilitarët serbë në Kosovë dhumuan në mënyrën më makabëre 18 mijë  femra shqiptare. Për këto dhunime  dhe  mizoritë serbe në Kosovë janë publikuar disa libra.

Libri i autores Luljeta Selimi me titull ”Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” me përmbajtjen e tij trishtuese por teje reale, është argument bindës për mbarë opinionin që të mësojë e dijë më shumë për sjelljet  shtazarake serbe ndaj shqiptarëve.

Ja disa grimca të rrëfimeve nga ky libër mbi bazën e rëfimeve autentike të grave shqiptare të dhunuara nga ushtarët e paramilitarët serbë, “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Më dhunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mij”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, mi hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

 Cilido që do ti lexojë këto dëshmi qoftë mashkull ose femër, por me gjendje psikike normale,do ta kuptojë më së miri se çfarë gjeni shtazarak kanë serbët, që këtyre femrave shqiptare ua  këputën  të gjitha shpresat për jetë normale e dinjitoze.

Lidershipi i Kosovës për fat të keq nuk arrijti që këto dëshmi të shkruara ti përkthejë  në gjuhë të huaja dhe ti shpërndajë nëpër qarqet diplomatike  në OKB dhe në botë, me çka do ta demaskonte bindshëm Serbinë e cila me gënjeshtra  po mundohet të hedhën mjegull mbi ato gjëma që i shkatoi në Kosovë. Në këtë mënyrë Serbia me propagandë  të reme arrijti që kohëve të fundit të bindën 8 senatorë në SHBA për të lobuar që Mike Pompeo, Sekretar i Përgjithsëm i SBA-ve të ndikojë që të përkrahet propozimi i Serbisë për “korrigjimin e kufijve”  ndërmjet Serbisë dhe Kosovës./Kjo propagandë serbe  ka ndikuar që edhe John Bolton, këshilltar i Presidentit Trump për Siguri Kombëtare të deklarojë se “ tani është momenti për Kosovën e Serbinë që të arijnë marrëveshje”.

Shqiptarët në përgjithësi nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Në shkrimet e mia e kam botuar edhe hartën e Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihet Serbia e vogël  sa  Sanxhaku i Beogradit, të cilin e kanë okupuar serbët me ardhjen e tyre nga Karpatet. Ndërkaq historianë shqiptarë, te huaj dhe historianë serbë e pranojnë se fiset ilire-shqiptarët  kanë banuar e jetuar gjer në Qupërli (Qupri) përtej Nishit. Këto të dhëna  historike  i dëshmon  edhe Faksimili i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihen  qartë  kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve   1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kjo hartë e Enciklopedisë Ruse flet qartë se nuk është e vërtetë atë që thonë serbët  se  Kosova me shekuj paska qenë e Serbisë. Kufijtë e sotëm të Serbisë  ku janë  përfshirë trojet shqiptare  janë arritur vetëm  nëpërmjet ekspeditave  të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve paqedashës.

Egzistojnë dëshmi  historike se serbët janë ardhacakë në Ballkan. Hordhitë serbe me vrasje  i kanë  dëbuar shqiptarët nga këto vende  dhe i janë afruar edhe bregdetit të Shqipërisë, por në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, dhe në Konferencën e Paqës në Paris në vitin 1920, u vendosën këto kufij aktualë edhe pse në dëm të shqiptarëve, duke e lënë kundër vullnetit të tyre më shumë se gjysmën e   popullsine dhe të trojeve shqiptare edhe sot e kësaj dite  të jetojë në pesë shtete fqinje   jashtë shtetit amë Shqipërisë. Të gjitha këto pazare janë bërë nën ndikimin hegjemonist sllavo serbo-rus. Në viset e okupuara shqiptare serbët me shpejtësi  i kanë zevendësuar   toponimet vendase  me toponime serbe dhe i  kanë ndërtuar kishat dhe manastiret orthodokse  serbe.

Hashim Thaçi, presidenti aktual i Kosovës, koheve të fundit ka dalë me një ide të tij për arritjen e një marrëveshje përfundimtare  Kosovë-Serbi mbë bazën e “korrigjimit të kufijve”. Se çka e shtyn  Hashim Thaçin ta  merr këtë nismë kaqë të vështirë mund ta dijë vetëm ai vetë. Të gjithë shqiptarët janë kategorikisht kundër kësaj ideje, sepse Serbia  gjer tani ka marë shumë nga shqiptarët, e para. Dhe e dyta, Hashim Thaçi nuk ka asnjë kapacitet për ta realizuar këtë ide të tij. Hashim Thaçi bisedimet me Serbinë i nisi nga bishti e jo nga  koka. Nuk duhej të niset asnjë bisedë me Serbinë pa kërkuar Serbia  falje publike për krimet e bëra në Kosovë, pa u zbuluar fati i personave të rrëmbyer e të pagjetur, pa u caktuar dëmet e luftës dhe pa u njohur Pavarësia e Kosovës. E vetmja gjë racionale dhe reale që duhet bërë midis Prishtinës dhe Beogradit është të detyrohet Serbia që Lugina  e Preshevës ti bashkohet Kosovës dhe asgje tjetër.

Shqiptarët kanë qenë, janë dhe mbeten miq të përbetuar të SHBA-ve. Ndërsa serbët kanë për qëllim ta okupojnë veriun e Kosovës. Serbëve nuk u intereson as BE dhe as NATO, sepse Serbia mendjen dhe zemrën e ka te Rusia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat