Ilirida: Fuçia e barutit të shqiptarizmit – Midis “patriotizmit” dhe çkombtarizmit

Opinione

Ilirida: Fuçia e barutit të shqiptarizmit – Midis “patriotizmit” dhe çkombtarizmit

Nga: Valon Alimi Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 21:07
ilustrim

Në këto ditë kur flitet jashtëzakonisht shumë për zhvillimet në Kosovë dhe protestat studentore në Shqipëri “rrezet e mediave” nuk e kanë ndriçuar errësirën e transparencës politike dhe politikbërjes aktuale në Maqedoni. Për shkak të ndryshimeve interesante dhe bubullimave të forta në Kosovë dhe Shqipëri, çështja e shqiptarëve të Maqedonisë dhe depërtimi gjithëpërfshirës i tyre janë lënë pas dore në rangun e dytë të interesit kombëtar. Shpeshherë dy shtetet shqiptare me politikën e tyre dhe luftës së tyre për të forcuar “bllokun shqiptar” në Ballkan kundër sulmeve antishqiptare dhe çetnike kanë tërhequr vërejtjen e shqiptarëve nga fuçia e barutit të shqiptarizmit – Iliridën dhe trevat shqiptare në Maqedoninë e sotme. Mirëpo, në rrethanat ku integriteti i Kosovës prapë vihet në pikëpyetje dhe cenohet nga makineria propaganduese serbe stilizimi i Iliridës si “ fuçia e barutit të shqiptarizmit” shkakton çudi dhe lëvizje të vetullave. Pra, pse është Ilirida udhëkryqi vendimtar i shqiptarizmit ku caktohet fati i të gjithë shqiptarëve në Ballkan por në veçanti mbarëvajtja e vlerave kombëtare dhe shoqërore që përmblidhet në termin “shqiptarizëm”?

Faktikisht, për të kuptuar rëndësinë e Iliridës nën kornizën gjeopolitike të shqiptarëve në Ballkan duhet të zbardhen shtigjet antikombëtare dhe irracionale mbi të cilët ecin shqiptarët e Iliridës. Shtigjet joproduktive në aspektin e realizimit të shqiptarizmit dhe vetë-realizimit të kombit shqiptar në mbështetje të idealeve rilindase evidentohen në tre fushat primare të politikës dhe shoqërisë – 1. Niveli i koherencës dhe “rreptësisë” së politikës patriotike, 2. Niveli i identifikimit me Republikën e Shqipërisë, 3.Mënyra e promovimit të “mençurisë së ndriçuar”.

Funksionalizimi dhe operacionalizimi i shqiptarizmit në këto tre fusha apo indikatorë bëhet duke iu referuar objektivave që kishin rilindasit dhe themeluesit e Shqipërisë në lidhje me ontologjinë e shtetit shqiptar dhe strukturën e shoqërisë shqiptare në Ballkan që përbejnë “premisat e shqiptarizmit”:

Bazuar në vizionet dhe objektivat e rilindasve politika shqiptare duhet domosdoshmerisht të përforcojë patriotizmin shqiptar duke mbrojtur kauzën e shqiptarëve për bashkim dhe drejtat e tyre në Ballkan.

Ngase shteti shqiptar përpiqet për mbrojtjen diplomatike e shqiptarëve, shqiptarët duhet të identifikohen më shtetin amë për të mos humbur rrënjët kombëtare duke u angazhuar për bashkimin e shqiptarëve.

Duke iu referuar pushtuesve turq dhe represioneve albanofobe baballarët tanë kombëtar me themelimin e shtetit shqiptar deshën të krijojnë hapësirë atmosferike, kulturore dhe territoriale ku shqiptarët munden të jetojnë siç duan pa mos u ballafaquar me nënçmime apo diskriminime.

Të gjithë këto premisa aktualisht ose janë shtypur apo minimizuar në mënyrë të konsiderueshme apo janë harruar fare. Rëndësia e Iliridës për sa i takon përmbushjes së këtyre premisave është që ringjallja e shqiptarizmit të vërtet në trevën shqiptare që krahasuar me Kosovën, Shqipërinë, Preshevën apo Ulqinin dhe Tuzin më së shumti ka shënuar hapa prapa do ishte një inkurajim i fortë për të ringjallur principet e shqiptarizmit në të gjitha vendet shqiptare ,në veçanti në Shqipëri, duke kthyer bile restauruar shtrëngimin e duarve të shqiptarëve dhe riforcuar kauzën e bashkimit kombëtar dhe eliminuar politikën e kuletës në favor të politikës patriotike. Po të rivendosej shqiptarizmi në trevat shqiptare në Maqedoni atëherë situata e tyre jo veç që do përmirësohej dukshëm por do u jepte të rinjve një nxitje konkrete dhe motivim të fortë për të mos ikur nga vendi i tyre por për të qëndruar aty në mënyrë kreshnike dhe ndërtuar vendin e tyre për hir të fëmijëve të tyre siç na mësuan rilindasit.

Andaj, për të konkretizuar gabimet e bëra në vitet e fundit dhe nënvizuar hapat e duhura në parim të “premisave të shqiptarizmit” dhe dobi të një Iliride të fortë shpjegimi më poshtë nuk duhet të kuptohet si një ofendim apo kritikë iracionale por si tentativa e fundit për të ndaluar skenarin më të keq – zhbërjen e shqiptarëve të Iliridës:

1.Në bazë të kësaj dhe duke iu referuar premisës së parë  duhet të theksuar që qytetarët shqiptarë në Maqedoni aktualisht vuajnë nga një politikë e cila nuk është veç diskriminuese ndaj shqiptarëve por tenton t’i asimilojë ata në shtetin maqedonas duke zhbërë identitetin autokton atje. Problematike më e madhe për sa i takon kësaj pike është që ky projekt antikombëtar nuk udhëhiqet nga pala maqedonase por nga pala shqiptare e cila nën motivin “integrim dhe barazi shoqërore” hapur kundërshton bashkimin kombëtar dhe me hapa të mëdha distancohet nga shteti amë. Patriotizmi shqiptar si shtylla primare e politikbërjës së shqiptarizmit është harruar duke ndjekur politikën e kuletës nën hijen e utopisë së barazisë shoqërore në një shtet që deri dje bëri gjenocid me ndihmën e serbëve dhe dënonte valëvitjen e flamurit shqiptar. Fatkeqësisht, përrallat e politikanëve besohen nga votuesit shqiptar pasi Ali Ahmeti barazinë shoqërore si objektivin ideal për shqiptarët duke ringjallur periodikisht angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Pseudo-patriotizmi nostalgjik në këtë formë bashkimin kombëtar në shtetin shqiptar i cili ofron hapësirë për të qenë shqiptar dhe ku pa fare dyshimi garantohen të drejtat e shqiptarëve për shkak të respektit atdhetar dhe jo me inatin siç bëhet sot në Maqedoni. Kauza e shqiptarëve nga një ideal metafizik i pacenueshëm sot jo veç nga Ali Ahmeti por edhe nga zyrtarët e tjerë kufizohet në një dokument i cili nuk vlen as letrën mbi të cilën është printuar – Marrëveshjen e Ohrit. Ngase ky dokument ekziston qysh nga viti 2001 të drejtat e shqiptarëve ende shkelen si trotuari dhe shqiptarët nënçmohen aq shumë sa gradualisht kanë vendosur të braktisin vendin. Pseudo-patriotizmi jo veçse shtrydh kapacitetin e shqiptarëve duke i fundosur ata në papunësi dhe depresion por gjithashtu i gënjen ata në mënyrë çnjerëzore duke luajtur me mungesën e shpresës dhe premtuar lumenj me mjaltë siç ndodhi me zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror. Politikanët atje me bariun kërçovar ne krye i trajtojnë shqiptarët si delet e tyre. Çdokush që nuk fishkëllen me tonin e bylbylave të Ali Ahmetit rrezikon të humbasë ekzistencën e tij pa marrë para sysh nëse duhet te ushqejë kalamajtë apo lufton për ndryshim në dobi të fëmijëve të tij dhe të gjithë shqiptarëve atje. Devijimi nga shqiptarizmi për sa i takon premisës së parë korrigjohet vetëm nëse qytetarët e thjeshtë grumbullohen dhe përbejnë një alternativë serioze dhe patriotike kundër bariut kërçovar dhe hajduteve që bëjnë pazar mbi krahët e shqiptarëve te varfër dhe që kërkojnë ndihmë. Shumica e problemeve zgjidhet veç me seriozitet dhe patriotizëm të sinqertë që kërkon me tone të larta bashkimin dhe përparimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe jo me gënjeshtra.

2. Mungesa e shpresës në Maqedoni, situata e përgjithshme në Ballkan dhe mungesa e sinqeritetit në politikbërjën shqiptare në Maqedoni dhe Shqipëri ka shkaktuar fenomenin e “fatalizmit antikombëtar” që përmblidhet me këto tre fjali:

“Nuk duhet të bashkohemi me kriminelët e Shqipërisë.”

“Më mirë jetojmë këtu sa të luftojmë kot dhe të përpiqemi për barazi shoqërore në Maqedoni.”

“Shqipecet” nuk na duan edhe përherë na kanë tradhtuar.”

“Fatalizmi antikombëtar” që mbështetet në këto fjali pasqyron më së miri që shqiptarët e Maqedonisë gjenden në një proces ku nëse nuk ndodh një ndryshim produktiv i atitudës do distancohen si dikur austriakët me gjermanët. Gjithsesi, fatalizmi që shkaktohet nga premtimet boshe të Ali Ahmetit dhe politikanët e tjerë kontribuon në çkombtarizmin në trevat shqiptare. Termi “Shqipecet” si një poshtërim që është analog me poshtërimin kundër shqiptarëve në Kosovë “Siptarski” nënvizon “progresin” e bërë në rrugën e urrejtjes dhe mohimit të kombit dhe shtetit amë. Flamuri shqiptar me emblemën e Kastriotit sot e kësaj dite në kuptimin e tij në mënyrë direkte injorohet nga shqiptarët pasi ata siç u treguar më lartë hezitojnë të angazhohen për idealet e tyre dhe kombin e tyre por kanë ra në duart e fatalizmit dhe politikanëve të korruptuar. Shqiptarizmi dhe idealet e tij dita ditës mbahen në kraharor si një modë dhe trend por jo si një ambicie dhe objektivë për të cilën duhet të përvishen mangët dhe të ringjallet mençuria patriotike dhe racionalizmi humanist. Shqiptarët e Maqedonisë sot krenohen me Erdoganin dhe valëvisin pa hezitim flamurin e pushtuesve 500 vjeçar dhe definohen përmes fesë dhe jo si dikur përmes kombit. Madje për shumë shqiptarë andej Shqipëria është bërë një shtet fqinj. Zgjidhja e kësaj situate është ndërtimi i një platforme të vërtet shqiptare ku grumbullohen të gjithë shqiptarët për hir të mbarëvajtjes kulturore, gjuhësore dhe atdhetare duke shtrënguar duart e njëritjetrit për të përmirësuar jetën e bashkëkombasve dhe ndjekur rrugën e shqiptarizmit dhe bashkimit. Identifikimi me shtetin amë për Iliridën prandaj është kyç. Pa dashuri atdhetare urrejtja mes shqiptarëve do marrë masa që do jetë vetëm në dobi të atyre që duan zhbërjen e kombit shqiptar.

3.Fatkeqësisht, mbivlerësimi i fesë ndaj kombit në mënyrë irracionale dhe antishqiptare ka shkaktuar një shoqëri jo të lirë ku shqiptarët shtypin njëritjetrin nën çadrën e fesë dhe pseudo-moralitetit duke mposhtur çdo zë avantgardist dhe në veçanti çdo të ri i cili kërkon ndryshimin e statusit quo për të siguruar mbijetesën e kombit shqiptar në Maqedoni, afrimin e bashkimit dhe një hapësirë ku shqiptarët të paktën ndaj njeritjetrit shfaqin respekt, dashuri atdhetare dhe solidarizim pasi u mohohet nga politikanët e tyre dhe maqedonasve. Fatalizmi antikombëtar dhe mbivendosja e fesë ndaj faktorit kombëtar jo veç se diskriminon shqiptarët ortodoks të Iliridës në emancipimin e tyre nga brengat sllavo-maqedonase por gjithashtu detyron të rinjtë dhe njerëzit avantgardist të ikin apo të ndjehen të ngushtuar kurse jetojnë në tokat e tyre autoktone. “Hapësira solidaroshqiptare” ku solidarizmi ndaj njeritjetrit pos mospajtimit politik apo social është detyra e çdo shqiptari siguron mbarëvajtjen e diversitetit të shqiptarëve në shoqëri e cila është themeltare që shqiptarët mos kenë inat njëritjetrin dhe mos hezitojnë t’i ndihmojnë njeri tjetrit duke fuqizuar shqiptarizmin. Imponimi i politikës së “fatalizmit antikombëtar” nga Ali Ahmeti dhe politikanët e tjerë i detyron shqiptarët e Iliridës të mbysin njeritjetrin ë fundërrinat e antishqiptarizmit pasi veç kështu munden disi ta përballojnë depresionin që shkaktoi “fatalizmi antikombëtar”. Për përballimin kanë zgjedhur rrugën e ish-pushtuesve turq të Tanzimatit ku shqiptarizmi bashkë me idealizimin me atdheun quhet gjynah pasi Turqit çliruan shqiptarët dhe ku avantgardistet quhen neoliberal të pabesë dhe antikombëtar. Prapëseprapë analogjia e shqiptarëve ne Maqedoni që në verë mbahen patriotë te dasmat me arsyeje vetë-promovimi duke shkaktuar xhelozi që zen vendin e zbrazur që ka lënë politika shtrydhëse e Ali Ahmetit dhe politikanët antishqiptarë. Fajin nuk e kanë shqiptarët e shkretë të Iliridës që në kohën e Jugosllavisë bashkë me vëllezërit dhe motrat e tyre në Kosovë demonstruan për të drejtat e Shqiptarëve dhe Kosovën Republikë por mungesa e patriotizmit të sinqertë në politikën shqiptare në Maqedoni që detyron shqiptarët të braktisin vendin e tyre apo të kompensojnë depresionin e shkaktuar nga bariu kërçovar duke shtypur njëri-tjetrin nën pretekstin e neo-osmanizmit. Shqiptarizmi i rilindësve dhe sidomos i Gjergj Kastriotit që na mundësoi të thërrasim vetë-vetën me krenari shqiptarë në rrugën aktuale direkt cenohet por njëlloj krijon mundësi për shqiptarizmin. Siç u dëshmua fushat problematike në Maqedoni shkaktohen nga papërgjegjësia politike ku bariu kërçovar trajton votuesit e tij si dele që për të pasur sukses duhet të mbështesin atë dhe antikombëtarët e tjerë pasi “delja e zezë” e avantgardisteve shtypet dhe përfundon në emigrim. Platforma e vërtet shqiptare që rifillon të perforcojë shqiptarizmin e dikurshëm jo veç qe do ndalte çkombtarizmin që përhapet dita ditës, shtypjen e të rinjve dhe distancimin nga shteti amë por do lanconte një politikë te re rilindase e cila do ringjallte zërat e patriotizmit të vërtet ne zonat tjera që aktualisht ngjashëm si në Iliridë shuhen nga frika apo politika e padrejtë. Ilirida si fuçia e barutit të shqiptarizmit po u rindërtua atëherë forca e shqiptarëve gjithandej Ballkanit do ndezë flakët e revolucionit dhe modernizmit mbarëshqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat