Kur historia të mos mundësojë kamuflimin e të vërtetës

Opinione

Kur historia të mos mundësojë kamuflimin e të vërtetës

Nga: Kastriot  Aliaj  Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:25
Kastriot  Aliaj 

Të dy fjalimet e përfaqësueseve të shtetit të Kosovës në OKB, presidentit dhe kryeministrit, janë një dëshmi e asaj c'ka ka ndodhur në Kosovën martire në dy dekadat e fundit. Ato janë në të njëjtën kohë edhe një "protestë energjike", përpara këtyre institucioneve ndërkombëtare, për gjykimin me realizëm e vërtetësi të tragjedisë së dhimbeshe, që është luajtur në Ballkanin Perëndimor. Serbia sot duke mos e pranuar atë si një të vërtetë të pamohueshme, nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse ta vajtojë atë, si një realitet dramatik që vetë e krijoj.

Të gjitha përpjekjet e saj për t'i anashkaluar tragjedisë shekullore, duke tentuar mos njohjen dhe marrjen e përgjegjësive, për gjithçka që ka ndodhur, janë dhe do të mbeten të dështuara. Njohja dhe sensibilizimi i botës demokratike me të vërtetat e anatemuara nga historografia serbe, janë një dëshmi e pa mohueshme. Strategjia agresive e Serbisë historikisht nuk ka marrë kurrë nota pozitive, por ka ushqyer gjithnjë linjën e armiqësisë dhe vendosjen e statu-quosë, mbi territoret e pushtuara dhe të mbajtura me të gjitha format e dhunës prej saj. Serbia nuk ka nxjerrë asnjëherë mësime nga marrëdhëniet e tensionuara, që kanë krijuar një mal me urrejtje e armiqësi shekullore. Kur nga ana tjetër edhe në këtë takim ndërkombëtar, u afrua dialog konstruktiv, tolerancë e mirëkuptim për t'i dhënë fund armiqësisë midis popujve në Ballkanin Perëndimor.

Lulja e armiqësisë që nuk ofroj kurrë paqe, ka lindur që në betejën e Fushë-Kosovës më 1389.Ajo betejë reflekton fuqishëm, të kuptuarit e të kaluarës e të ardhmes, si çështje të kujtesës së identitetit tonë kombëtar. Këtë epikë të forcave shqiptare, nga të gjitha principatat, na e sjell të ndriçuar albanologu Kanadez me orgjinë gjermane, shkrimtar dhe përkthyes Robert Elisie. Sipas tij, beteja e Fushë-Kosovës mban një rëndësi të veçantë, për formimin e shteteve moderne të Ballkanit, veçanërisht midis sllavëve të jugut dhe nacionalistëve serbe. Ajo betejë që u zhvillua midis koalicionit Ballkanik dhe Osmanëve në Dardani, pati aq rezonancë sa dhe 6 shekuj më vonë, nuk është sqaruar akoma identiteti i këtij rajoni. Në këtë përkthim zë një vend të rëndësishëm, vrasja e Sulltan Muratit, nga kalorësi shqiptar Millosh Kopiliq,të cilin serbet nga këndvështrimi i tyre, e mitizuan duke e quajtur Milos Obilic.

Ky kamuflim historik ofron një kuptim më të nuancuar, te këtij miti të fuqishëm të nacionalizmit serb. Kjo është beteja më e madhe në Dardani, e cila përforcoj një identitet kolektiv, të princave shqiptarë dhe theksoj rezistencën kundër shtypjes së huaj. Në vazhdim të prononcimit të tij për çështjen shqiptare, shkrimtari Elise,s hprehet me nota kritike për historianët shqiptarë, të cilët duhet të bëjnë më shumë për të ndriçuar historinë, sepse sipas tij ajo është shkruar më shumë nga të huajt. Por në vazhdim ai thekson se populli shqiptar, ka një kujtesë kolektive shembullorë, që vlen shumë për të plotësuar historinë e trevave shqiptare. Por në Serbinë e historisë demoniane, ka edhe serb që nuk mendojnë si krerët e sotëm në krye të saj. Ndër to do të përmendnim me respekt, hartuesin e historisë së klasave të gjashta, Rade Mihajlicic. Këtë mëndim e përforcon profesori i fakultetit të filozofisë së Beogradit, që është edhe anëtar i akademisë së shkencave dhe arteve John Deretic,i cili sugjeron rishikimin e historisë, që është shkruar mbi mite dhe gënjeshtra. Për falsifikimin e historisë se kombit serb dëshmon edhe ish. Historiania dhe ligjëruesja e fakultetit filozofik të Beogradit Olivera Milosavlevic e cila për fat të keq u nda shumë shpejt nga jeta(1951-2015).

Ajo nuk nguroj t'ua përplaste ashpërsisht autoriteteve të sotme serbe, duke u shprehur;"Mjaftë me këto gënjeshtra, shqiptaret janë autoktonë në Ballkan, ndërsa ne jemi të ardhur”. Si kritike e historiografisë ajo ka sugjeruar që të hiqen nga librat e historisë mitet dhe gënjeshtrat. Por kjo filozofi farsë i ka shndërruar autoritetet e sotme serbe, në forcë demoniane, duke demonstruar kokëfortësi përballë të vërtetave historike.

Prandaj kjo mendësi autoritariste serbe, ka nevojë për një anestezi diagnostikuese për të kuptuar të vërtetën historike dhe për të ndërtuar një standard të ri marrëdhëniesh me performancë dhe karakter demokratik. Sado të mundohen kalemxhinjtë e Beogradit, duke ngritur një histori me mite e gënjeshtra, botës demokraike nuk mund t'i kamuflohet ajo që ka bërë dhe po bën politika konfliktuale e Beogradi, me lobimet kontroverse për të dënuar shqiptarët e Kosovës, që të mos bëhen pjesë integruese e institucioneve ndërkombëtare dhe BE,sic ishte mos dakortësia e disa shteteve fatkeqësisht edhe anëtare të BE, për të mos u bërë Kosova antare e INTERPOL-it-Kjo strategji diskriminuese që po ndjek Beogradi, nuk mund të pranohet nga bota demokratike, për t'i privuar të drejtat e shqiptarëve në trevat Ballkanike,që aspirojnë për t'u bërë pjesë e politikes, kulturës dhe vizionit perëndimor. Institucionet ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë ato të BE, nuk duhet ta trajtojnë historinë e Ballkanit Perëndimor si një film horror.

Ky realitet i hidhur duhet të parë si një pasqyrë e deformimit të BE, që nuk ka mundur t'u japë rrugëzgjidhje konflikteve që kanë lënë pas këtë rajon të ndjeshëm ,ndaj zhvillimeve demokratike. Fatkeqësisht qëndrimet dhe sjelljet e drejtuesve të sotëm të shtetit serb, nuk kanë ndonjë ndryshim nga ato të paraardhësit të tyre, simbol i "Demonit të nacionalizmit "Sllobodan Miloshevic. Këta vazhdues të politikës së tij, po hiqen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke lënë në harresë epokën e ashpërsimit konfliktual, të viteve 1990-99.Ky konflikt i kokëfortësisë serbe, që në gjak ka agresivitetin dhe jo paqen e lirinë, u kushtoj të dy palëve 10 mijë të vrarë,,5 mijë të zhdukur dhe mbi 1 milion të zhvendosur në kuadër të operacioni "Patkoj".

Fitorja e vitit 1999 me ndërhyrjen e forcave paqeruajtëse të NATO-s, në bashkëpunim më UÇK, ishte epilogu i një lufte allacmendie serbe, që i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë, më 2008.Kjo luftë e shkëputi njëhërë e përgjithmonë Kosovën nga Serbia, duke vënë në vend padrejtësinë historike të Evropës plakë, që ja kishte ngjtur artificialisht mbretërisë serbe, duke e ndarë nga trungu i Shqipërisë etnike. Institucionet Evropiane nuk duhet të harrojnë kaq shpejt krimet e serbëve në Kosovë, Kroaci, Bosnjë deri tek vrasja makabre e ministres së jashtme të Suedisë Anna Lindh, nga nacionalisti ekstremist serb, Mijajlio Mijiliovic. Këto e të tjera krime jo vetëm e komprometojnë keq klimën politike të Sërbisë, por i bëjnë apel të ndryshojë strategjie të ulet ne dialog konstruktiv pa kushte.Vetëm dilogu do t'i jepte fund urrejtjes midis dy popujve, për të jetuar në paqe e liri. Asnjë nuk del i fituar nga urrejtja nacionale, përveçse i humbur e përçudnuar. Një dialog i arsyeshëm do të sheshonte gjithçka, duke sjellë paqen e munguar për të dy popujt, që aspirojnë demokracinë dhe integrimin në familjen e madhe Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat