Bumerang apo propagandë për ata që ftuan të mblidhet KS të OKB-së

Opinione

Bumerang apo propagandë për ata që ftuan të mblidhet KS të OKB-së

Nefail Maliqi Nga Nefail Maliqi Më 18 dhjetor 2018 Në ora: 20:25
OKB

Tetë shtete anëtare të Këshillit të Bashkimit Evropian, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, e kanë përkrahur të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri. Shtrohet pyetja, se seanca e djeshme ne KS te OKB-së ne New York e ftuar nga Serbia duket se më shume doli bumerang dhe propagande se sa per cfare kishin pritur, ka shkruar agjencia e lajmve “Presheva Jonë” ne komentin redaksional.

Pas formimit te Ushtrise se Kosovës autoritetet serbe ne shenje revolte pas 24 oreve kane kerkuar seance speciale nga KS i OKB-së për te debatuar për Kosoven. Me ftese te Serbise dhe Rusise, dje u mblodhen anetare të KS i OKB-së per te debatuar per ushtrine e Kosovës. Kte informacion 24 otre para tzakimit kishin njftuar yzratrewt e OKB-së agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Formimi i Ushtrise se Kosovës me 14 dhjetor ka shqetesuar Serbinë dhe jo vetem ate, por edhe aleaten e saj te ngusht Rusinë. Kjo e fundit ka dalur me nje deklarate zyrtare nga MPJ se “Plani i Prishtinës për formimin e ushtrisë paraqet shkelje të Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe është një tjetër hap destabilizues dhe provokues pas vendimit për vendosje të taksës ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë me dije Serbisë se nuk do të ketë rishkrim të historisë dhe se Beogradi zyrtar duhet të pranojë realitetin.

Ai gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka dalë me shifra të masakrave serbe gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se asnjë nga kryesit e këtyre vrasjeve, serb, nuk janë dënuar dhe akuzuar. Ne KS te OKB-së u tha se shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka vrarë 13.500 civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare. Për 13.500 civilë shqiptarë të vrarë asnjë i akuzuar dhe as i dënuar. Një milion shqiptarë të dëbuar me dhunë nga shteti i Serbisë. 40 për qind e infrastrukturës në Kosovë u dëmtua. 400 maskara kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar apo i dënuar.

Këshilli i Sigurimit në OKB mbajti mbrëmë një mbledhje urgjente për Kosovën. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë shfaqn mbështetje për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të armatosur, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.

Por, shtete të tjera kishin mendime të ndara në qëndrimet e tyre. Ambasadori i Rusisë, Vasilij Nebenzja ka përsëritur brengën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dënoi formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë se paraqet shkelje të Rezolutës 1244. Përfaqësuesi i Kinës ka thënë se Kina respekton sovranitetin territorial dhe integritetin e Serbisë dhe përshëndet përpjekjet e Beogradit për të gjetur një zgjidhje politike me Prishtinën.

Në të njëjtën mbledhje, ambasadorët e Holandës dhe Francës kanë përsëritur se mbështesin pavarësinë e Kosovës. Përfaqësuesi i Francës megjithatë shtoi se formimi i ushtrisë së Kosovës u bë në një moment jo të mirë marrë parasysh dialogun me Beogradin.

Tetë shtete anëtare të Këshillit të Bashkimit Evropian, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, e kanë përkrahur të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri.

Deklarata është nënshkruar nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia. Dhe tash shtrohet pyetja, se seanca e djeshme ne KS te OKB-së ne New York e ftuar nga Serbia duket se më shume doli bumerang dhe propagande se sa per cfare kishin pritur, ka shkruar agjencia e lajmve “Presheva Jonë” ne komentin redaksional.

Në deklaratë thuhet se është e drejtë e Kosovës që të krijojë ushtrinë e saj. Në deklaratë thuhet se të dy palët duhet të tregojnë përmbajtje e të ulin tensionet, në mënyrë që të krijohen kushte për vazhdimin sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat