Kosovë, me fat Ushtria!

Opinione

Kosovë, me fat Ushtria!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:07
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

“ Moj UÇK ta lumsha syrin,

S’guxon kush me të prekë kufirin!

As Serbia e Daçiq-Vuçiq-Vulinit!

-Çdo armik, do ta mbulojë tymi!

 S’guxon kush me të prekë në tela,

 Kemi Shqiponjën me dy krena “.

-Amerikën me shtatë zemra !

UÇK-ja me pushkën  çlirimtare për liri të Adem Jasharit legjendar,  sollën Amerikën dhe NATO-n në Kosovë!

Këta tre faktorë historikë, politikë, diplomatik dhe ushtarakë kanë meritat kryesore për pavarësimin dhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ndaj, për këtë fitore të madhe shqiptaro-amerikane për çlimin e Kosovës, është e udhës të rikujtojmë me pietet katër datat  më rëndësishme, që ndryshuan  historinë e  Kosovës: Dalja në skenën politiko-ushtarake dhe diplomatike e Ushtrisë  Kryengritëse Çlirimtare e Kosovës (UÇK) me Kryekomandantin historik kombëtar, ADEM JASHARI; 78-ditëshi i bombardimit të ashtuquajturës Republika Federale Jugosllave (Serbia plus Mali i Zi) nga forcat e Aleancës së Atlantikut Verior (NATO); hyrja e  “15 mijë “ forcave ushtarake paqësore të NATO-s (KFOR-it) në Kosovë, të komanduara nga gjenerali ushtarak britanik, Mike Jackson, të cilat shqiptarët liridashës i pritën me buqeta lulesh, me buzëqeshe, me gëzim dhe me përqafime  të mirëseardhjes, sepse shkelja e tyre në tokën e përgjakur të Kosovës (1912-1999) vulosi fundin e përgjithmonshëm  të terrorit, të reprezalieve, të masakrave dhe të gjenocidit kolonial të Srbisë çetniko-fashiste pushtuese, hegjemoniste dhe militariste në Kosovë (1912-1999); 17 shkurti 2008, shpallja e Republikës së pavarur dhe sovrane nga Kuvendi i Kosovës, si dhe njohja e  e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga aleatët e saj evro-perëndimorë (Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Belgjika, Kanadaja, Holanda etj.) dhe 14 dhjetori 2018, krijimi  i Ushtrisë së Kosovës në saje të mbështetjes direkte politike dhe diplomatike të Amerikës me presidentin e nderuar Donald Trump në krye. –Faleminderit Trump! Faleminderit Amerikë!

Nuk ka asnjë dilemë se  data 14 Dhjetor 2018 e formimit të Ushtrisë së Kosovës, është  datë historike dhe e shenjtë për mbrojtjen dhe për sigurinë e popullit, për  mbrojtjen dhe për ruajtjen e pavarësisë dhe të sovrantitetit të Kosovës brenda kufijve të saj. Për këtë qëllim është krijuar Ushtria e Kosovës, domethënë për mbrojten e interesave dhe vlerave vitale kombëtare dhe shtetërore, Jo për të rrezikuar askë qofshin rezidentë të saj shqiptarë apo  të nacionaliteteve dhe të etnive të ndryshme, e as për të rrezikuar dhe kërcënuar  ndonjërën prej shteteve fqinje në rajon.  Pavarësisht nga akuzat dhe shpifjet kërcënuese dhe vulgare të pollitikës propagandistike të liderëve politikë ultranacionalistë, drejtues të Serbisë (Aleksandar Vuçiqi, president, Ana Bërnabiq, kryeministre , Ivica Daçiq, nënkryeministër dhe minister i Jashtëm, Aleksandar Vulin, minister i Mbrojtjes dhe Marko Gjuriq, “ambasador” në qeverinë e Serbisë për Kosovën, që ka rolin më të vështirë për ta destabilizuar Kosovën) se gjoja “formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të kërcënojë stabilitien, paqen dhe sigurinë në rajon”, kjo është vetëm floskulë banale apolitike  për t’i frikësuar serbët e mbetur në Kosovë, si dhe popujt e tjerë në Ballkan.

Ekzistojnë shumë arsye, pse Beogradi zyrtar është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, por ne përmendim vetëm  NJË : 1) Serbia kurrë më nuk do të ketë rast, që të hyjë në Kosovë si shtet agresor pushtues për të therrur, masakruar, dhunuar, plaçkitur, terrorizuar, vrarë, dëbuar me forcë shqiptarë dhe për t’ua djegur shtëpitë dhe pasuritë e tyre, ashtu sikurse veproi duke kryer gjenocidin e fundmë (1989-1999), me ç’rast vrau mbi 13 mijë shqiptarë dhe 1 milion i përzuri jashtë Kosovës.

Kjo është arsyeja kryesore, pse çetniko-fashistët “liberalë evropianë” (Vuçiq, Bërnabiq, Daçiq, Vulin, Gjuriq) e gënjejnë Ballkanin, Evropën dhe gjithë botën  e kanë alarmuar se gjoja Ushtria e Kosovës prej 8 mijë ushtarësh (të rregullt dhe në rezervë) paraqet “rrezik të madh” për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkan.

Në këtë kontekst, shtrohet kjo pyetje, e, si është e mundur që ushtria e Serbisë prej “30 mijë ushtarëve” nuk po paraqitka rrezik serioz dhe kërcënues për Kosovën dhe për shqiptarët në Ballkan, kur dihet historikisht se të gjitha ushtritë e Serbisë (1912-1999) kanë qenë jo vetëm kërcënim, por flaka dhe zjarri i Shqipërisë Etnike, i Ballkanit, i Evropës dhe i botës. Këtë e ka vërtetuar edhe shpërthimi i Luftës së Parë Botërore (1914), “shkaktar i së cilës ishte   Serbia për shkak të vrasjes së Arkidukës së Austrisë, Franc Ferdinand dhe  gruas së tij në Sarajevë, më 28 qershor 1914 nga terroristi serb Gavrilo Princip, anëtar i organizatës terroriste serbe “Dora e Zezë”,  i urdhëruar, i mbështetur dhe i sponsorizuar nga Serbia.”

 Ushtria e Kosovës nuk e kërcënon Ballkanin, as serbët në Kosovë,  por e mbron Kosovën nga Serbia gjenocidale dhe nga çdo pushtues i huaj !

-Kjo është ajo, që më së shumëti i dhemb dhe i djeg Serbisë kolonialiste, sepse përgjithmonë ka humbur koloninë e saj, Kosovën e Shqipërisë Etnike.

Ky është shkaku, pse Beogradi zyrtar nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e kuptohet, së këndejmi nuk e njeh as policinë, as ushtrinë e as  qeverinë e Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), sepse ende  po shpreson që përmes  Dialogut paqësor në Bruksel (2010-2018), do ta ketë ndihmën e BE-së, me qëllim që të rikthejë Kosovën nën sovranitetin e saj të dikurshëm kolonial. Mirëpo, kjo shpresë e Serbisë pushtuese nuk do të jetësohet më kurrë, sepse pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, më 14 dhjetor 2018, kufijtë e Kosovës, do t’i mbrojnë edhe Ushtria e rregullt  e saj së bashku me Amerikën dhe me NATO-n.

 Urime ushtria e Kosovës!

Mirëpo, edhe në këtë rast gëzimi historik, liderët politikë të Kosovës bënë një gabim të madh politik , sepse  pa pëlqimin e popullit, Ushtrisë së Kosovës, ia hoqën mbiemrin “ÇLIRIMTARE”. Kjo është një padrejtësi e madhe  ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sepse ky ishte ideali, objektivi, synimi dhe betimi i përmbajtjes së doktrinës filozofike, kombëtare, politike dhe luftarake i UÇK-së për ta çliruar, shpëtuar dhe pavarësuar Kosovën shqiptare nga Serbia kolonialiste gjenocidale.

Si duket, edhe këtë rast, nuk është fjala për padrejtësi dhe për gabim, por përsërtijen e gabimt dhe të padrejtësisë  së dikurshme, kur në kohën e UNMIK-ut, me urdhrin joligjor dhe jodemorkatik të kryeshefit të UNMIKU-ut, Robert Kushner dhe me bekimin e liderëve politikë shqiptarë, UÇK-ja u transformua në TMK dhe mëpastaj në FSK, e në fund, më 14 dhjetor 2018, ia hoqën edhe mbiemrin “ÇLIRIMTARE”, në vend se të quhej USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS (UÇK), ashtu si e kishte gjatë luftës kundër armikut serb, ligjet e Kuvendit të Kosovës e pagëzuan USHTRIA E KOSOVËS.

Me gjithë këtë hile e padrejtësi ndaj historisë së luftës çlirimtare të UÇK-së,  sot, të gjithë, duhet të jemi krenarë për formimin e USHTRISË SË KOSOVËS!

URIME KOSOVË!

URIME AMERIKË!

Së bashku jemi më të fortë. Zoti e bekoftë Ushtrinë e Kosovës, Zoti e bekoftë Ushtrinë, Popullin dhe Shtetin e Amerikës dhe NATO-n.  Ky bashkim dhe kjo miqësi qofshin të përjetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat