Letër e hapur: Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli

Opinione

Letër e hapur: Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 10:36
Prof. Dr. Riza Smaka

Të  shpallet  nule Rezoluta ( 8-10 korrik 1945, Prizren)  e  Kuvendit të KAKM-së  për Aneksimin e Kosovës  dhe Metohisë   Sërbisë  Federale

Akti politik  e veçanërisht akti  juridik i miratuar  në  rrethana të  dhunës, mashtrimit apo lajthimit, kurdoherë, ab initio  është  nul!

Sipas   doktrinës  juridike si dhe  zgjidhjeve juridike të mira , çfarë do akti  juridik apo politik qe do të miratohej nga apo në rrethana të  dhunës, mashtrimit apo lajthimit, apriori, ab ovo , ab initio  është nul, i   cili ,   përderis  do të   egzistonte de facti,   nuk do të prodhonte    efekte juridike as afektime politike valide! Në rrethanat e  aplikimit të  dhunshëm të aktit   juridik apo politik të miratuar ( Vis, Claem, Precario) nga dhuna , mashtrimi apo lajthimi,efektet   juridike si dhe afektimet  politike kurdoherë mbetën  të natyrës  faktike ndersa  në rastin e  shpalljes nul  të tij , të  gjitha efektet dhe afektimet  praktike, për dallim të abrogimit , nga fillimi  e përfundimisht , nulohen dhe konsiderohen  invalide dhe  inegzistente  juridikisht!

Në  Prizren, gjatë   gjatë  seancës nga  8- 10 korrik 1945   të   KANÇKKAKM së( Kuvendit të Këshillit Nacional Antifashist Çlirimtar të Krahinës së Kosovës dhe Metohisë ), në rrethana të  administrimit dhe të  pushtetit ushtarak ,  të  dhunës , kanosjes, mashtrimit e lajthimit ka qenë  imponuar  Rezoluta  ( 8-10 korrik 1945 , Pz.) për Aneksimin e Kosovës dhe Metohisë Sërbisë Federale.

Në  seancën  e KANÇK-së  e KAKM-së, ka qenë  miratuar Rezoluta e sipërtheksuar

 vetëm atëherë  kur , autoritetet politike , ushtarake  e policore de facti të  Sërbisë Federale,

 jo pak nga  delegatët   parimorë dhe kundërshtarë të aneksimit të Kosovës nga Sërbia , i kanë qenë   likuiduar  fizikisht , shumë sish  i kanë qenë   deprivuar nga liria  si dhe të  tjerë  i  kanë qenë  joshur  me  benefite funksionale e materjale !

Seandejmi,  miratimi i  Rezolutës së sipërthënë ka qenë imponuar  me mjete të  dhunës  politike,  ushtarake – policore , ndaj, si e tillë  ishte dhe mbetët   politikisht e gabuar, e padrejtë dhe e dëmshme si dhe  juridikisht absolutisht  nule .

Poashtu , Rezoluta e  KANÇKAKM-së e datës 8-10 korrik 1945, pos miratimit Vis , Claem , Precario nën rrethana të  dhunës , mashtimit e lajthimit  politik – ushtarak[ë e policorë, ka qenë dhe është në kundërshtim me :

Rezolutën e KANÇKM të miratuar në Bujan në seancën e  mbajtur gjatë datave 31 dhjetor 1943, 1@2 janar 1944 , me të  cilën, konform me  të  drejtën e pamohueshme për vetëvendosjen politike të  popullit shumicë absolute të Kosovës, ka qenë  aprovuar bashkimi i Kosovës me Shqipërinë    madje edhe me

Rezolutën e  KOMINTERN-it (  Konferencës Ndërkombëtare të  Partive Komuniste)  të miratuar  në  vitin 1924, me të  cilën, nder të tjera, ka qenë   aprovuar  formimi i Republikës Socialiste Fshatare të Kosovës ,alternativisht, të pavarur ose të bashkuar me Republikës Socialiste Fshatare të Shqipërisë, të  njëjtë  me republikat  socialiste fshatare të Sërboisë, Kroacisë , Sllovenisë,

Rezolutën e Konferencës IV-të të PKJ-së (Partisë Komuniste të Jugosllavisë)  të miratuar në  Drezden me të cilën ka qenë pranuar dhe konfirmuar  Rezoluta e sipërthënë e KOMINTERN-it si dhe në  kundërshtim me

Rezolutën  e  Konferencës së  V-të  të Vendit e PKJ-së (Partisë Komuniste të Jugosllavisë )  me të  cilën, autoritetet politike  e shtetërore të Jugosllavisë së dytë  deri në  vitin 1945   e  kanë  pasë konfirmuar dhe përfillur   subjektivitetin   politik të  Kosovës konform me  dokumentet politike të  sipërtheksuara.

Në  vitin 1945 , kur PKJ-ja dhe institucionet shtetërore të  ish Jugosllavisë kur  kanë  qenë të predominuara nga provenienca dhe influenca centraliste  sërbe hegjemone dhe antishqiptare,  nder të tjera ,  ka qenë  imponuar me dhunë , mashtrime e lajthime   Rezoluta   (8-10 korrikut 1945 ,  Prizren)  e  Këshillit Popullor të KANÇKAKM-së,  për aneksimin e KAKM-së  ( atëherë, Kosova quhej Krahinë Autonome  Kosovës dhe Metohisë) Sërbisë Federale, sic!

Me  nulimin e Rezolutës së Këshillit Popullor të Këshillit Antifashist Çlirimtar të Kosovës dhe Metohisë  të datës 8-10 korrik 1945, në  funksion të  statusit politik të Kosovës,  do të  nulohej  suprestruktuara   juridike e ish Jugosllavisë së dytë  përkatësisht e Sëbisë  (1945- 92- 99) .

Një rast analog, si precedent

Në  dhjetorin e vitit 1918 , në rrethana të dhunës, mashtrimit dhe   lajthimit, ka qenë  miratuar Rezoluta për  aneksimin (bashkëngjitjen )  e  Mbretërisë së Malit të Zi, Mbretërisë së Sërbisë.

Javë më parë , Parlamenti i Republikës së Malit të  Zi,   sipas propozimit të  arsyetuar të Qeverisë së Malit të Zi, e ka nuluar  Rezolutën për  aneksimin  e Mbretërisë së Malit të Zi Mbretërisë së Sërbisë duke e cilësuar juridkisht   absolutisht nule.

Përfundime

Duke vlerësuar  se, Rezoluta  e  imponuar me dhunë, mashtrime e lajthime ,  në seancën 8-10 korrik 1945 e KANÇKAKM-së , në Prizren, ishte dhe është  juridikisht absolutisht nule ,shpallja nule e asaj Rezolute , është politikisht oportune dhe   dhe juridikisht e justifikuar, Kryeministrit z Ramush Haradinaj , i propozoj qe, në procedurë  parlamentare , Kuvendit të RK-së , t’i  prezantojë   dhe arsyetojë  nulimin e Rezolutës së KANÇKAKM-së të imponuar në seancën e datës 8-10 korrik 1945 në Prizren si dhe Kryetarit të Kuvendit të RK-së z Kadri Veselit, qe propozimin e Qeverisë së RK-së të procedojë dhe mbështes për miratim në procedurë parlamentare .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat