Studentë demostrues , jemi me ju

Opinione

Studentë demostrues , jemi me ju

Nga: Asllan Bushati Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 23:53
Asllan Bushati

Por, para se të flasim direkt për  demostratat e studentëve  të këtij dhjetori, (të cilat dukshëm  ju ngjajnë  atyre të vitit 1990-të),  do të parashtrojmë  një tezë se: a ka gisht opozita në të gjitha ngjarjet  politike të kohëve të  fundit  në Shqipëri dhe nëse po sa  e përfshirë është ajo në drejtimin dhe nxitjen e tyre?

Për të patur një mendim më të qartë, më është dashur të ndjek disa portale, gazeta dhe  emisione televizive. Më është dashur tju telefonoj disa miqve në diasporë e në  trojet etnike, të bisedoj me disa  vatranë e miq të Vatrës duke i pyetur konkretisht se: a) A është kauz e qëndrueshme që opozita të mbështesë  mosshembjen e Teatrit Popullor, një godinë në degrading e sipër? Pothuaj të gjithë janë përgjigjur “jo”. Po nëse qeveria manipulon disa artistë dhe  prapa shembjes  së Teatrit ka një aferë korruptive disa milionëshe me grabitje teritori me 7-8 kulla shumkatëshe? Të gjitha përgjigjet ishin “po është kauz”.

b) A është kauz e qëndrueshme që opozita të mbështes mos prishjen e disa ndërtimeve (me dhe paleje) në gjurmën e miratuar të unazës së re të Tiranës nga Sheshi “Shqiponja” e deri tek pallati me shigjeta e më gjërë? Përgjigja është “jo”. Po në se prapa këtij segmenti fshihet një aferë korruptive disa milionëshe me dokumenta të falsifikuara (pa marrë para syshë se qeveria po mashtron disa individë të vecantë)? Përgjigja është: ja vlen të këthehet në kauz.

c) Për” Rrugën e Kombit” qeveria vendosi taksë dhe opozita mbështeti protestat e qytetarëve  të  Prefekturës së Kuksit. Ndërkohë qeveria uli taksën e kuksianeve , por e la në fuqi taksën  për të tjerët dhe shqiptarët e Kosovës . Përgjigja është : kjo është kauz e lënë përgjysëm nga opozita.

d) Ish Presidenti dhe ish Kryeministri i Shqipërisë Zoti  Sali Berisha ju bëri thirrje të hapur gjithë shqiptarëve të cohen në këmbë deri në mosbindje civile për largimin nga skena politike të Qeverisë Rama se po e shkatërron cdo gjë  të mirë në këtë vend dhe se me të  nuk mund të shkohet në asnjë lloji  zgjedhje? Opozita nuk u shpreh në të njejtën formë si Zoti Berisha, por gjithsisht i ftoi shqiptarët në disa forma e mënyra  të kuptojnë realitetin dhe të reagojnë. Edhe kjo pranohet si opsion kauz vepruese e  opozitës

e) Qeveria e Edi Ramës do të mbahet mend gjatë  për: kriminalizimin e shumë hallkave qeverisëse, kanabizimi, degradimin  e jetës ekonomiko-shoqërore, varfërimin  e tejskajshëm të pjesës më të madhe të popullatës , mbështetjen  e një grupi oligarkësh dhe  korrupsionin, mos hapja e vendeve të reja të punës, vjedhje qindra milionëshe me të ashtuquajturin partneritet publik privat(PPP) , mashtrimin  me temën e bashkimit kombëtar duke e larguar vemendjen nga problemet e mprehta të kohës dhe me deklaratën se:”unë do të largohem kur të dua unë dhe jo kur të doni ju”, janë sejcila kauz jo vetëm për opozitën por edhe për shoqërinë civile e mbi të gjitha edhe për një “dhjetor të dytë të lëvizjes studentore”.

Tani le të shikojmë lëvizjen studentore të këtyre ditëve nga disa kënde shikimi. Fillimisht të kujtojmë tam-tamet e trumpetuar gjatë  se Qeveria e Edi Ramës ka ndërmarrë disa reformat të  rëndësishme në shkallë vendi si : shtetbërja, administrativja, e sistemit drejtësisë, shëndetësi falas, arsimi etj. Në të vërtetë asnjera nuk ka qenë as e plotë, as e mirëmenduar dhe akoma më keq e përfunduar.

Vecanërisht ajo e arsimit e para një viti e gjysëm  e pasuruar me një të ashtuquajtur VKM ,shërbeu   madje si shtysë që studentët të dilnin në sheshe (jo vetëm për VKM-në, por me kërkesa politike në rritje)  dhe ti thonin Qeverisë Rama-zbythu. Kjo na solli në fokus dhjetorin e 1990-ës ku fillimisht studentët parashtruan kërkesa ekonomike, për drita ujë etj dhe më pas kërkesa për ndryshim të regjimit të cilën e realizuan.

Duke e parë situatën të rrezikëshme e në zhvillim, Qeveria u tërhoq nga një pjesë e VKM-së dhe i ftoi studentët të zgjedhin një përfaqësi për të biseduar (në fakt për ti mashtruar). Studentët nuk pranuan ofertën mashtruese ,por thanë:”hajdeni ju në shesh e të bisedojmë”duke patur një kujtesë të keqe me hilet e dikurëshme të Ramiz Alisë.

Kjo tregoi se midis Qeverisë dhe studentëve ka  krizë besimi, por  pse jo edhe përfaqësimi që mund të manipulohej nga Edi Rama. Sepse ky i fundit, është  mjeshtër i manipulimit dhe  është sjellë herë si patriark e herë si shërbëtor, herë si perandor e herë si rob lufte, herë si mbret e herë si klloun, herë si arrogant e herë si i përulur. Në mendjen e tij ka mbizotruar mendimi se shqiptarët nuk kanë shpirt protestues, por kanë shpirt largimi nga ky vend. Kështu reagimi i studentëve ka qenë  për të dhe qeverinë e tij ,ndoshta i papritur dhe i pamenduar për fuqinë që ajo mbart.

Edi Rama me klanin e tij, fillimisht e ka marrë si  të lehtë lëvizjen studentore, por kur ajo shpërtheu në të gjitha universitetet dhe se kur u tha se   nesër është premtuar se studentëve do tju bashkangjiten edhe prindërit e tyre , situate u bë  komplekse dhe tronditëse. Më pas u tha se do të ngihen në protesta mjekët dhe infermjerët, pas tyre biznesi i vogël dhe pak më pas edhe  të punësuarit në bujqësi e blegtori etj, atëherë Edi Rama gjej vrimë ku të futesh.

E thënë me fjalë të tjera ti Edi Rama i ke fajet vetë, se u shkatërrove cilësinë e jetës shqiptarëve, e përdore pronën dhe parat publike për  qefet e tua dhe të klanit që të rrethon. U premtove shqiptarëve shendetësi falas dhe i mashtrove madje dhe i sëmure me ilace të skaduara nga depozitat fundërrina  të shteteve të tjera. E shkatërrove arsimin, policinë, prokurorinë, gjykatat duke e këthyer vendin në një katraueë, me nivelin më të ulët të jetesës në Europë. Para pesë vitesh një familje normale blinte dy kilogramë mish në javë,  kurse sot ajo blenë 200 gramë. Një rrobaqepës priste veshje të reja të stileve të ndryshme, sot bënë vetëm arnime. Pse, vetëm nga varfëria dhe keq qeverisja.

Të gjitha këto kanë ardhur se Ju dhe qeveritarët tuaj Zoti Rama, keni vjedhur e vazhdoni ta vjedhni këtë popull. Individi ndjehet i trembur,i vetmuar dhe i shantazhuar  nga ju dhe nga fakti se nuk ka institucione drejtësie që ti mbrojë. Por diaspora nuk ka frikë tju a përplasi këto në fytyrë.

Protestat e studentëve  kanë si synim goditjen e korrupsionit dhe keq qeverisjen, mashtrimin e neopotizmin, ndryshimin e mentalitetit primitiv te qeverisjes se unë jam zot e bëj ctë më dojë qejfi. Ky është fillimi që sa do që  të manipulohet nuk do të ndalet.

Dhe së fundi protestat nuk kanë cfaqur liderët e tyre. Nga ky këndshikimi na lihet hapsira të hamendësojmë se a është opozita pas tyre  apo liderë të rinj janë në formim e sipër. Në formë duket  sikur  opozita   është e mënjanuar si të gjitha partitë e tjera , kurse në brendi me siguri qe ajo po gjeneron energji per zhvillime të mëtutjeshme.

Kjo qeveri ka bërë shumë ”zollume” duke shkelur mbi interest kombëtare e publike. Prandaj shtyrja e saj drejt theqafjes nga studentët, minatorët, naftëtarët. infermjerët, biznesi i vogël etj, do ti bëjë mirë të sotmes dhe së ardhmes së Shqipërisë. Kjo qeveri nuk ka mjete monetare për të bërë asgjë, prandaj mos u mashtroni të nderuar student dhe qytetarë të Shqipërisë. Përpara dhe vetëm përpara. Keni edhe gjithë mbështetjen e diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat