Krijimi i grupit të unitetit!?

Opinione

Krijimi i grupit të unitetit!?

Nga: Milazim Maraj Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:12
Milazim Maraj

• Bisedimet me Serbinë përsëri do të përgatiten me nguti.                                                                                                      

• Inatet, injoranca dhe interesat e ulëta në kuvend, dëmtojnë interesin tonë Kombëtarë!.                                                                                                                                

• Bisedimet me Serbinë pas kërkimit falje për dëme dhe krime!                                                                                                                

• Kompromiset të behën për dëme pas kërkim faljes.

Krijimi i ekipit të unitetit mundë të behët pasi të jetë krijuar uniteti. Kuvendi i Kosovës më këtë përbërje vështirë që do të gjejë mundësi minimale për të krijuar unitet qoftë edhe për çështje shumë të ndjeshme të arsyeshme dhe të domosdoshme për Kosovën dhe popullin e sajë. Ekipi i unitetit do të duhej të krijohej pasi të behet platforma e përbashkët si produkt i unitetit kombëtar në Kosovë. Caktimi i  kornizës brenda të cilës do të bisedohet është hapi i parë i përgatitjes për bisedime. Më pastaj kuvendi do të krijonte ekipin e unitetit dhe ai do të duhej të formohej nga ekspert të fushave të caktuara në platformë për bisedime. Shtruarja dhe trajtimi i temave në debate televizive në Kosovë behët në mënyrë jo adekuate. Këto paraqesin një situatë mjegull në të cilën ofrohen dy të këqija dhe u thuhet zgjidhni shqiptarë, sikur ky është i vetmi opsion.  Sjellja e shqiptarëve të zgjedhin më sy mbyllur të pranojnë ndërrimin e kufijve që do të thotë heqje dorë nga pavarësia e Kosovës, apo të zgjedhin AKS me kompetenca ekzekutive që do të thotë një shtetësi të paralizuar si në Bosnjë është veprim kundër produktiv për Kosovën dhe popullin e sajë. Këto opsione janë shumë neveritëse kur shtrohet dhe më këmbëngulje tentohet të imponohen nga shqiptarët e apostrofuar më parë për lojalitet ndaj Serbisë edhe kur është në dëm të Kosovës. Tani u zgjuan viruset e heshtur, pas humbjes që e patën në vitin 2004 në realizimin e projektit të Stanishiqit. Kjo protestë kundër interesave tona, para bote nga njerëz të zgjedhur brenda masës së pa kënaqur dhe të irrituar për vrasjen e tre fëmijëve shqiptarë u shfrytëzua kundër shqiptarëve. Në këtë masë  njerëz të pa ditur dhe motivuar nga shërbimet e huaja dëmtuan kulturën dhe imazhin tonë para bote.

Përlyen portretin e pastër shqiptarë  me vepra të shovinizmit serb. Atëherë Kosovës i krijuan humbje në të gjitha sferat por nuk arritën atë që donin luftën civile në Kosovë. Tani përsëri  të tillët janë në skenë;  japin opsione, mundohen të krijojnë opinione dhe të gjitha qëllimet e tyre përfundojnë në interes të Serbisë. Këta njerëz nuk besojnë apo nuk duan të besojnë në pavarësinë e Kosovës në integritetin territorial të sajë dhe as në 116 njohje që iu kanë bërë Kosovës. Kur interesi i përgjithshëm i Kosovës vihet në rënd të dytë, dhe në udhëheqje vihen njerëz injorant pasojat nuk vonojnë ato i kemi si rezultate të veprimeve tona të gabuara. Rezultati i grindjeve dhe inateve solli në pushtet njerëz, misionar të huaj që punojnë në shërbim të armikut. Të tillët  prekën majat e piramidës shtetërore të Kosovës. Dikur kishte zënka së kush ishte meritori i njohjeve. Duke rrahur gjoks për njohje dhe më përkrahjen e shërbimeve sekrete serbe arritëm të instalohen jo aty ku i konvenon Kosovës por aty ku dëmtojnë interesat tona. Ndërruan opinionin e keq që e kishin dhe dolën si “shpëtimtarë”  të kombit, te identifikuarit të rrezikshëm për pavarësinë e Kosovës tani arritën pjesën e parë të qëllimit, tërheqjen e njohjeve, e në vend të dorëheqjes dhe kërkim faljes para qytetarëve dhe institucioneve deklarohen sikur nuk kanë informacione dhe sikur Serbia po gënjejnë së nuk janë të njoftuar për tërheqjen e njohjeve etj. Këta njerëz nuk duan të shfrytëzojnë përkrahjen e zotit as të SHBA që i jep Kosovës për të qenë shtet demokratik sipas projektit të Dr. Ibrahim Rugovës.

Këto bisedime të pa  planifikuara dhe krejt  të ma matura, kanë krijuar favore Serbisë që tani problemin e bisedimeve ndër shtetërore më Kosovën ta quaj problem shqiptaro serb, që do të thotë pa përfillur fare shtetësinë e Kosovës dhe pa njohur kufijtë ekzistues me të cilët Kosova është njohur. Pasojat e blerjes apo vjedhjes së votave kanë sjell në kuvend inatçi dhe miop. Këta më rastin e hartimit të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës përjashtojnë emrin Kushtetues të këtij Institucioni. Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës  duke hequr emërtimin Kushtetues të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Ka një kohë që qytetaret e Kosovës jetojnë në një gjendje pa sigurie madje edhe për pavarësinë e Kosovës. Zhvillohen bisedime shumë të dëmshme për Kosovën të paketuara me vlerësimin  ndërkombëtarë së “ dialogu nuk ka alternativë”. Për këto bisedime nuk është hartuar një plan i kompletuar, pastaj i debatuar, më objektiv të çartë dhe më rrugë të studiuar mirë për të realizuar plotësisht dhe pa probleme objektivin e përcaktuar.  Presidenti nuk ka ofruar sqarime, dhe nuk është fare i çartë për bisedimet. Nuk ka një plan të fillimit të bisedimeve, nuk paraqet objektivin e dëshiruar, që të analizohet rruga,më e lehtë mjetet e nevojshme, kosto, rreziqet dhe   mundësitë e dështimit. Më këtë formë përsëri paçen e Evropës do ta paguaj Kosova. Për kompromis shqiptaret do të dëmtohen duke dhënë troje të tyre për të na njohur Serbia. Shteti kriminel, që udhëhiqet nga ministrat pjesëmarrës në këto krime, kryetarë që vjen në Kosovë dhe lavdëron Millosheviqin. Kurse Kosova nuk ka bërë padi  kundër Serbisë për gjenocid të ushtruar ndaj shqiptarëve,për 22 miliard dëme që i ka shkaktuar Kosovës, për vrasje 15.000 shqiptarëve nga 2 deri në 105 vjet  dhe vrasje me tortura,dhunime të 20.000 femrave shqiptare.  Për trafikim të organeve të shqiptarëve të zënë rob dhe pastaj të varrosur në Batjanicë dhe varrezat tjera masive nëpër Serbi. Për pazaret e saj më të zhdukurit.Nga këtu duhet të fillohet dialogu me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat