Ky është rezultati i bisedimeve më Serbinë pakushte?!

Opinione

Ky është rezultati i bisedimeve më Serbinë pakushte?!

Nga: Hafiz Shala Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 20:24
Hafiz Shala

PDK-ja qenka kundër Republikës së Kosovës pasi e donë Thaçin udhëheqës të dialogut?!

Për ta ilustruar këtë qëndrim të kësaj partie e ashtuquajtur Parti Demokratike e Kosovës,(që,as nuk është parti e mirëfilotë e as demokratike por, fatëkeqësishtë,po,është në Kosovë)të ilustrojë më
një rast të disa fshatrave kur i kryen të fshirat në Kosovë.

Tubohen fshatarët dhe bisedojnë si ti mbrojnë grumbujt e grurit në të ashtuquajtura “lama”që mos ti vjedhin hajnat dhë në atë moment derisa po e kërkojnë vullnetarin e parë,lajmërohet njeri dhë u thotë:ja une do të rri sonte për të kujdestarue,por,njeri nga fshatarët që e njifte mirë atë si hajn të dorës së parë i thotë: “po ne prej teje e qiftave tu po i mbrojmë këta grumbuj të grurit”, përfundonë ai.

Përderisa i tërë spektri politik pozitë (pjesa bukur e madhe) dhë opozitë po bëjnë përpjekje që të shpetojnë atë që mundë të shpetohët dhë të pëngohët rrjedha e bisedimeve më Serbinë e keqëfilluar që po i zhvillonë nji individ krye në vete në bashkpunim më Edi Ramën dhë Vuqiqin,PDK-ja më qdo kushtë po e dojka që këto bisedime të udhëhiqën nga presidenti i cili po punonë haptas kundër zhbërjes së Republikës së Kosovës si shtet sovran e i pavarur që,Serbia të zhvillojë bisedime për kufijtë më Edvin Kristaq Ramën ,duke ja dhurue veriun,”për të arritur paqë të përhershme”më ketë shtet armik.

Pra,sipas atijë tregimit të shkurtër më të cilin e nisa në fillim, Kosovën po e mbrojmë nga Hashimi,pra hanji i parë vullnetar për ta vjedhur dhë asgjasue Republikën e Kosovës.A duhët të lejojmë këtë që të ndodhë?!

Mu ka berë si refren së sahere që të shkruaj po më duhët të ceku se,perdërisa Thaqi është në pushtet,Serbia është prezente në Kosovë më apetite gjithnji më të mëdhaja për të marrë aq sa mundët sepse këtë po ja mundësonë lideri i kesajë partie në të cilin ata betohën e përbetohën,tani presidenti i cili “asesi nuk përzihët në punët partiakë por vetëm shtetëror si unifikues i spektrit politikë”.Unifikues?!Po,perqares,ky eshtë epiteti qe i rrinë më së miri për fat te keq që prej së është ne pushtet në pozita të ndryshme,ai perqau popullin,spektrin politik dhe ushtarak dhë parlamentar.Cinizmi nga presidenti,cinizëm nga partia dhë,ma në fundë,cinizëm nga ata që e përkrahin dhë e kanë votuar deritani.

Jam i sigurtë se,ekipi i unitetite do të krijohët por jo më presidentin në krye për shumë aresye që dihën deri me tani.Si munde te hasë ne perkrshje ideja idioteske,e pa realizueshme,e demshme dhe shume e rrezikshme që,për qellim e ka heqjën e Republikës së Kosovës për ridefinimin e nji statusi tjetër duke e mbajtur nji Konference Daytoni || e hamendur nga Serbia,e perkrahur nga Rusia,Kina,Franca dhë,fatëkeqesishte dhe në menyrë shumë naive,edhe nga miqt tane të cilet duke menduar së Rama,Thaqi e Vuqiq po dojkan me na e zgjedhe konfliktin shekullor me nji shtet që para syve të tyre bënë obstrukcione dhë bllokada mu të atyre vendimeve dhë principeve qe vetë ata i kane propozuar qoftë si monitorues qoftë si garantuesë.E,kuajte ti besojmë nga të gjithe keta qe i permenda të cilet po na vejnë në lajthitje,po na kërcenohën dhe po na shantazhojnë.

Sikur PDK-ja të qkapëj nga kapësi i shtetit-presidenti,edhe Kosova por edhe partia do të përfitonin duke u riorganizuar,duke u rriprofiluar konform emrit më të cilin është pagëzuar,por pa përmbajtje.Në këtë mënyrë,PDK-ja po pajtohet më keto të keqia dhë eshtë bashkëpërgjegjëse për këtë nepër qka po kalonë Kosova.Udhëheqësi i tyre shpirtëror,asnjihere nuk trgojë dhë më te voglin përkushtim më qendrimët e tijë në mbrojtjën e interesave të Kosovës por kundër sajë dhë në favor të Serbisë,(,përpos deklaratave demagogjike dhë gënjeshtrave që nuk po ja blenë më askush përpos partia e tijë) dhe miqve tanë qe po ja rrafin krahët për iniciativat për zvoglimin dhe deshtetëzimin e Kosovës nën parullat së e mbështetin qëdo marrëveshje që arrihët në mes të ketyre dy shteteve.Më nji fjalë,qoftë edhe coptimi i Kosovës duke lenë anash përkrahjën e tyre zyrtare për Kosovën shtet të pavarur dhë sovranë më kufijtë egzistues.

Tani, shtrohët pyetja se qka po ndodhë më miqt tanë ndërkombëtar që na e paskan ndërruar mendjën në dëmë të Kosovës.A janë ende këta miq të vërtetë të Kosovës apo disi sikur është zbehë kjo përkrahje dhë pse?Të gjithe do të thone se duhet ti ruajmë raportet me miqtë tanë,pra qoftë edhe për coptimin e Kosovës sipas politikave të vitëvë 1878,1912,1913.E papranueshme.

Lë të na falin por,kesiheri,Kosova duhët të tregoje se ështe shtet ashtu siq na njofën e na udhëzuan po ata miq dhë,kjo do të jetë viti përfundimtar per Kosoven dhë popullin shqiptar qe të falë toka për hire të paqës dhe qetësisë politike në Ballkan,Evropë e më gjere.Prandajë,dy vendime që i solli Qeveria e Kosovës,për rritjën e tsksave ne importe nga Serbia 100% dhe formimin e udhtrise se Republikës së Kosovëd,qe i trazojë Brukselin,Uashingtonin dhë ma së shumti .Serbinë dhë aleatët e sajë,më së miri e spjegojnë së ishtë koha qe politikat globale të sferave të interesit në dënë të Kosovës,duhët të nderpriten dhë shigjetat te kthehen kah ata qe po e destabilizojnë Ballkanin dhe Evropën,e jo ndaj Kosovës.Une,më gjithe leshimet e Qeverise dhe të Kryeministrit Haradinaj,i dhashe përkrahje për nji vendim të guximshem i cili,ose do ti detyrojë të mëndojne në menyrë reale e racionale ose përfundimishtë do te na largojnë e izolojnë mu ashtu siq po veprojnë më liberalizimin e vizave duke e pranuar fajin dhë duke e dëmtuar Kosovën dhe duke e izoluar popullin e sajë nga gjiri i shtetetëvë si pjesë e Evropës dhë në procesët tjera në marrëdhëniet nderkombetare,që,nuk do të ishte e mirë per asnjërën pale.Vertete,ne po pesojmë më se shumti,por,nji thenje popullore thote: më mire qri i fikte se qiri felliqte.

Për të qenë real,duhët të jemi vëtëkritik së pari ndaj vetëvetvës e pastaj ndaj të tjerve qoftë edhe miqve tanë.

Mosfunkcionimi i shtetit në të gjitha shtyllat e posaqerishtë funkcionimit të drejtësisë dhe zbatimi i ligjeve për të gjithë,ligjit i kapur nga politike e udhëheqëse e sajë,që,duke mosveprue në menyrë të ashpër dhë të vërtetë ndaj krimit të organizuar që eshtë evidenti,korrupcionit dhë izmave tjerë në dëmë të shtetit,na sollën Gjykatën Speciale,bile bile edhe më angazhimin e tyre,në rendë të parë të presidentit për tu tregue bashkëpunues në këtë drejtim që ta ndihmojnë qe mos të përfshihët në listën e të akuzuarvë për krime të rënda për qka ka akuza edhe punlike dhë njiherit,i nxanun pickë nga Serbia e cila sipas sjelljeve të presidentit,paska diqka që po e shantazhomë deri në maksimum.E,për këtë,po u dashka të humbë Kosova që të na shpetojë presidenti i kunderkosovës.

Presidenti,asnjihere nuk na bindi më ndonjë qëndrim të tijë stoik e burrëror në favor të shtetit të Kosovës por,gjithnji duke e sejellur shtetin në pozita inferiore deri në nënshtrim dhë poshtrim.

Deputetet,pozitë e opozitë,po e ceku për të satën here së më presidentin në krye të shtetit,nuk ka as përparim e as qkëputjë të terësishme nga Sëerbia sepse eshtë thellë i shantazhuar por,edhe i ndihmuar nga Kryeministri shqiptar ose ma mirë më thenë,kryeiniciator bashkë më Vuqiqin për gjoja korigjimin respektivishtë ndarjën e veriut,më pretendime së këta do të jene udhëheqësit kryesorë të ardhshëm të Ballkanit.Naivitet politik,apetite të paarritëshmë dhë shumë të rrezikshme për kombin shqiptar që nji ditë jo fortë largë të krijojnë një Konfederatë Ballkanike nën udhëhëqjën e Sëerbisë ose nji sistem gjoja rrotacioni sikur në ish Jugosllavi sa për ti plotësuar formalitetet si të barabartë në nji ngrehinë të tillë,por,gjithnji duke e harruar se shtetet sllave në genin e tyre e kanë tradhetinë,rrrenën dhë mosbesimin që ne sikur shqiptar shpejtë po e harrojmë tragjedinë që e kemi përjetuar më shekuj.

Prandajë,Serbia,si gjithmonë,ka nji strategji afatëgjate dhë më shprese se,më bashkëmendintar shkurtëpames dhë bashkëpunëtor sikur presidenti me Edi Ramën,ti realizojnë ëndërrat e tyre që po ju japin shpresë mu kata vullnetar më emra shqiptar.

Sa ma larg Serbisë,aq ma shumë shpresë për kombin shqiptar.Bashkimi i vertetë më deshirë dhë vullnet të nji kombi i ndare padrrjtesidhte ne dy shtete,më ekonomi të zhvilluar në bazë të potencialeve që i kemi në të dy anët e kufirit,më nji forcë ushtarake bashkëkohore të mirëpregatitur dhë të kompletur në aspektin kadrovik,teknikoushtarak,që më shprese mos të përdorët kurrë,por,pëderisa kufizohemi më shtete armike Greqi-Serbi më përkrahjën e Rusisë,kjo duhët të jetë logjikë,parim dhë përkushtim i nji Shqipërie etnike e cila më forcimin sajë ekonomik më potencialët egzistuese, eshtëe mundur.

Miqësia më Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhët të jetë e përhershme dhe stabile.Atyre,duhet tua bejmë me dije së kohrat kanë ndryeshuar për shqiptaret,prandajë,mos të na largohën me gjithe leshimet që i kemi ne zgjedhjen e udhëheqësve të por njigjvë është e sigurtë së asnji popull në rruzullin tokësor është më dashamirës dhë përkrahës i Shteteve të Bashkuara të Amerikvës.Mos na pshtetni për muri se nuk kemi ku të shkojmë përtej.

PS: Autori është anëtar i Bordit të Lobit shqiptaro Amerikan në SHBA.Mendimi është përsonal dhe njiherit nuk paraqet mendimin e subjektit qe i takonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat