Ti kthejmë popullit dinjitetin dhe shpresën e humbur!

Opinione

Ti kthejmë popullit dinjitetin dhe shpresën e humbur!

Nga: Luftulla Peza Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 22:45
Luftulla Peza

Populli shqiptar njihet populli më i vjetër në botë, por edhe më i varfri në Europë dhe nga kjo ,me dëshirën më të madhe për ta braktisur vendin e tij.

Fillimisht i njohur me emrin Pellazgë, që shtriheshin në Europë, Anadoll, Mesdhe, Mesopotami, Egjipt, Afrika e veriut etj., ku ndërtuan qyttërimin më të vjetër, Qytetërimin Pellazg. Prejtyre  gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. formohen popujt më të rinj: maqedonët, ilirët, dardanët, epirotët, thrakët etj., me gjuhën të përbashkët pellazge/shqipe.Nga këta popuj formohen mbretëritë e para në botë, si Iliria, Maqedonia, Epiri, Thraka etj., duke ju rrëfyer popujve të tjerë rrugën e qytetërimit.

Europa Qendrore dhe Veriore gjatë kësaj koher ishte në gjendjen e fiseve të paorganizuara gale, kelte, gjermanike, baltike, fine, sllave, etj.

Po sot?

Shqiptarët kanë mbetur populli më i varfër dhe i nëpërkëmbur nga arroganca e qeverive së tyre, që punojnë vetëm të vjedhë vendin, prandajshumica duan ta braktisin atë.

Kontrolli i Lartë I Shtetit, që kontrollon çdo vit rreth 10% të administratës shtetërore, gjatë vitit2018gjeti vjedhje në administratën shtetërore afërsisht 1 miliardë euro dhe sikur të kontrollohej gjithë administrata shifra do të ishte marramendëse: 10 miliard euro për një vit vjedhje nga administrata shtetërore. Kjo është vjedhja më e madhe në histori e popullit shqiptar, që i faturohet qeverisë. Prandaj në Shqipëri është mbjellë skamja dhe mjerimi në të gjitha skutat e vendit dhe nga kjo ka më pak lindje fëmijësh, natyra ka paksuar gjelbërimin, bota e kafshëve po paksohet çdo ditë, ujrat nëntoksore po helmatisen etj.

Katastrofa kombëtare është në prag të derës!

 Është skandaloze, që 60 % e shqiptarëve duan ta braktisin vendin dhe asnjë masë nuk shihet të merret.                             

Këtu e ka bazën e dhe protesta e studentëve. Kërkesat janë të drejta dhe përbëjnë thelbin e reformës në arsim, që duhen mirpritur dhe pranuar.  Por misioni i Protestës Studentore është historik dhe tepër më i madh dhe më i lartë: Prandaj protestës duhet ti bashkohet pjesa e shëndoshë e shoqërisë shqiptare. Populli pret të përfundohet  çeshtja e madhe, që ka ngelur në mes të rrugës në historinë tonë: Ti kthejë popullit shqiptarë dinjitetin dhe shpresën e humbur.

Për këtë vendi ka nevojë për shumë reforma.

Shqipëriaështë vendi i vetëm, ku ende nuk janë dënuar krimet e komunizmit. Pse u vranë gjeneralët që drejtonin ushtrinë shqiptare? Pse u vranë inxhinjerët e naftës? Për këto krime asnjë prokuror, asnjë gjyqtarë, hetues, dëshmitarë i rremë nuk u vunë para përgjegjësisë. Të gjithë e kaluan lumin, duke ja hedhur të gjithë fajin Enverit. Edhe në gjyqin e Nurembergut më 1945 krerët nazistë ja hodhën fajin për krimet e bëra të gjithë Hitlerit, që kishin marrë urdhra rej tij. Megjith atë gjykata nuk e pranoi justifikimet dhe i dënoi të gjithë me vdekje ose burg.

Para disa muajsh në Gjermani u dënua një 95 vjeçar me burg, sepse kishte qenë roje në kampin nazist Aushfic dhe ishte sjellë ashpër me të burgosurit. Tek ne Aranit Çelës, lryeprokurorit, hetuesve dhe dëshmitarëve të rremë nuk ju ngul asnjë gjemb në këmbë megjithse, padrejtësisht dërguan në pushkatim gjeneralët, inxhinjerët e famshëm të naftës dhe shumë të tjerë. Pa dënuar këto krime nuk shkëputemi dot nga e kaluara dhe krimet e saj.

Megjith rëndësinë e madhe që ka, nuk mjafton vetëm reforma e re në arsim, që vendi të çlirohet nga e keqja . Duhen reforma të tjera, që të mos pillen më reforma shtatanike si ajo e arsimit, pesnioneve, në akademi, shkencore e kudo. Duhen reforma e sistemit politik.

-Shteti ynë  ka nevojëurgjente për reformë zgjedhore, që në kuvend mos të vijnë ushtarët e partive, goca e çuna, që nuk u ka thënë kush “punambarë”, por ushtarët e popullit, që të sjellin në kuvend hallet e tij dhe të miratojnë ligje në dobi të tij. As komisionetpartiake të zgjedhjeve, që shërbejnë për vjedhjen e votës, nuk i duhen vendit.

-Vendi ka nevojë për reformë të pensioneve, që pensionistët që punuan dhe mbajtën të gjallë vendin gjatë 30-40 vjetëve të shkuara, ta kenë pensioni 75% të rrogës, që ta kalojnë pleqërinë të sigurtë dhe jo duke lypur, apo nga skamja të varin veten.Është e turpshme situata. Nuk nderohet qeveria,që gjatë katër vjetëve 2013-2017 pensionet i ngriti vetëm 10%.

-mjeksia kërkon reformë të gjerë dhe jo premtime false. Kush ka punuar dhe punon, me kartën e shëndetit duhet ti ketë vizitat tek mjeku falas, analizat falas, hilaçet, operacionet etj. pjesëirisht falas, por mjeku duhet të paguhet nga qendra për punë e bërë. Rrogat e personelit sigurisht, që duhen rivlerësuar.

-reformë e thellë duhet për çeshtjen e pronave. Ajo duhet të kthehet tek i zoti pa hezitim, sepse vendi nuk ecën dot përpara duke i vjedhur pronat qytetarëve  të vet. Shihni vendet e tjera, që ihin si ne, ecën shumë përpara, sepse pronën e kthyen tek i zoti dhe ky “pronari i vërtetë” bëri mrekullinë në dobi të shoqërisë. Është mëkatë i madh dhe e pafalshme, që tokat e pronarëve gjirokastritë ju dhanë falas minoritarëve grekë, që kanë ardhë të punojnë me mëditje në tokat e pronarëve shqiptarë gjatë shekullit 18. Ata  tani po përpiqen ti kthejnë këto në toka greke. Ligji 7501 duhet të rishikohet në terësi, sepse ka mundësi riparimi. Kushtetuta njeh tre forma për tu bërë pronar: blerje të pronës, trashëgim të pronës ose dhurim të saj. “Legalizimi”është prona e marrë me forcë, që shteti e bën të ligjëshme, është formë anti ligjore dhe anti demokratike, që politikanët e përdorin me dëshirë për të fituar vota. Ligji 7501 nuk është miratuar nga kuvendi shqiptar,  të vihen para përgjegjësisë njerzit, që e vunë në zbatim këtë ligj, pa u miratuar plotësisht në Kuvendin e Shqipërisë.Nuk ka pse një qytetarë, që banon në qytet të mbajë të pushtuara tokat e pronarit në fshat, toka e marrë me 7501 nuk është e ligjëshme të trashëgohet.

-reformë duhet për trajtimin e dëshmorëve të atdheut. Nuk mjafton që një herë në vjet ata të pushtetit shkojnë tek varrezat dhe i nderojnë. Dëshmorët kanë nevojë të kujtohen sa do herë ka nevojë Atdheu dhe familjet e tyre. Ata janë krenaria e çdo kombi, por vetëm tek ne nëpërkëmben. Im atë dha jetën në luftë me fashistët italianë në vitin 1941. Pas kësaj nëna ime vazhdoi luftën për liri deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Në vitin 1946 shteti komunist na ktheu në proletarë, duke na marrë të gjitha tokat, ullishtet dhe truallin e shtëpisë së djegur. Ende pronat nuk më janë kthyer, megjithse kryemintrit Rama i kam shkruar disa herë.

-Rishikim të përgjithëm kërkon politika shqitare ndaj  Kosovës, e cila duhet duhet përkrahur të përballojë agresionin e gjithanshë të Serbisë. Shqipëria duhet tu japë pasaporta qytetarëve të Kosovës dhe të mos lejë të tallen me qytetarët e Kosovës funksjonarët e Brukselit. Edhe barierat ekonomike të gjitha duhen të hiqen. Në është dhënë rasti më i mirë historik të bashkimit të shqiptarëve, por qeveritë shqiptare e pengojnë, duke ndihmuar politikën serbe. Prandaj kosovarët Ramën, Ministria e diasporës as që ndihet fare, të japë kontribut për shqiptarët jashtë atdheut. Një i ri shqiptarë u burgos gjatë ditës së 28 nëntorit në  Ulqin vetë se valviti flamurin shqiptar dhe ministria e diasporës dhe qeveria nuk bënë asnjë protestë ndaj Malit të Zi. Po kështu duhet ti jepet fund politikës së nështruar ndaj Greqisë.

-Reformë e thellë duhet në shkencë.  Pas 1990 shkenca shqiptare u deformua shumë. Ajo u zaptu nga ushtarët e partive politike dhe shumë prej tyre u veshën doktora, profesora e akademikë pa merita. Qe një turp për shkencën shqiptare, që një vit i emruam viti i Skenderberut dhe në fund nuk u bë asnjë kongres ndërkombëtar për të ngritur lart vlerat e këtij heroi të Europës, që e shpëtoi nga invazioni turk. Pa Skenderbeut dhe shqiptarët, pa gjakun e tyre, Europa do të ishte kthye në një sulltanat osman. Shumë prapa botës kanë mbetur studimi në fushën e historisë dhe të gjuhës shqipe.  Nga padija dhe korrupsioni nga këta institucione mbahet e bllokuar historia e lashtë e popullit tonë dhe e gjuhës shqipe. Ditën për diell shkelen të gjitha rregullat shkencore nga profesorët dhe akademikët në këto institucione, veshur me grada dhe tituj të pamerituar dhe asnjë masë nui merret. 

Sigurisht për të ndryshuar gjendjen duhen investime dhe para. Ku janë paratë?, më pyesin shpesh miqtë e mi. Paratë na i ka zbnuluar ku janë  Dr. Bujar Leskaj me ekipin e tij në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Çdo vit ky kontroll ka gjetur vjedhje dhe shpërdorime të pasurisë publike nga administrata shtetërore afërsisht 1 miliar euro. Por kontrolli i shtetit kontrollon çdo vit rreth 10% të administratës dhe po të kontrollohej e gjitha vjedhja do të shkonte në 10 miliardë euro.

 Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Shqipërisë çdo vit paksohet. Nga kjo popullsia e grupmoshës 15-24 vjeç u reduktua me 55 mijë persona në vitin 2017, në krahasim me vitin 2014. Pesha e kësaj grupmoshe në sasinë e përgjithëshme të popullsisë ka zbritur në 16% të totalit në vitin 2017, nga 19% që ishte një dekadë më parë (në vitin 2007).

Rënie të numurit ka në të gjitha ciklet e shkollave, por më e forta është te studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë).

Kjo është katastrofa që po i vjen Shqipërisë.

Studentët i njohin mirë zullumqarët nëpër universitete, abuzuesit me fondet, rrushfetarën e provimeve dhe kërkuesit e joshjeve seksesuale. Nxirrni emrat, formuloni listat për ti larguar nga universitetet një herë e përgjithmonë. Çdo pedagog, qoftë ky rektor, dekan apo profesor i thjehtë duhet të punojë 8 orë në ditë (pesë ditët e javës), që të justifikojë rrogën. Ata duhet të gjithë të kenë projekte studimore dhe të botojnë studime shkencore.

Më duket se protesta e studentëve po ngadalsohet dhe kjo është e rrezikshme, mund të bjerë hovi i

pjesmarrësve. Prandaj duhet të mbahet gjallë dhe kjo kërkon që protesta duhet të jetë në rritje çdo ditë. Studentë dhe pjesmarrë të protestët, mos e harroni misionin e madh që keni përpara:

TI KTHEJMË POPULLIT DINJITETIN DHE SHPRESËN E HUMBUR!

Kjo kërkon mendje të kthjelltë, guxim dhe shpejtësi!

Londër, 16 dhjetor 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat