Pranvera Arabe po vjen në Dimrin Shqiptar

Opinione

Pranvera Arabe po vjen në Dimrin Shqiptar

Nga: Jurgen Vladi Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 17:41
Protesta

Ju patjetër që keni dëgjuar për “pranverën arabe” para disa vitesh. Shtete si Tunizia, Libia, Egjypti, etj u përfshinë në revolucione përmbysës të pushtetit.: Po e cilësoj përmbysen pushtetit in jo sistemin. Por pavarësisht se arabet arritën ta shkruajnë historinë duke rrezuar regjime që kishin ngulur rrënje me pushtetin e tyre prej 40 – 50 vjetësh , prap se prape ngelen aty ku ishin.

– Arabet janë klane, fise, grupime, që kanë themeluar shëtitin e tyre në basë të kufijve që kanë pas vendosur pushtuesit e tyre, për sundim. .Pra kufijtë ishin të përcaktuar nga kolonizatorët , kolonizatorët sunduan deri në atë pikë që ju interesonte dhe jua dhanë lirinë popujve arabike të nënshkruar në tavoline ( këtu përjashtoj Algjerianet) . Largimi i kolonizatorëve u zëvendësua me shërbyesit dhe të besuarit e tyre.. Popujt u kënaqen se fituan lirinë dhe do tëndërtonin shtetin dhe të gëzonin të drejtën me të plotë që gëzojnë një qytetar në një demokraci .

– Koha tregoj të kundërtën pasuesit në pushtet ndërtuan piramidën e tyre shtetërore ,si Kadafi, Mubaraku ,ect sa shkëputen veten dhe kasën e tyre komplet nga populli. Atyre ju dukej se edhe bota rrotullohet rreth shamisë së kokës së tyre. Bëjnë lloj pazaresh dhe përuleshin me ndërkombëtaret, arritën të financonin Partia të caktuara ku të bënin ndryshime në politiken perëndimore ( rasti Sarkozi). Miqësia Kadafi Berluskoni ishte një tjetër shfaqje teatrale ndërkombëtare, apo pushtet e tjera ku kishin preferencat e veta …

– Koha e këtyre pushtete u shujt krejt pa pritur si një rrufe kur bie dhe djeg gjithçka . Mjaftoj një incident i vogël të një tregtari Tunisian me kasën në pushtet që shkaktoj revoltën shkëndijë . Kasa e pushtetit dhe udhëheqësit e tyre nuk ju shkonte nderment se sovrani popull do ti largonte nga fronti , Pasi ata gjithmonë shikonin jashëtoksoret ( ndërkombëtaret sidomos amerikanet ) si faktor qe ju rrezikojnë pushtetin këtyre vendeve .

– Pushtetarët përgatiten fëmijët e tyre në shkolla perëndimore, patjetër që varej nga kapaciteti i tyre për suksesi i shkollës nuk ishte përcaktues pasi karrierën e tyre e kishin të garantuar.( kam në disa klasa në NYU,sekretaren e konsullatës Egjyptiane ku pas një viti u emërua ambasadore në një shtet tjetër niveli i saj ishte mediokër lidhje me pushtetin shumë e fort).

Protestat po vazhdojnë në Ballkan. Në Greqi përkujtojnë vrasjen para 10 vjetëve të studentit nga policia, ndërkohë nuk i dihet niveli i dallgës se protestave, pasi pushteti i të djathtëve ( Neo Demokraci) dhe i të majtëve ( Pasok ) pas ciklit të gjate të rrotacione të pushtetit u zëvendësua nga një Partie e re ( Syriza) dhe popullit e përmbysi rrotacionin e tyre. Kështu që Pranvera Arabe nuk mund të ndodh ke vëllezërit e tyre grek.

– Ndërkohe në Serbi kemi protesta pas dhunës së ushtruar ndaj opozitës . Por populli këtu dhe sistemi pushtetar është i lidhur pasi ia kanë friken njeri tjetrit. Gjendja ekonomike e popullit nuk është në një nivel për tu dëshiruar , pasi Ruset , EU, dhe shtet e fuqishme Arabe kane investuar ne Serbi .Niveli i jetese është standard tjetër. Pushteti këtu rrotullohet në bazë të lojës së nacionalizmit .Pra edhe këtu nuk shikoj Pranverë Arabe por vetëm investim dhe bashkëpunim Arab .

Në Shqipëri protestat nisin me të ftohtin si gjethojnë se vetëm atëherë ju bjënë ndërmend se jetojnë në një shtet që nuk bëjnë asgjë për qytetarin – Dhe ftohti është matësi i nivelit të jetës ( pa ngrohje ,pa ujë ,pa drita ,) ndoshta ndonjëra është e përmisuar. Kushtet e konvikteve të studenteve është për tu dëshiruar por një shkëndijë e vogël ( $ 6 për pagese shtese për nxënës me provime të përsëritura ) shkaktoj indinjatë dhe solli studenten në protestë. Ndërkohe ka patur protesta të banorëve që do tju shemben shtëpitë por kjo protestë e kontrolluar. Protesta e studenteve më duket se po del jashtë kontrollit dhe kushtet për Arab Spring Shqipëria i plotësojnë e tejkalojnë. Po ti analizosh të gjithë faktoret dhe historinë përputhen. Në Shqipëri Shteti vazhdojnë të udhëhiqet nga njerëz që kanë lidhje me boten e jashtme korruptive . Ashtu siç fushata e Sarkozit .KM Shqiptar blejnë dy bileta me çmime stratosferike për të ndihmuar në fushatën presidenciale amerikane.Tani kanë plasur ofertat, kompanitë piramidale nga kompanitë ofshore .

-Ndërkohë niveli edukative i qeverise është meë i ulëti që ka pasur historikisht në 106 vjet histori. Kjo vjen edhe nga rënia totale e sistemit arsimore, ku në emër të reformave po bëjnë po bëjnë vetëm shkatërrimin e sistemit.

– Ndërkohë vete pushtetarët i edukojnë fëmijët e tyre dhe i përgatisin në rrotacionin qeveritar. Ndërsa rinia Shqiptare është e përqendruar tek Juridiku,dalja profesionale ka qene ajo e shërbimit të restoranteve ( sidomos kamarier.Z/v i një pjesë të drejtuesve të shtetit nga rinia shqiptare nuk bëhet .( Gjithka është loja e Nepotizmit * njohja*.

.Rinia shqiptare nuk arrijnë të kthehet në forcë prodhuese ( pasi në Shqipëri vetëm artisanale ka ).Pra rinia shqiptare është kthyer në forcë e punës së zezë të vendeve perëndimore . E ardhmja e tyre është skllavëria e botës moderne, jo vendi i tyre.

Pushteti rrotacional është shkëputur nga populli. Popullin e kanë përgjysmuar, gjysma brenda gjysma në emigracion. Pjesa që është brenda është komplet konfliktuale dhe burimi i krimeve të mbjellura nga Pushtetarët. Ata po qeverisin duke përçarë e kontrolloj ..

N.q.s. se protesta ju del jashtë kontrollit tani është koha e pushtetarëve për Emigracion.

Pranvera Arabe po vjen në Dimrin Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat