Klasa e vdekur në Tiranë!

Opinione

Klasa e vdekur në Tiranë!

Nga: Kimete Berisha Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:20
Kimete Berisha

Nanat tona tash me tepsija tuj avullu ju kishin bashkangjitë protestës. Gjallë me shpirt pa dalë me shtru' bukën nuk e kishin lënë.

Veç nanave, edhe qebaptoret e burektoret janë shquar gjithmonë për solidaritet me protestuesit.

Tuj e përcjell Live gjithë ditën protestën e studentëve në Tiranë, m'u kujtu fëmijëria që na ka shku posht', veç tuj protestu, si fëmijë në shkollë fillore na ka nis zullumi.

Kemi hjek. Thonë se është gjynah m'i numëru vuajtjet, por s'po bën pa u bë emocional, duhet m'i kujtu hjektë tona, qysh jemi rritë në frikë, në varfëri e në luftë, kurrë pa u kënaq, pa e jetu jetën normal, krejt kujtimet tona lidhen me Lirinë dhe me politikën.

Si fëmijë e dinim kush është edhe kryetar i Indisë, le ma politikën e armikut përmendsh, se kur nisnin lajmet, ja nisnin edhe t'mdhejt me 'shuj, shuj' pa folë kurrkush prej fëmijëve, derisa u kryjshin lajmet na shuj, ata 'shuj, shuj', t'shkretit prej tutës që po ju ikë naj lajm ju shkojke britmë 'shuj shuj' pa fol na hiç, aq kohë e rrezikshme ka qenë.

Po i shoh protestuesit e Tiranës sot gjithë ditën në këmbë, e po më kujtohet protestat tona, një herë në një protestë u afru një burrë (vorri tyrbe ju bëftë) me një traktor dhe na dha lakna, na i gjujke nja nga nja prej traktori, mbane shpirtin me to, thoshte. Nuk ju bëjshim behane laknave, çfarë behane, veç qysh me pshtu.

E tash, 
Tash i shikojmë me qetësi ndytësirat se si na e nxijnë jetën, se si na e vjedhin dheun nën këmbë
dhe siç ka thënë Bekim Fehmiu në 'amanetin e tij të huazuar'
'As nuk kemi vullnet, as nuk kemi forcë t'u hakmerremi'.

I shohim komandantat kah i merr Specialja, zemra vërr s'na bën, sepse, që thashë, janë të pasur, shumë, shumë të pasur, e qysh u bën të pasur, përveç duke vjedhë e uzurpu.

Ne mendojmë se heronjtë janë vrarë në luftë dhe shumë komandantë që thonë se 
e çliruan Kosovën, e shfrytëzuan Kosovën deri në asht.

Si ai burri që e shpëton vajzën nga një përdhunues, për ta përdhunuar vetë.

Protestat gjithmonë i bëjnë varfanjakët.

M'u mbyt n'legen kush flet sot kundër krimit e korrupcionit.
Monika Principata fol kundër korrupcionit, gojëmadhja milionere që bukë se ka ngi barkun para se me ja nis me vjedh bashkë me burrin e saj. Veç ish-xhemperat e saj ish dasht me qenë objekt studimi, aq e varfër që kish qenë, edhe shishkat e flokëve me sahan i ka pre.

I sheh fëmijët e politikanëve e gazetarëve hajna të Shqipërisë tuj studiu nëpër Evropë. Ata nuk protestojnē, se s'kanë arsye.

Jo veç Edi Rama, që i ka shitur drutë, të gjithë politikanët dhe gazetarët e njohur në Shqipëri janë më 'hajna' se Edi Rama.

Shqipërisë i janë plakur e vjetëruar politikanët e gazetarët hajna. 
Aty s'ka politikanë e gazetarë të njohur të pakorruptuar. 
Të gjithëve u ka dalë boja. Se gjen një politikan normal që s'është i lidhur me korrupcionin, që ka thënë biznismeni miliarder Mo Ibrahim, mbas çdo politikani të korruptuar fshihen nja 10-20 biznismenë të korruptuar.

Është turp të jesh sot politikan e gazetar i njohur në Shqipëri.

P.S. Derisa në Shqipëri nuk ekziston asnjë politikan i varfër e që nuk i është përmend emri për korrupcion, në Kosovë askush mos qoftë, bile Albin Kurti është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat