Ramushi fluturon për në Hollywood

Opinione

Ramushi fluturon për në Hollywood

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 18 dhjetor 2018 Në ora: 02:23
Ramush Haradinaj

Mogerini e urtë se me qenë naj tarak i kish thënë Ramushit 'qepe' se nëse ka këtu një armik të Kosovës, ai është Presidenti juaj, se ideja për korrigjimin e kufijve ishte e Hashim Thaçit e jo e Mogherinit.

Sot qeveria e Kosovës u distancua edhe në Bruksel nga Presidenti i Kosovës, i cili u cilësua si armik i Kosovës.

Cirkus. 
Qeveria e Kosovës, në Bruksel, e mbron Kosovën nga Presidenti i Kosovës.

Edhe pse Mogherini ia doli ta menaxhojë antipatinë që ndjen ndaj shqiptarëve, megjithatë edhe asaj iu skuqën faqet dhe iu ngri buzëqeshja në fytyrë, jo pse u fye nga fjalët e Ramush Haradinaj, sepse ai nuk e fyu Mogherinin, por sepse pozita nuk e lejon të shprehet qysh ka qejf ajo, e kur e mban hidhërimin e mllefin brenda, të qesin faqet flakë, qysh s'të qesin.

Lë që ne për herë të parë pas luftës po ndjehemi gjallë, por që është kryesore edhe vet Ramushit po i bëjnë mirë fjalët e veta, se ka nis të ndjehet i gjallë.

Sa më krenar dhe i sinqertë po shprehet Ramushi ndaj BE, aq më interesant po bëhet. 
Sepse, në fjalët e tij nuk kishte asnjë dykuptimësi dhe asnjë gënjeshtër. Kjo është me rëndësi.

Ramushi nuk shkoi sot në Bruksel për të bërë politikë, por për ta thënë të vërtetën në mënyrën më të drejtpërdrejt dhe të sinqertë.

E vërteta që tha Ramushi, ishte e rëndë për t'u dëgjuar nga Mogherini, kurse ne e jetojmë atë të vërtetë dhe s'na kuqen faqet.

Ne ia nisëm të flasim me emra; ia nisëm
të shprehim pakënaqësinë me BE; të bëhemi euroskeptikë; ia nisëm t' i shprehim ndjenjat negative; ti themi tradhtisë-tradhti; armikut-armik, i lamë eufemizmat dhe tash kush që na ndal s'ka.

Neve tash na ka dalë gjumi, e që ka thënë Chanakya, këta shtatë 'veta' kurrë mos i zgjo nga gjumi: gjarprin, mbretin, tigrin, grënzat, fëmiun e vogël, qenin e huaj dhe....arushën'.

Lutfi Haziri mendon se fjalimi në Bruksel i Kryeministrit është populist, për konsum
të brendshëm politik. 
Nëse ju kish fry pak shishkave e i kish largu prej syve e kish pa se nuk është lehtë me shfrytëzu Beukselin m'u bë populist, përveç nëse ata vetë të promovojnë e nuk ta prishin.

P.S. Taksa 100 deri në njohje, është gjetje fantastike. I bie që do ta blejmë me pare njohjen nga Serbia. Shumë komente të serbëve kundër shqiptarëve në faqen e Aleksandër Vuçiçit ishin: 'Po ju nëse jeni shtet, pse kërkoni kaq me ngulm nga ne t'u pranojmë'.

Taksa nuk hiqet pa u hjek Ramushi. Prandaj, Ramushi po i bën për vete shqiptarët. 
Se nëse do të vinte Luta, ndoshta taksa do të hiqej.
Prandaj, tash për tash Ramushi ua ka marrë të gjitha argumentet. 
I mirë-i keq, lojën po e luan. 
E lojën nuk ia prishni me fjalë për përdorim të brendshëm.

Kanë thënë 'dy të vdekur e ruajnë të gjallin'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat