Hashim Thaçi nuk tha asgjë! - Bota Sot
Hashim Thaçi nuk tha asgjë!

Opinione

Hashim Thaçi nuk tha asgjë!

Nga: Faik Krasniqi Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 14:16
Faik Krasniqi

Mos u ngazëlleni me fjalimin e Hashim Thaçit. Ai nuk tha asgjë. Ato fjalë është dashur t'i thotë çdo ditë dhe në çdo takim me çdo shtet dhe përfaqësues ndërkombëtar. Hashim Thaçi ngelet prapë i njëjti dhe me avazin e vjetër. Ka dallim mes qëndrimit të Thaçit dhe Haradinaj. Ideja për ndarjen e Kosovës ishte e Hashim Thaçit, dhe jo e Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj me taksën 100% e bëri atë që është dashur të bëhet shumë vite më parë. Mos shfuqizimi i kësaj takse ndaj Serbisë dhe Bosnjes, është mbrojtje e sovranitetit, ekonomisë dhe dinjitetit shtetëror.

Ne Bruksel ai mbrojti shtetin e Kosovës, për dallim nga Hashim Thaçi që na ka futur në një qorrsokak. Fillimisht duke i filluar bisedimet me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm, dhe tash së fundi edhe me idenë e tij djallëzore për ndarjen e Veriut të Kosovës. Fillimi i bisedimeve me Serbinë pa asnjë kusht, Serbisë ia hapi rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. U ulën në tavolinë për të biseduar ujku me delen.

A mund t'i besohet ujkut? Ne me vetëdëshirë e amnistuam Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe kjo falë Presidentit Hashim Thaçi.

Mos të flasim për qindra miliona euro ndihma që ka përfituar. Mbi 97 milion euro përfitoi vetëm gjatë ditës së djeshme. Çfarë përfitoi Kosova? Asgjë. Madje u dëmtua në çdo aspekt. Izolim dhe bllokim në të gjitha anët. Kjo si pasojë e këtyre bisedimeve të pakuptimta për ne. Nëse dikush mendon që duhet t'i vazhdojmë bisedimet në këtë format pa një garantues të fortë e kanë shumë gabim.

Një garantues i fortë i këtyre bisedimeve do të ishte vetëm aleati ynë Amerika, ashtu siç kërkoi edhe kryeministri Haradinaj gjatë takimit me Mogherinin dhe përfaqësuesit e tjerë të BE-së, gjë që nuk i pëlqeu aspak këtyre të fundit. U pa edhe nervozizmi tejmase i kësaj avokate të devtoshme të Serbisë, Federica Mogherinit.

BE-ja është e shqetësuar vetëm për dy gjëra.

1) BE shqetësim kryesor taksën ndaj prodhimeve të Serbisë e Bosnjës.

2)Të gjitha marrëveshjet e Dialogut të dakorduara tashmë duhet të zbatohen plotësisht pa ndonjë vonesë të mëtejshme, në veçanti marrëveshjen 2015 për Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe” thuhet tutje në këtë komunikatë të BE-së.

Kurse për mos liberalizim të vizave, agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe mos zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë nuk është fare e shqetësuar. Kjo është fytyra e vërtetë e BE-së. S'ka bisedime me Serbinë pa kushte që ajo duhet t'i zbatojë menjëherë në praktikë.

Kushtet duhet të vlejnë edhe për Bashkimin Evropian, dhe një nga ato kushte duhet të jenë heqja e menjëhershme e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe BE-ja Kosovën ta njoh dhe ta trajtoj si shtet, dhe jo si një krahinë e Serbisë siç na ka trajtuar deri më tash!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...