Në Projekt-Rezolutë do të duhej të përfshihet edhe Krahina e Preshevës! - Bota Sot
Në Projekt-Rezolutë do të duhej të përfshihet edhe Krahina e Preshevës!

Opinione

Në Projekt-Rezolutë do të duhej të përfshihet edhe Krahina e Preshevës!

Nga: Mr.Sc.Refik Hasani Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 11:44
Mr.Sc.Refik Hasani

Dje,Parlamenti  i Kosovës,  miratoi  projekt-rezolutën mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Paralamenti përkatësisht Delegacioni i Kosovës,nuk ka të ndërtuar  një qëndrim për Referendumin e Krahinës së Preshevës, për luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës, Marrëveshjen e Konçulit.

Kosova vazhdon me mos përcaktimin  institucional  duke mos  përfshirë Medvegjën, Bujanocin e Preshevën, e kjo është pasi  kemi  deklarime politike  të  liderëve politik dhe institucional të  Kosovës, se Krahina e Preshevës, do t’i bashkangjitet Kosovës.

Tani në  projekt-rezolutën mbi procesin e dialogut nuk parashifet një platformë e strategji si  çështja reciprocitetetit dhe çështja e pazgjidhur e Krahinës së Preshevës në të cilën kemi një diskriminim klasik.  

*Shkrimi autorial është pjesë nga punimi  lidhur me Reciprocitetin me Serbi, që Kosova filloi në muajin nëntor 2005,duke filluar zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës që ishte përmes Grupit të Unitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...