A duhet Kosova ta njohë shtetin e Serbisë - Bota Sot
A duhet Kosova ta njohë shtetin e Serbisë

Opinione

A duhet Kosova ta njohë shtetin e Serbisë

Nga: Artan Haziri Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 22:23
Artan Haziri

Kosova nga sot duhet të veprojë ndryshe , karshi Serbisë. Sot ne kemi  marrë kuptmin e një shteti funksional. Nga sot fillojmë ngadalë të forcohemi dhe ushtria jonë të armatoset dhe ti ruajme kufit dhe brendësin tonë.

Edhe femijët kanë filluar ti gëzohen këtij momenti historike.

Nga neser është mirë që shteti i Kosovës ta kushtëzoje Serbinë me njohje , dhe mos ta njohë shtetin e tyre , deri në njohjen e dyanshme.

Historia na mësoi se si të sillemi me miqë dhe armiqë

Nuk duhet këtë rast t'a humbim dhe tani kur veq pritet momenti historike, të mbahen premtimet, 100 % ndaj produkteve serbe dhe mosnjohja e shtetit Serbë.

Duhet mbajtur kontaktet e vqzhdueshme me miqte ndërkombëtar, ShBA-te, dhe shtetet e Bashkimit Europian. Duhet të ruhet miqësia, sidomos me SHBA-te, se ndryshe ne nuk do mundemi të bëjmë asgjë.

Vetëm ShBA-te, ishin të vendosura, se ndryshe ne nuk do të mundemi asnjeher të formojm asgjë.

Qeveria nga neser, duhet të sillet si shtetë i barabartë në qdo aspektë.

Duhet qeveria kësaj radhe të  jet e vendosur dhe të mos dorëzohet me asnjë qmim. Serbinë mos ta njohe si shtete dhe asnjë marrëveshje më të mos e zbatoje deri në njohjen reciproke të shtetësis.

Tani token tone e ruan ushtria jonë dhe kufijtë ruhen nga  ushtria e Kosoves. Kjo është ngjarja kryesore nga pavarsia e këndej.

Ushtria, është edhe një garantues më i lartë i investimeve të huaja direkte dhe indirekte. Deri tani, kemi qen në një pozitë te palakmueshme dhe të dobët. Tani kemi mundësi edhe të ndyshojme normat e investimeve me anë të krijimit të një sigurie më të madhe te investitoret e huaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...