Delegacioni shtetëror në dialog me Serbinë nuk bëhet me klane e grupe poltroniste, por, me ekspertë e politikanë patriot e kompetent

Opinione

Delegacioni shtetëror në dialog me Serbinë nuk bëhet me klane e grupe poltroniste, por, me ekspertë e politikanë patriot e kompetent

Nga: Fadil Maloku Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:57
Fadil Maloku

Me çfarë mandati, (po tentojnë të futen me çdo kusht!) në ekipin e “delegacionit shtetëror”, në bisedimet me Serbinë, ca ish parashutistë e ca poltronista të tanishëm klanor e partiak, kur qartë Kushtetuta e Kosovës i definon si kompetencat, ashtu edhe legalitetin dhe legjitimitetin e secilit organ përfaqësues në gjithë arkitekturën e shtetësisë së (brishtë) Kosovës?

Dukuria e “parashutizmit” politik, po duket po vazhdon me odisejadën e vjetër të paraluftës...,kur Kosova ende nuk kishte as institucione e as përfaqësi legale e demokratike, të dalë nga vota e qytetarit, por, kishte njerëz patriotë që me përkushtimin dhe guximin e tyre intelektual, dinin denjësisht t’i artikulonin dhe mbronin si interesat ashtu edhe të drejtat uzurpuara nga ish regjimi serb.

Tani, në situatën e tensionuar skajshmërisht me Serbinë, të krijosh ad hoc “delegacion shtetërorë”, pa konsultën e viss maiorit Kushtetues, (për hir të një kërkese ultimative nga Brukseli) mendoj që është jo vetëm e dëmshme, por, edhe shumë jolegjitime!

E them kështu, edhe për shkak se tani kur ekziston “adresa” kushtetuese, e cila në mos të parashikimeve tjera substanciale dhe situatave të procesit të shtetndërtimit të Kosovës, të paktën, e ka qartësuar në vija të trasha dilemën hobsiane, të kompetencave; të gjyqësorit, legjislativit dhe ekzekutivit e vendit. Pra, ideja se ekskluzivisht Kuvendi (ani pse, Kushtetuta aktuale, ia delegon atij të drejtën e ratifikimit të Marrëveshjeve me interes kombëtar e shtetërorë) e ka të drejtën (juridike), kompetencën (morale) dhe obligimin (politik) për ta krijuar një listë njerëzish me natyrën e një farë “delegacioni” shtetërorë, që do negociojë (e çka do negociojë, s’është fare e qartë!?) me Serbinë, është e gabuar.

Është adresim i gabuar, sepse, shteti i Kosovës me Kushtetutën ahtisariane, ani pse, mjaft denigrues për komunitetin shqiptar, i ka nda për secilën shtyllë (ekzekutivi; legjislative; e gjyqësori) “vijat e kuqe” të kompetencave dhe mandati, në raport me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Tani, nëse u adresohemi këtyre “vijave të kuqe”, kuptojmë që sjelljet tona (partiake, qeveritare) publike politike dhe juridike, duhet të jenë në koherencë taksative me te. Ndryshe, harrojeni kohen e “grupeve të unitetit”, ku në stilin alienist, katapultoheshin gjithfarë; patriotësh kozmopolit, e “ekspertë” që Kosova, edhe atëbotë i kishte mjaft edhe për eksport. Bota e sotme, funksionon vetëm me raporte institucionale subordinuese, e jo qejfe klanore e grupore poltroniste.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat