Ja pse Serbinë e tmerron ushtria e Kosovës - Bota Sot
Ja pse Serbinë e tmerron ushtria e Kosovës

Opinione

Ja pse Serbinë e tmerron ushtria e Kosovës

Skënder S.Kapiti Nga Skënder S.Kapiti Më 15 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Pjesëtarë të FSK-së

Shqiptarët në Kosovë festuan me 14 Dhjetor 2018 Formimin e Ushtrisë së Kosovës. Kjo u kremtua si festë kombëtare pasi tashmë Shteti i Kosovës ka të zyrtarizuar Ushtrinë e vet kombëtare, e cila është garantuesja e sigurisë dhe e integritetit të Shtetit të Kosovës. Ushtria është “mbi politikën”  dhe nuk i shërben interesave partiake por atyre kombëtare.Tashmë shteti Shqiptar  i Kosovës ka Ushtrinë e vet  si besniken më të  madhe të kombit ngritur mbi traditat kombëtare  dhe më patriotike të sakrificave dhe të atdhedashurisë shqiptare.

Ky realitet ,formimi i Ushtrisë së Kosovës për Serbinë është e papranueshme dhe është bërë për të alarmante dhe shqetësim i madh. Po përse ky fakt ,pra formimi i Ushtrisë kosovare e tmerron Serbinë? Kjo për disa arësye:

Së pari: Shteti kriminal ,shovinist e genocidist serb është ngritur mbi trojet shqiptare. Kosova u pushtua nga Serbia në vitin 1912, vetëm falë ndihmës  dhe mbështetjes  së madhe politike, diplomatike, financiare, fetare  dhe ushtarake  nga Rusia dhe nga Fuqitë e Europës.

Së dyti: për Kosovën e cila mbeti jasht Shqipërisë , kjo u mundësua vetem në sajë të pazareve të ndyra dhe të interesave të fuqive të mëdha europiane të cilat bënë coptimin e trojeve shqiptare. Nëse ngjarjet do të kishin rrjedhur në mënyrë të tillë që të përballeshin me luftë shqiptarët e Kosovës  vetëm me Serbinë , kurrë Serbia nuk do ta kishte pushtuar e vetme Kosovën.

Së treti: Serbia kurrë nuk mundi që ta nënshtrojë, as ta pastrojë etnikisht Kosovën pavarësisht metodave më barbare dhe më kriminale e genocidiste që përdori ajo për asgjësimin e substancës shqiptare në Kosovë. Pra Serbia, pavarësisht  mbeshtetjes ruso-europiane  si dhe të arsenalit shumë të fuqishëm shtetëror, propagandistik, politik, diplomatik dhe sidomos ushtarak që ka pasur në dispozicion, ajo  kurrë nuk mundi që ta mposhtë  rezistencën mbinjerëzore dhe qëndresën heroike si politike e paqësore por sidomos kurrë nuk e mposhti  shpirtin patriotik e luftarak  dhe as rezistencën e armatosur  të kosovarëve për liri, për të drejta kombëtare dhe as  aspiratën e tyre për Bashkimin me Shqipërinë.

Këtë Serbia e provoi edhe në Luftën e fundit në Kosovë në vitet 1998-1999,në përballje më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Së katërti: Serbia duke ia njohur shumë mirë karakterin,krenarinë dhe shpirtin patriotik e kombëtar të shqiptarëve të Kosovës, duke ua njohur atyre trimërinë,guximin dhe gadishmërinë për të sakrifikuar gjithçka për kombin dhe për krenarinë kombëtare, fakti se tashmë  shqiptarët  e Kosovës  kanë Shtetin dhe ushtrinë e tyre kombëtare, këtë Serbia tani e shikon si kërcënim të madh për sigurinë e vet, të shtetit të vet si dhe asgjësimin përfundimisht të asaj se Serbia  kurrë nuk do të jetë  më faktor kryesor ushtarak në Ballkan, dhe as nuk do të guxojë më që t’i hyjë ndonjë aventure agresioni jo vetëm kundër Kosovës por as kundër ndonjë shteti tjetër në Ballkan.

Së pesti: Serbia tashmë i trëmbet Kosovës, Ushtrisë së saj pasi ajo e di mirë se ushtria serbe nëse ndërmerr ndonjë aventurë kundër Kosovës, Serbia nuk do të përballet më si dikur me popullin e paarmatosur , me civilët apo me rezistencë paqësore por do të përballet me një ushtri luftarake dhe moderne dhe se lufta dhe konflikti nuk do të zhvillohet vetëm në territorin e Kosovës ,por Serbia do të mendohet shumë se  lufta  tashmë do të zhvillohet edhe brënda  kufijve të Serbisë, dhe nga vënd pushtues  Serbia do të rrezikohej të bëhej vënd i pushtuar. Pra një provokim ose agresion i mundshëm i Serbisë mbi Kosovën do të kthehej  në një kërcënim për vetë Serbinë.

Së gjashti: Serbia i trëmbet shumë Ushtrisë së Kosovës pasi ajo tashmë e di shumë mirë se Ushtria kosovare ka si aleat strategjik forcat e armatosura të Superfuqisë më të fortë ushtarakisht në Botë që është Ushtria amerikane, dhe tashmë dihet se ishin SHBA-të përkrahësja dhe mbështetësja kryesore që bëri të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri Kombëtare. Dhe po SHBA është ajo e cila do ta stërvisë dhe trajnojë Ushtrinë e Kosovës si dhe do ta furnizojë, ndihmojë dhe do ta pajisë atë  me armatimin më modern.

Së  shtati: Me formimin e Ushtrisë  së  Kosovës i hapet rruga antarësimit të  Kosovës në  NATO, në  organizatën më  të  fuqishme ushtarake në  Botë , lider i  së  cilës janë  SHBA-të  ato të  cilët janë  përkrahësit kryesorë  të  formimit të  Ushtrisë  së  Kosovës. Pra edhe ky fakt e ka demoralizuar shumë  Serbinë , dhe të  gjitha këto ia deshtojnë  të  gjitha përpjekjet e Serbisë  për të  bllokuar njohjet nderkombëtare Kosovës, ia shkatërrojnë  asaj  endrrat  dhe shpresat për të  penguar antarësimin e Kosovës në   edhe në  OKB dhe në  BE.

 Së teti:Formimi i Ushtrisë  së  Kosovës siguron dhe garanton sovranitetin e Shtetit të  Kosovës, sigurinë dhe pacënueshmërinë e territorit të saj, garanton mbrojtjen e Kosovës nga ndonjë  agresion i mundshëm, pra me formimin e Ushtrisë,  tashmë  Kosova ka   instrumentin më  të  fuqishëm dhe më  kryesorin, atë  të  mbrojtjes luftarake te Shtetit kosovar si dhe faktin tjetër edhe atë  shumë  të  rëndësishëm që  është  ai se Ushtria kosovare është  edhe garantuese e rendit publik, politik dhe të  stabilitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...