Miu në kurth dhe dialogu i suspenduar

Opinione

Miu në kurth dhe dialogu i suspenduar

Nga: Bekim Rexhepi Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 06:20
Bekim Rexhepi

Është vendimi i taksës dhe itinerari i transformimit të FSK-së, që nxjerrin ofsajd “driblerin dinak” të Kosovës Hashim Thaçi. Më këtë vendim kryeministri i Kosovës e qiti “miun në kurth”. Ai nuk ka më fuqi as kushtetuese dhe as politike të veproi i vetëm me dinakëri personale dhe në dëm të vendit.

Bisedimet ose më drejtë dialogu me Serbinë është i vështirë sepse Serbisë, gjithnjë i ka munguar konstruktivitet – etik, moral e politik i një dialogu të vërtetë, i një marrëveshje të respektueshme dhe përfundimisht në pajtim me të drejtat e barabarta për secilin. Është i vështirë minimalisht koncepti për një Serbi serioze, ne vendimet e saja me të tjerët ajo nuk di të jetë ndryshe veçse, historikisht dinake. Serbia ka dëmtuar të tjerët, e sidomos ato vende qe kanë besuar verbërisht se Serbia është serioze kur bisedon apo dialogun me të tjerët.

Serbia e ka të ditur faktin se me Kosovën tashmë nuk mund të sillet si me parë, nuk mund të përjashtoj përfundimisht njohjen e Republikës së Kosovës, një ditë do ta njoh dhe kjo varet më shumë jo nga dëshira e saj por nga BE-ja dhe nga politika distancuese e Kosovës. BE i ka bë të qartë se duhet relakësuar marrëdhëniet me Kosovën dhe duhet të ketë një njohje të Republikës së Kosovës, këtë ia ka bërë të qartë Berlini. Por të mos harrojmë edhe një gjë se karshi këti qëndrimi të Berlinit ka edhe një distancim të Kosovës ndaj politikës aversive serbe, e cila tashmë e angllatisë realisht se nuk mund të ketë një rol gjithnjë dhe të shtuar agresivë ndaj shtetësisë së Kosovës, sepse dihet se do të vendosen masa reciproke, e njëra prej tyre tashmë është në fuqi, taksa 100%  ndaj produkteve serbe.

Serbia dihet që nuk mund të ketë atë komoditet politik siç e kishte më parë me politiken e saj ndaj Kosovës, por ajo do të orvatet me kryeneçësi të pengojë, ti zë të gjithë trenat e fundit që sipas saj mund të qojnë agjendat integruese të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Nuk mund të mos e marrim në shqyrtim edhe destruktivitetin e brendshëm politik shqiptar, atë sensasivitetin shqiptar që me ose pavetëdijshëm i epin krah Serbisë të hipin në vagonët e fundit, që mund t’ia ndërrojnë itinerarin integrues Kosovës.

Ka të drejtë secili që mendon në një skepticizëm të rezultatit të dialogut me Serbin, sepse ajo ende edhe tani shfaqet mospajtuese me asgjë që ka të bëjë me Kosovën, ndër të tjera kërcënon edhe me forca militarizuese në afërsi të kufijve, e sidomos me pjesën në veri të Kosovës që më kohë të gjatë historike ka shfaqur pretendime e saja të ndarjes. Instalimi i forcave të saja në komunat shqiptare, që janë në territorin e Serbisë, kanë dy element kryesor të politikës aversiv, do të krijojë një lloj frike për të cilën edhe vet nuk është aq e sigurt dhe aq e vetëdijshme se mund të transmetoj ato substanca, ndërsa elementi tjetër po ashtu tregojë mospajtimin e shfaqur në arenën ndërkombëtare që Serbia nuk pranon lehtë çdo vendim ( të një anshme siç ka dëshirë ti quaj Serbia) që e merr Prishtina zyrtare.

Taksa 100% për produktet serbe në Kosovë, ka çmendur Serbinë, por i vije vështirë të pranojë se është e dëmtuar me miliona euro, dhe nëse zgjatë kjo Serbia do të detyrohet të mendoj ndryshe, vërtetë ndryshe nga ajo çfarë ka menduar dhe vepruar në mënyrë të parespektueshme. Serbia po provon që këtë çështje ta zgjidhë me institucionet ndërkombëtare, e ka sjell në Prishtinë edhe Komisionarin e BE-së z. Hanhn, i cili kërkoi qe Kosova ta tërheq taksen ndaj Serbisë, por kryeministri i Kosovës Haredinaj, ia bëri me dije të gjithëve se taksa nuk tërhiqet sepse është e detyruar ta mbaj deri në njohje të RK-së nga Serbia sepse kështu siç po ndodh Serbia po tregon jo konstruktivitet ndaj Kosovës.

Transformimi i FSK-së me ligj në Ushtri të Kosovës, ka ngjallur edhe një shqetësim tjetër të radhës, a do të mund ta përballoj këtë psikologjikisht Serbia i mbete të shihet, Vuçiq në telefonatën me shefin e NATO-s, Stoltenberg kanë biseduar qe të mos ngritën tensionet me Kosovën, mund ti ketë thënë Stoltenberg se transformimi po mbështet nga Amerika dhe se këtë nuk mund ta pengojnë më, sepse insiativa për transformim të FSK-së në Ushtri të Kosovës ka marrë pëlqimin e Amerikës tashmë verbalisht.

Hovi i dialogut me Serbinë është ngadalësuar, madje për të mos thënë se edhe është suspenduar. Është vendimi i taksës dhe itinerari i transformimit të FSK-së, që nxjerrin ofsajd “driblerin dinak” të Kosovës Hashim Thaçi. Më këtë vendim kryeministri i Kosovës e qiti “miun në kurth”. Ai nuk ka më fuqi as kushtetuese dhe as politike të veproi i vetëm me dinakëri personale dhe në dëm të vendit.

 Një legjitimitet i ri politik për të është po thuajse i pamundshëm, madje nuk mund të përfaqësoi kredibilitet, pasi atë e ka rrënuar me idenë e tij të paqartë, që më shumë është kuptuar si tendencë e ndarjes së Kosovës dhe më shumë si zhbërje e vendimit të ligjshëm të Kosovës si shtet i pavarur.

Të sqarojmë dhe këtë se PDK-ja duhet të shkëputet nga veprimet e Hashim Thaçit, sepse e penalizojnë edhe më tepër në zonën elektorale, e cila më shumë se kësaj here nuk do të tregohet qorre dhe fatale për veten.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat