PD, e tradhtuar nga Sigurimi i Shtetit

Opinione

PD, e tradhtuar nga Sigurimi i Shtetit

Nga: Ilir Vata Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:02
Ilir Vata

Opozita do ngjall besim kur të fitojë betejën e humbur atë më Sigurimin e Shtetit, përjashtimin nga forumet drejtuese, seksion, grup seksione, drejtim degësh, forume kombëtare të partisë, lista e drejtuesve të qeverisjes vendore dhe listat e kandidatëve për deputet.

Dekomunistizimi, hapja e dosjeve për spiunët e Sigurimit të Shtetit do ta çlirojë opozitën nga e shkuara, duhet nisur beteja nga brenda për ta çuar platformën në çdo institucion dhe aset publik.

E vetmja brengë që është shëndërruar në plagë sociale e politikë në PD, ka qenë Sigurimi i Shteti i njësuar në parti në të gjithë strukturat madje dhe në ato drejtuese, ligj bërës dhe ekzekutive.

Ky lëngim ka vazhduar më shumë se dy dekada dhe partia e parë opozitare kundër komunizmit, shpesh herë është parë më dyfytyrësi, herë si e majtë që tërhiqej nga e shkuara nëpërmjet zinxhirit të Sigurimit të Shtetit dhe herë nga e djathta më platformën e saj ekonomike dhe politikë në drejtim të qasjes së pronarëve dhe të përndjekurve.

Kjo betejë për disa vite radhazi ka vazhduar dhe ende vazhdon, por ajo që haset është se forcat e humbura kanë qenë pikërisht ato të djathta brenda opozitës, sepse Sigurimi i Shteti ka vazhduar gjuetinë e shtrigave me forma të ndryshme tinëzare që ta spostoj PD majtas dhe më majtas, ndonëse ajo është parti e qendrës me kah djathtas.

Beteja vazhdon, por lidershipi i ri ka nisur një qasje tjetër, zgjedhjen e drejtuesve lokal me element të rinj dhe jashtë kësaj sfere ogur zezë që po përndjek jo vetëm partitë politike por dhe Shqipërinë.

Edhe se është tentuar të bëhet një pastrim i tillë spiunë të sigurimit të shtetit ish-drejtues të lartë të PD e vazhdojnë aksionin e tyre në hije dhe madje publikisht duke hedhur vrerin e tyre në parti dhe publikisht për të luftuar deri në momentin e fundit për ta mbajt sigurimin e shtetit në parti, si një plagë që lëshon helmin e së shkuarës.

PD, duhet ta nis dekomunistizimin brenda saj e më pas ta propozojë si një ligj që vazhdon  për çdo dikaster në vend..!

Dosjet e sigurimit janë hapur të pjesshme, ata duhen hapur për të gjithë dhe me lustracion, pasi cili do që i ka shërbyer sigurimit të shtetit nuk duhet të punojë në administratë publike, arsim, shëndetësi, të përjashtohet nga e drejta e marrjes me politike dhe në poste të larta shtetërore.

Problemi është se beteja duhet nisur publike, e hapur brenda partisë më të madhe opozitare, duhet të ketë një strukturë të posaçme për pastrimin e politikës nga ligësia e Sigurimit të Shtetit.

Kapacitete janë, mundësit për një transparencë po ashtu, sepse edhe se ligji për hapjen e dosjeve është jo i plotë i lejon çdo person të hap dosjen e tij dhe në këtë kuptim çdo drejtues mundet të detyrohet të paraqes pastërtinë e figurës siç paraqet dëshminë e penelitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat