Nje thirrje për Unionin e Studentëve Mbarëshqiptarë! - Bota Sot
Nje thirrje për Unionin e Studentëve Mbarëshqiptarë!

Opinione

Nje thirrje për Unionin e Studentëve Mbarëshqiptarë!

Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 14:38
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Të dashur studentë, kudo që jeni, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Diasporë!

Studentët e Shqipërisë kanë nisur një protestë për një kauzë të madhe! Ata duan që Shqipëria dhe shqiptarët të fillojnë të jetojnë në epokën e tyre! Ata duan që brezi im dhe brezi akoma më i ri se unë të tërhiqen dhe fatet e kombit tonë t’i marrin të rinjtë! Ata duan të kthejnë shpresën te shqiptarët për këtë vend e të ardhmen e tij! Ata protestojnë për dinjitet dhe integritet njerëzor e nacional!

Kjo protëstë masive dhe kaq entusiazte ka bërë krenar çdo shqiptar! Kjo protëstë do t’i japë fund tranzicionit në Shqipëri, do t’i japë goditjen përfundimtare krimit dhe korrupsionit si dhe politikës e qeverisjes së kriminalizuar e të korruptuar! Me këtë goditja Shqipëria dhe kombi shqiptar asocohen përfundimisht në zonën e vlerave perendimore! Kjo do të jetë arritja më e madhe e kësaj lëvizjeje të fuqishme!

Por më lejoni ju lutem t’ju bëj një kërkesë: Studentët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë kanë nevojë për përkrahjen tuaj! Derisa ne jemi të të njëjtit gjaku e gjuhe, ju lutem filloni lëvizjen tuaj në mbështetje të studentëve të Shqipërisë. Nesër këta do të jenë në mbështetjen totale tuajën, nëse do të jetë nevoja për këtë.

Paraprakisht shpallni një ditë në javën e ardhshme që të vini të gjithë në Tiranë e të solidarizoheni me studentët tanë. Le të ndjehet krenar me ju çdo shqiptar e çdo familje shqiptare! Le t’i tregoni botës së ne jemi bashkë kur është fjala për të ardhmen e kombit tonë! Le të japim mesazhin e fuqishëm se Europa është në trojet tona dhe ne jetojmë në trojet e Europës!

Vetëm të bashkuar ju rinia e vendit tim mund ta mundni dhe mposhtni tiraninë e krimit ordiner e të krimit politik! Vetëm të bashkuar mund t’ia ktheni dinjitetin vendit e kombit tonë! Jepni mbështetje praktike vëllezërve tuaj të një gjaku e gjuhe e të të njëjtit auditor universitetesh!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...