Atdheu po jepte shpirt, studentët e Tiranës po ripërtërijnë Shqipërinë

Opinione

Atdheu po jepte shpirt, studentët e Tiranës po ripërtërijnë Shqipërinë

Nga: Spartak Ngjela Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 21:54
Spartak Ngjela

Studentët e Tiranës po ripërtërijnë Shqipërinë.

Ishte koha kur atdheu po jepte shpirt. Por koha solli më në fund një heroikë moderne dhe qytetëruese me anë të rinisë së vet studentore.

Është thirrje e fuqishme kundër varfërisë së imponuar shqiptare dhe kërkesë e vendosur për reformimin e universitetit publik shqiptar.

Studenti shqiptar sakrifikon varfërinë ekstreme të familjes së tij, për të marrë antidije – thjesht asgjë që t’i garantojë të ardhmen.

E di kryeministri shqiptar këtë?

As që i intereson, ai e ka ditur veten absolut. Tani, nga rinia shqiptare pritet t’i shqyhen brekushet me të cilat është tallur me varfërinë e shqiptarëve.

Ky është caku ku duhet të ndryshojë koha: nga shëmtimi antishqiptar në një Shqipëri moderne pa korrupsion, me mirëqënie dhe drejtësi.

Sot…nuk po ka më kryeministër, dhe as opozitë. Opozitës, studentati shqiptare i tregoi përbuzjen, kurse kryeministrit të trembur

Po i tregon forcën.

Kjo është një ripërtëritje historike e Shqipërisë me anë të modernitetit rinor: përbuzje për vjtërsirat e korruptuara, dhe fuqi dhe këmbëngulje kundrejt korrupsionit aktual.

Është çasti historik i rikrijimin të profilit shqiptar. Shqipëria është sot një shoqëri pa profil të përcaktuar sepse ky profil i është dhunuar nga varfëria e imponuar.

Studentët do krijojnë këto ditë profilin real të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Profilin anti korrupsion.

Ripërtëritja moderne e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është shpenzim i madh për të krijuar dijen moderne në Shqipëri.
Shkencën dhe prodhimin e mallrave.

Kulturën dhe drejtësinë. Kjo protestë po të shkojë deri në fund, do hapë realisht autostradën shqiptare drejt mirëqenies shoqërore dhe progresit nëpërmjet dijes dhe mendimit shkencor modern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat