Shqiptarët ua kalojnë serbëve në numër e moral të pastër

Opinione

Shqiptarët ua kalojnë serbëve në numër e moral të pastër

Nga: Rexhep Torte Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 07:53
Rexhep Torte

Në muajin  nëntor 2018 në Paris u shënua 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore,dërkaq  në muajin dhjetor të vitit 2018 në Vashington u mbajt   Funerali  i ish presidentit të SHBA-ve  Xhorxh Herbert  Uaker Bush. Në evenimentin në Paris mediat e paraqitën  Hashim Thaçin të  ulur pranë Vladimit Putinit, presidentit të Rusisë, ndërsa në evenimentin në Vashington mediat  Hashim Thaçin e paraqitën të uklur dhe  duke biseduar me Angela Merkel, kancelaren e Gjermanisë.  Këto pamje e rritën  në maksimum xhelozinë e Aleksandër Vuçiqit, presidentit të Serbisë  pse Hashim Thaçit në të dy këto raste i ishte rezervuar vend më i mirë për tu ulur te liderët e mëdhenj. Lidhur me këtë   Aleksandër Vuçiq reagoi edhe përmes mediave se gjoja Hashim Thaçi është duke paguar para të majme npërmjet emigrantëve shqiptarë nga Vashingtoni dhe shtetet evropiane  që të ulet afër liderëve të  rëndësishëm, dhe gjithnjë sipas Vuçiqit ndoshta dikush fuqishëm  po e ndihmon Hashim Thaçin   duke përfaqësuar interesat e Prishtinës.

Kato reagime të Vuçiqit janë qesharake aqë më tepër kur dihet se në secilin shtet ekzistojnë shërbimet e protokolit që meren ekskluzivisht me përgatitjen e nisjes së  delegacioneve nga shteti  i nisjes dhe përgatitjen e pritjes  së delegacionit në shtetin  nikoqir. Secili shtet në vete i bën këto përgatitje dhe nuk ka forcë që mund të ndërhyjë në punët protokolare në asnjë mënyrë e lene më nëpërmjet  pagesës së parave të majme   siç po aludon presidenti i Serbisë. Secili shtet nëpërmjet protokollit e pasqyron  edhe prestigjin e vet. E vërteta qëndron  në fakin se Aleksandër Vuçiqi është president i Serbisë  agresore, gjakatare  e okupuese, ndërsa Hashin Thaçi është president i Kosovës  viktimë dhe çlirimtare.

 Serbia dhe lidershipi i saj  kanë probleme me vetveten, se nuk mund të shkëputen asesi nga e kaluara e tyre e zymtë, nga qëndrimet e tyre të pranishme edhe sot e kësaj dite me  prepotencë, kolonializëm, hegjemonizën dhe ekspansionizëm dhe me  paraqitjen para botës me gënjeshtra dhe lot krokodili. Serbia dhe lidershipi i saj nuk dëshirojnë ta shohin veten në pasqyrë se sa zullumqarë  kanë qenë dhe  si të tillë ende dëshirojnë të mbeten. Serbia  gjatë historisë së saj i ka duart e përlyera  me gjak  duke sulmuar, djegur e  vrarë popujt fqinj, gjithnjë për ti okupuar dhe për ti zgjeruar kufijtë e saj. Të gjithë e dijnë se serbët prejardhjen e kanë nga  Kaukazi dhe se në Ballkan kanë arritur në shekullin e 6 –të. Të dhënat historike tregojnë se shqiptarët pasardhës të ilirëve kanë jetuar gjer në Qupërli (Qiupri) përtej Nishit dhe se janë dëbuar  me lutëra nga trojet shqiptare. Kralët serbë dhe Carët rusë gjithnjë kanë ëndëruar ta gllabërojnë edhe bregdetin e shqiptar  për çka ekzistojnë një mori të dhënash historike. Këtë ekspansionizëm  serbët e kanë arritur edhe me ndihmën e shteteve  të mëdha evropiane në  Kongresin e Berlinit  1878, Konferencën  e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferencën  e Paqes në Paris 1920. Si rezultat i këtyre  padrejtësive të shteteve të mëdha më shumë se gjysma e territorit dhe e popullit shqiptar ka mbetur jashtë kufijve të shtetit amë Shqipërisë.

Serbia nuk shkëputet nga synimet e saj hegjemoniste

Serbia është ajo që edhe në shekullin e 20-të nxiti dhe shkaktoi luftërat  enspansioniste të përgjakshme  në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, duke i bërë shkrumb e hi këto vende, duke shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur, midis tyre gra, pleq e fëmijë dhe dhjetëra mijëra femra  të dhunuara në mënyrën më barbare e makabëre që nuk e ka bërë as nazizmi gjerman dhe as fashizmi italian. Lidhur me këto tre luftëra më të reja shkatërrimtare e gjenocidale Serbia nuk e ka pa të arsyeshme të paktën të kërkojë falje publike ndaj Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës për krimet e bëra. Retorika e sotme serbe i quan fajtorë të tjerët dhe aspak vetveten dhe për këtë ka aktivizuar një propagandë të fuqishme diplomatike dhe mediatike e cila po demaskohet dita ditës.

Shantazhimi  aktual i Serbisë ndaj Kosovës. Vrasjet, djegiet, shkatërrimet , tmerret dhe dhunimet e femrave shqiptare që i bëri  makineria ushtarake dhe paramilitare serbe në vitin 1999 në Kosovë janë  trishtuese. Serbët në Kosovë kanë vrarë  15 mijë shqiptarë mes tyre gra, pleq e fëmijë dhe kanë dhunuar 18 mijë femra shqiptare, gjithnjë me të vetmin qëllim që Serbia ta okupojë përjetësisht Kosovën. Ushtria çlirimtare e Kosovës  dhe shqiptarët e Kosovës me ndihmën e NATOS më në fund e çliruan Kosovën  nga okupimi serb dhe pas kësaj u  shpall edhe  Pavarësia e Shtetit të Kosovës. E gjithë kjo nuk i mjaftoi Serbisë dhe  tani  nëpërmjet një 5 përqindëshi të serbëve që jetojnë në Kosovë po kërkon dhe  përpiqet ta shtrijë hegjemoninë e saj në tërë Kosovën, duke e instrumentalizuar  këtë pakicë serbe e cila  në Kosovë i gëzon të drejtat më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, me të vetmin qëllim që ta aneksojë veriun e Kosovës. Këtë gje Serbia mundohet ta arrijë duke e manipuluar Brukselin, duke rritur kontrabandën në veri të Kosovës, duke imponuar qarkullimin e automjeteve  të serbëve që jetojnë në Kosovë me targa serbe, duke bërë luftë tregtare të padrejtë e nënçmuese ndaj Kosovës dhe duke mos përfillur asnjë marrëveshje të arritur  në Bruksel, e sidomos  me nëpërkënbëzat që po ia bën Kosovës për të mos u pranuar anëtare në shumë asociacione të rëndësishme botërore, siç ishte rasti i fundit me mospranimin e Kosovës si anëtare të INTERPOLIT.

Serbia tërë propagandën e saj e ka të bazuar në gënjeshtra. Nuk është e vërtetë që Serbia ka  10 milionë serbë. Ajo gjithnjë  e ka fry numrin e banorëve. Kjo do të del në shesh  nëse bëhet një regjistrim i ri. Serbisë po ti hiqen hungarezët, boshnjakët, romët e shqiptarët e Luginës së Preshevës  nuk i mbesin të ketë as 5 milionë banorë. Kjo konstatohet  edhe me panikun që e kishte kapluar Serbinë në vitet e 80-ta të shekullit të 20-të kur në mbledhjet e Kuvendit të saj  kërkonte me ngulm që familjeve shqiptare në Koosovë që kishin shumë fëmijë tu ndërpritej shtesa për fëmijë, ose kur u miratua ligji i Serbisë që për fëmijën e tretë të paguhej shtesë  e majme fëmijërore me çka Serbia mendonte se do ta shtojë natalitetin e  serbëve. Në këto mbledhje  të tensionuara asokohe në Kuvendin e Serbisë shumica dërmuese e deputetëve  shqiptarë me përjashtin të deputetëve Gani Ajeti dhe Sejdo Bajramoviq, diskutonin në mënyrë kostruktive e dinjitoze, përkundër kërcnimeve  që ua bënte Momçillo Trajkoviq, deputeti serb nga Kosova. Dëshmi tjetër për uljen e natalitetit në Serbi është edhe fakti se 15 viteve të fundit është duke u bërë një fushatë intensive nëpërmjet avokatëve në Shqipëri duke paguar edhe shumë para  që serbët të martohen me femra nga Shqipëria, vetëm e vetëm që  këto serbë të martuar me femra nga Shqipëria të kenë  sa më tepër fëmijë.

Serbët kanë probleme me identitetin dhe gjuhën e tyre

Libri Ismail Kadare- Ukshin Hoti  me titull “Bisedë përmes hekurash”  i botuar në vitin 2000  nga Shtëpia botuese “Onufri”- Tiranë,  është  rezultat i pyetjeve që Ismail Kadare arrijti tia dërgojë  Ukshin Hotit në burgun e Nishit dhe që Ukshin Hoti ia kthen përgjigjet e kërkuara. Ky libër  paraqet gjenialitet të paparë gjer më sot ku të dy këta kolosë shqiptarë në kushtet e një ankthi të një rrezikshmërie dëshmojnë se janë të paarritshëm. Ukshin Hoti në këtë libër dëshmon me fakte se serbët në vazhdimësi kanë patur për qëllim dëbimin apo  asimilimin e shqiptarëve. Ukshin Hoti tregon se një serb doktor i historisë kishte  shkruar në një fejton se  Aleksandri i Madh kishte qenë hiç më pak se një serb i kulluar, ndërsa një tjetër historian serb kishte  argumentuar se gjuha shqipe është e ngjashme me irlandishten , andaj ne do të duhej të kishim ardhur nga andej, por pas serbëve. Për një intelektual tjetër serb Bizanti  kishte qenë tërësisht serb dhe vetëm pas rënies së tij  Romakët kishin guxuar të vinin ketej pari.Serbët kishin qenë këtu qysh para shekullit të parë të e.s., ndërsa ne shqiptarët nese e mohonim prejardhjen tonë irlandeze, patjetër që vinim nga Kaukazi, sepse andej ende paska popuj , prejardhja e të cilëve na qenka mjaft e  errët ! Këto gjepura më bindën, thotë Ukshin Hoti, se serbët dëshironin të vesheshin me historinë e shqiptarëve, dëshironin ta merrnin identitetin e shqiptarëve, por gjithnjë duke folur serbisht. Ukshin Hoti në këtë libër tregon se  ish bashkëshortja e tij Edi-arkeologe i kishte  folur për veprën e një arkeologu serb në Kosovë të quajtur  Çeshkov, i cili  kishte  bërë  hulumtime për dardanët dhe kishte shkruar një libër  të vlefshëm për këtë temë duke argumentuar me fakte për prejardhjen ilire të shqiptarëve. Kolegët e tij serbë nuk dëshironin të flisnin për këtë arkeolog. Pata rastin, thotë Ukshin Hoti,  të njoftoj edhe dy arkeologë të mëdhenj serbë  Garashanin dhe Srejoviq nga Beogradi. Këta  dy arkeologë insistimit tim mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, vazhdon Ukshin Hoti,   i përgjigjeshin me argumente të përgjithshme e të mjegulluara. Kështu vepronin edhe arkeologët e tjerë serbë që  pata mundësi ti njoh. Lidhur me hulumtimet  arkeologjike asokohe  shtypi dhe TV informonin se në akëcilin vend në Serbi u zbulua kjo ose ajo, edhe pse bëhej  fjalë për lokalitetet në Kosovë edhe pse këto hulumtime nuk kishin fare lidhje me serbët. Kështu serbët përpiqeshin të futeshin në identitetin ilir, por duke i dëbuar shqiptarët prej andej. Kjo më shtynte, thotë  Ukshin Hoti, të mendoj se serbët  kishin problem me identitetin  dhe historinë e tyre  dhe atë botërore prej të cilës kisha mësuar për prejardhjen e fiseve sllave.Serbët dëshironin ta kenë prejardhjen e tyre ilire  por duke mbetur serbë dhe duke folur gjuhën serbe. Nga kjo pëfundova se serbët  kishin problem edhe me gjuhën e tyre që i takonte grupit të gjuhëve sllave, thotë Ukshin Hoti në këtë libër.

Nuk ekziston asnjë dokument apo dëshmi historike se shqiptarët  kanë okupuar edhe një pëllëmbë tokë të huaj, që kanë sulmuar ndonjë popull për ta okupuar apo ndonjë tentim për ta përvetësuar identitetin ose gjuhën e ndonjë populli tjetër. Ajo që e dallon kombin shqiptar  nga fqinjët e tij janë faktet se shqiptarët gjithmonë  janë vënë në mbrojtje të fqinjëve,  dhe kanë qenë fqinjët ata që i kanë sulmuar dhe okupuar trojet shqiptare. Sot shqiptarët edhe pse jetojnë në pesë shtete falë vitalitetit të tyre  e kanë ruajtur identitetin dhe gjuhën e tyre. Shqiptarët dallohen prej popujve tjerë edhe për harmoninë shembullore të tri besimeve fetare, për shpirtin paqedashës  dhe për numrin e popullsisë që është gjithnjë në rritje dhe që  në pesë shtetet ku jetojnë në Ballkan  arrin afër 7 milionë. Evropa dhe Perëndimi janë duke e kuptuar mirë hipokrizinë serbe dhe se tërë shqiptarët janë me zemër me SHBA-të, BE dhe me NATO-n. Kosova më 14 dhjetor 2018  e themeloi edhe ushtrinë e saj që ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit, integritetit,të pasurisë, të banorëve,ruajtjen e paqes në rajon dhe bashkërendimin e veprimeve me NATO-n. Këtë  duhet ta dijë mirë Serbia se nëse e sulmon sërish  Kosovën  do të del humbëse e madhe në të gjitha frontet.

Shqiptarët tani kanë dy shtete Shqipërinë dhe Kosovën, kanë miq të fuqishëm  që e shohin realitetin dhe  që janë garanci se askush nuk guxon ti prek apo tu kanoset shqiptarëve që e kanë në shpirt paqen. Këto janë argumente të fuqishme që dëshmojnë se shqiptarët ua kalojnë serbëve në  numër e moral të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat