Fansi i Cecës në UÇK dhe Këshilltari për padije i Kadri Veselit!

Opinione

Fansi i Cecës në UÇK dhe Këshilltari për padije i Kadri Veselit!

Nga: Kimete Berisha Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 20:42
Kimete Berisha

Valla ish bishë ky fansi i Cecës, prej majev' t'gishtav' deri n'maje t'kresë ma bizar se ky s'më ka ra rasti me pa.

I pagdhendun, po; barkun sa koshi po se po, por merakli, del publikisht n'televizor vakt e pa vakt, e jargitet seksualisht për pamjen e jashtme të grave të huaja, e aq më tepër të gruas së kriminelit Arkan, i cili u priu paramilitarëve në luftë kundër shqiptarëve.

S'po i vjen, se Ish dasht m'i ardh marre prej grave e fëmijëve që e ngojnë kah i lshon fjaltë si 'lopa-baglën', bile prej gruas t'vet ish dasht m'i ardh keq, se asnjë gruaje s'i vjen mirë me dëgju burrin e vetë kah tregon hapur se si e pëlqen një femër tjetër.

Plus mundet me kanë gjallë Arkani me të ni!

Jo pse është serbe e antishqiptare Ceca, por s'është kulturë m'u frustru për femra publikisht.

Se t'ish farë artisti, farë 'llepotani' Marlon Brando në ma t'mirën stinë, thotë njeri, a farë poeti me lu me fjalë, po s'ka faj ai.

Pastaj po çuditen pse kaq shumë shqiptarë i presin hastret arrestimet e tyre, gëzohen më shumë se serbët m'i pa n'quzë.

Se e kanë flliqë tokën e qiellin, ia kanë humb gjithçkahit kuptimin, lirisë, pavarësisë, luftës, shkollës, edukatës, qytetarisë, kangës e dashnisë...se ne përfaqësohemi sot e 20 vjet nga niveli më i ultë i shoqnisë, prandaj bota na përbuzin, ashtu siç të përbuzim ne ty.

Unë s'di me kë keni luftu, a çka ishit kanë ju kështu, veç ku-ku për atë popull që u mbet ti me folë për të.

Derisa folë fjalë miradije për Cecën, veç pse i ka pëlqy seksualisht 's'i ka pengu' as pse është gruaja e Arkanit (të cilin e ka xhelozu, në vend se me urrejt), kurse zgjedh fjalë shumë të kqija për një Zonjë të rëndë, veç pse është gruaja e Ibrahim Rugovës.

Ku me ditë sa herë e 'keni vra e gri me fjalë' nëpër 'repartet' e juaja Ibrahim Rugovën e jeni obsesionu aq shumë sa keni harru se s'mund të jeni as si hija e tij, ai ishte poet, i donte njerëzit e nuk i shante, nuk i ngacmonte dhe çdo padrejtësi ndaj tij e mbulonte me buzëqeshje.

Ishte i rrallë. 
Jetoi aq gjatë sa nuk e ngacmoi asnjë femër, as nuk del kush që thotë se iu vardis kujt apo se e keqpërdori autoritetin e tij, siç bëni shumica prej zyrtarëve të shtetit, me pare të shtetit 'katundaria' janë ba Kazanova, në mungesë të bukurisë së shpirtit.

Ndoshta ty ta kalon veç Blerand Stavileci.

Ka ndodhur më 28 Nëntor, këshilltari i Kadri Veselit, Blerand Stavileci e quajti Isa Boletinin-Robin Hud i shqiptarëve e kurrgjë-kërkujt, s'bën zë kush për gjithë këtë krahasim të pasaktë e banal.

Gjithkush kush ka qenë deri n'oborr t'shkollës ish dasht me ditë kush ka qenë Robin Hud, i cili i ka vjedh të pasurit për m'i ndihmu të varfërit, e çka ka lidhje Isa Boletini me hajna, kë e ka vjedh Isa Boletini, a ka krahasim ma t'smutë e ma ofendues se ky.

Nasimi është naiv, po Blerandi është i rrezikshëm me padijen e tij, të cilën Kadri Veseli e merr për dije.

P.S. Në vitin 1912, 'New York Times', në një artikull kushtuar Isa Boletinin e krahasoi me heroin William Tell, shkaku se Isa Boletini sikurse William Tell asnjëherë nuk ia ka huq shenjën.

Isa Boletini ishte William Telli shqiptar e jo Robin Hudi shqiptar, koko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat