Politikanë të  korruptuar  - larg duart nga Studentët

Opinione

Politikanë të  korruptuar  - larg duart nga Studentët

Nga: Pirro Prifti Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Pirro Prifti

Greva në dukje e papritur dhe jo normale e studentëve të disa fakulteteve të Universiteteve Politeknike,  të Tiranës, Universitetit Mjekësor, Universitetit të Kamzës, e ndonjë tjetri publik, për probleme të përmirësimit aktivitetit të tyre mësimor, të kushteve të jetesës në konvikte,  dhe për heqjen e tarifës së  Riprovimeve ngjalli jo vetëm kureshtje por edhe shqetësim në opinionin public në Tiranë dhe në vënd..

Të  Tre  Kërkesat e tyre të shkruara me shkrim dore paraqesin shqetësimin të cilat MASR duhet ti zgjidhë në bashkëpunim me Universitetet publikëe dhe ato private duke patur parasysh që në Senatet e këtyre Universiteteve ka përfaqësues të studentëve të cilët sot duhet të kishin paraqitur kërkesat përkatëse të studentëve bazuar në Universitetetqë kanë bërë grevën, por fatkeqësisht asnjë kërkesë nga Këshillat Studentore të studentëve të Universiteteve Publike përkatëse nuk ka. VKM  ka dalë që mnë Maj dhe asnjë nga Këshillat studentore nuk ka bërë ndonjë kërkesë as për Tarifën dhe as për përmirësimin e kushteve në Konvikte apo për përmirësimin e kushteve të Leksioneve, Seminareve dhe Praktikave Mësimore. Kjo ngre një hije të qartë dyshimi se demostrimi i studentëve në dhjetor, pesë muaj pas daljes së VKM Nr. 288, tregon se demostrimi dhe greva e studentëve është e manipuluar nga disa Politikanë të korruptuar të LSI ndoshta dhe të PD

https://ëëë.balkanëeb.com/live-studentet-i-rrethojne-ministrine-nikolla-flet-per-mediat/.

 Shihet qartë se VKM -  Vendim Nr. 288, datë 21.5.2018 në  pikën 4 thotë: Pika 4. ``Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studime``t.

Kërkesa për anulimin e kësaj pike është e pabazuar, sepse mbetësit në një ose më shumë lëndë duhet të paguajnë Riprovimin për arësye se kështu motivohen që të studjojnë, dhe të mos mbesin dhe kjo Tarifë egziston dhe në të gjitha Universitetet Publike dhe Private në të gjithë botën.

 Përse duhet të bëjë përjashtim Shqipëria?

Nëse bëhet fjalë për të ulur nivelin e pagesës për Kredit nga 600 lekë të reja  në më pak p.sh. se 300 lekë të reja  për Kredit ECTS,  atëhere shumë mirë. Le të ulen dhe të diskutojnë uljen por jo heqjen e Tarifës. Të gjithë paguajmë Taxat,  edhe Studentët e Shkollave të Larta duhet të paguajnë. Nuk ka Shkollë ë Lartë falas në asnjë vënd të Botës. Shkolla falas janë Shkollat Elementare, dhe pjesërisht ato të të mesme bazuar në lëndë të veçanta.

Shkolla të Larta Falas ka deklaruar vetëm Lenini kur debatoi në vitin 1922 për Hapjen e Universiteteve të cilat i quajti `Universitete të Punëtorëve dhe të Fashatarëve`. Ky element social është plotësuar nga Bota Perëndimore dhe ajo e `Botës së Tretë`, por Tarifat mbeten.

Problemi i Dytë ai i përmirësimit të Kushteve në Konvikte është i drejtë, por Problemi i Konvikteve mbetet i pranishëm vetëm në Tiranë, sepse shumica e Universiteteve Private dhe Publike në Tiranë dhe në Rrethe e kanë zgjidhur duke marrë më qira apartamente deri në momentin kur Universtetet përkatëse të kënë mundësinë që të ofrojnë kushte të mira në Konvikte. Madje duhet të them që Konviktet në Tiranë nuk duhet të egzistojnë deri sa Fondet e Universitetit publike nuk mjaftojnë.

Së Treti studentët nuk thanë asnjë fjalë në të gjitha tubimet e tyre për përmirësimin e Praktikave , Laboratorëve, madje dhe të kushteve të punës për Pedagogët dhe Rrogat e tyre, dhe kjo është një minus i madh për këta student të cilët dalin rrugëve duke lënë mësimin  pikërisht për tu bërë mashë apo levë e tjetër kujt të cilit i interson anarkia dhe destabilizimi i vëndit. MASR duhet të jetë fleksibile ndaj këtyre këresave.

Le të lëmë anën teknike  dhe të hidhëmi tek thelbi i çështjes. Përse Studentët bëjnë tubimë, greva dhe demonstrata pesë muaj pasi VKM ka dale, duke mos bërë asnjë ankesë me shkrim apo Kërkesë nëpërmjet Këshillave studentore?

Kjo nuk do shumë mënd po të shohim se Universitetet publike më të korruptuara publike në vënd janë Universitetet e Tiranës dhe të Kamzës, përfshi dhe atë të Elbasanit, dhe kuptohet fare lehtë që studentët mbetës janë më të  prirur që të përdoren nga politikanët më luftën politike kundër vendosjes së ligjit dhe të Vettingut.

Kjo e bën protestën e Studentëve të dyshimtë dhe aspak studentore, por politike e të nxitur nga kolona të caktuara politike si ato të LSI dhe të PD të cilat përdorin  këtë element  proteste për të nxitur destabilizimin sepse mesa duket , protestat e studentëve  kanë marrë ngjyrosjen politike.

Vazhdimi i protestave tregon fare qartë përdorimin e këtyre studentëve mbetës për arsye politike me qëllim të mbajtjes së rritur të tensionve politike, pas përfundimit të problemeve me banorët e Astirit.

 Përdorimi i studentëve kryesisht atyre që janë prapambetës në këtë mënyrë duke i ngritur në protesta me kamuflazhin e problemeve studentore në një kohë kur kërkesat e tyre janë tërësisht të rregullueshme përfshi dhe VKM Nr.288 pika 4 e cila nuk duhet anulluar - por korrigjuar.

Shpresojmë që studentët të kuptojnë djallëzinë e disa politikanëve të korruptuar të cilat kërkojnë të përdorin Studentët për të zgjidhur hallet e tyre duke hedhur gurin  e duke fshehur dorën.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat