A duhet të na mbetet hatri në reagimet e EU?!

Opinione

A duhet të na mbetet hatri në reagimet e EU?!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:54
Federica Mogherini

Shqiptarët mundohen të punojnë në kryerjen e obligime që i marrin ndaj EU dhe institucioneve ndërkombëtare, po shpesh dhe shumë shpejt zhgënjehen me ta, kur punët nuk shkojnë ashtu siq paramendohet. Ne kemi rastin më të mirë të Turqisë dhe përpjekjet e saj për t`u anëtarësuar në EU. Këto përpjekje dhe synime të saj shkuan aq larg sa u zhgënjyen dhe rrjedha e ngjarjeve mori kahje krejtësisht tjetër. Është me rëndësi që udhëheqësit tanë të mos i bëjnë të njejtat gabime dhe mos të bien në të njejtën kurthë. Gjë që smbetet tjetër, përpos t´i arrijnë standardet që kërkohen, ose të orientohen dikah tjetër, që për ne do të ishte fatale. Zhgënjimet nganjëher duhet shndërruar në forcë që edhe më shumë dhe më me ngulm të punohet për të arritur suksese. Mundimi dhe synimi  nganjëher vonon, po patjetër do të shpërblehet. Migjeni thoshte “ Mjer ai që nuk qëndron”.

Deklaratat e udhëheqësve shqiptar brenda dy kufijve shpeshher janë zhgënjyese dhe demoralizuese, për rrugën drejt EU. Po ajo është e tillë çfarë është. Ne nuk mund ta ndryshojmë. EU, më tepër është një fuqi ekonomike se sa politike. Qëndrimet e saja politike mundohet t`i realizoi vetëm me trysni ekonomike gjë që nuk ka gjithmonë sukses. Përpjekjet e saj nganjëhere janë zhgënjyese kur dihet se aty vendosin 27 shtete që e kanë vështirë t`i harmonizojnë qëndrimet. Nuk flasin me një gjuhë, trgohen oportunist dhe ne kemi përshtypjen se veprojnë me dy kute. Ne kemi nevojë më shumë për ta, sesa ata për ne. Serbinë e ledhatojnë dhe na dëmtojnë neve, vetëm që Serbia, të mos orientohet kah Rusia. Kjo është evidente, po ne prapseprapë duhet me profesionalizëm dhe ngulm të punojmë më tutje.

Diferencat SHBA -EU në raport me ne

 Në rastin e krijimit të ushtrisë së Kosovës që ndodhi, u panë diferencat enorme mes SHBA dhe EU. Po mos të ishin SHBA, ne për EU ndoshta edhe dhjetë ose kurr nuk do të kishim ushtri. EU do të na propozonte, miratimin e Serbisë. Serbia kurr nuk do të pajtohej që ne të kishim ushtri dhe puna do të ngelte kështu. Pra ne për arritjen e qëllimeve politike duhet të orientohemi në ndihmën dhe përkrahjen e SHBA, kurse për arritjen dhe zhvillimin ekonomik duhet të orientohemi kah EU. Ne në një farë mënyre kemi nevojë për të dyjat, sepse ne jemi në Evropë, kurse sa i përket kërkesës së Rugovës që ne të ishim shteti i 54 i SHBA, ishte më tepër kërkesë simbolike, dashamirëse për t`i bindur SHBA se ne do të jemi gjithmonë me ju, derisa të ekzistoi kombi shqiptar. Ky ishte një trasim i rrugës proamerikane, për arritjen e synimeve tona. Po nuk u punua edhe më tutje në këtë drejtim, për ne do të ishte fatale. Kadareja shpesh thoshte që është sukses që kemi shpëtuar nga zhdukja si popull, në relacion sa kombe janë zhdukur. Të parët tanë pa ndihmën e askujt vetëm me forcat e veta dhe më tepër duarthatë kanë arritur që t`i kemi këto troje që sot i disponojmë.

Rirreshtimi ynë dikah tjetër do të ishte fatal për ne

 Qarqet antishqiptare si synim të përditshëm e kanë që të na ndajnë nga perendimi dhe të na orientojnë kah Turqia apo shtetet arabe. Për këtë shqiptarët nuk kanë bërë analiza, po derdhen miliona në programet e tyre vetëm të na orientojnë kah lindja. Mjafton të shikohen programet shfarosëse të tyre që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878 e këndej. Duke i shfrytëzuar rrethanat e kohës dhe duke na paraqitur si turq i realizonin programet e tyre shfarosëse ndaj nesh. Tash derdhin miliona duke na ndërtuar xhamia dhe duke e orientuar sa më shumë që munden rininë në ideologji dhe në islamizmin ekstrem. Ky është pra program i qartë i qarqeve antishqiptare për të na orientuar kundër perendimit. Shpesh politikanët tanë, kemi përshtypjen, duke u zhgënjyer nga  kërkesat e EU, bëjnë të njejtin gabim dhe kërcënohen sikurse Turqia, për t`u orientuar dikah tjetër, nëse ju nuk na doni. Ky orientim dikah tjerër, për kombin tonë, do të ishte vetëshkatërrim, sikurse siq bëri diktatori E. Hoxha me socializmin dhe luftën e klasave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat