Letër e hapur Kryesisë qendrore të LDK -së

Opinione

Letër e hapur Kryesisë qendrore të LDK -së

Izet Abdyli Nga Izet Abdyli Më 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:45
Kryesia e LDK-së

Duke kursyer kryetarin Isa Mustafa për hir të gjendjes së tij shëndetësore, po iu drejtohem si Kryesi e LDK-së me këtë letër të hapur, me të cilën u bëjë me dije se Dega e LDK -së në Drenas po shkon drejt shuarjes.

Duke qenë në strukturat udhëheqëse të kësaj dege që nga themelimi, e duke ndier një përgjegjësi edhe ndaj elektoratit besnik i cili qoftë në rrethanat e paraluftës kur represioni serb ishte në kulminacion por edhe pas luftës kur po ashtu nuk ishte e lehtë të ishe veprimtar i LDK-së, nuk u luhat në përcaktimet e veta e ndiej të nevojshme të ua përkujtojë nëse nuk e dini se:

1. A e dini që nga zgjedhjet e datës 9 maj 2015 nuk është mbajtur asnjë takim deri më sot me kryetarë të Nëndegëve.

2. A e dini që nga zgjedhjet e fundit lokale në tetor 2017 nuk është mbajtur asnjë takim me Kryesinë e Degës.

3. A e dini që nga data 9 gusht e vitit 2017 kam dhënë dorëheqje të parevokuar si anëtar i Kryesisë së Degës (Kjo është bërë publike në media e portale)

4. A e dini se Bedri Nika kryetar i Degës së LDK-së në Drenas në zgjedhjet e fundit lokale ka bërë shpenzime marramendëse. afro 10.000 euro të cilat janë tërhequr me përmbarues nga llogaria bankare e LDK-së në qendër.

5. A e dini se këto shpenzime  shumica janë shfrytëzuar nga familjarët e Bedriut, ngase Kryesia Degës nuk e ka mbështetur kandidaturën e tij për Kryetar Komune dhe bartës të listës. 

6. A e dini  se në zgjedhjet e fundit lokale ai është ranguar i fundit nga kandidatët për kryetar të Drenasit duke marr vetëm 430 vota apo gati tri herë më pak se ish kryetari i degës Izet Abdyli i cili në zgjedhjet e vitit 2013 kishte 1160 vota.

7. A e dini se Kryesia e Degës kishte pakënaqësi të shumta  me kryetarin e Degës dhe kishte thirrur para zgjedhjeve një Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij por pas intervenimit të Kryesisë Qendrore ishin mjaftuar me kritika duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe refuzim të raportimit financiar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.

8. A e dini se  Z. Nika nuk e ka mbështetjen e Kryesisë së Degës.

9. A e dini se një grup i caktuar nga Kryesia e Degës disa herë ka tentuar të kontaktoi me ju për problemet në Degë dhe keni hezituar ta pranoni.

10. A e dini se jeni bashkëfajtor për shuarjen e degës së LDK-së në Drenas.

Këto që i shkrova më sipër mbase janë vetëm 20 përqindëshi i asaj që është dashur të shkruhet, por e ndjeva si obligim moral edhe ndaj veprimtarëve të devotshëm të LDK-së si anëtar të Kryesisë së Degës që përkundër kërcënimeve dhe rrezikimit të jetës së tyre pas lufte nuk e ndalen aktivitetin politik.
Dua të ua përkujtoj këtu:

- Magjistër Sinan Gashi u rrah për vdekje dhe si pasojë humbi njërin sy.

- Metë Nuhaj jo vetëm i rrahur për vdekje po iu dogj edhe shtëpia.

-Xhemajl Bajrami i rrahur po ashtu për vdekje me pasoja të stresit tërë jetën.

- Iljaz Dobra i rrahur për vdekje në prani të nxënësve.

- E sa të tjerë kryetarë nëndegësh e veprimtarë të devotshëm u kërcënuan.

P.s. Nëse nuk ndërmerrni ndonjë veprim konkret jo për hir timin po të elektoratit të LDK-së në Drenas, këtë letër do t'a bëj publike për media.

Izet Abdyli

Veprimtar i Degës së LDK-së në Drenas nga themelimi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat