Kosova e pavarur, ishte dhuratë nga SHBA

Opinione

Kosova e pavarur, ishte dhuratë nga SHBA

Nga: Xhevat Berisha Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:55
Xhevat Berisha

Pjesa dërmuese e popullit konsideron se ndarja që po i përgatitet Kosovës përveq qështë e damshme ajo rrënonë sovranitetin e vendit. 

Sovranitet i kosovës është fituar pas flijimeve të shumta, për çka kishim edhe një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, e që duhët të jemi të sinqert dhe ta dimë se Kosova e pavarur ishte dhuratë nga USA.

Sot kemi rrahagjoksa që nuk duan ta dinë se ky projekt përveq që buron nga populli, pa mbështetjën e USA dhe ndihëmes nderkombtare kurrë nuk do ta arrinim qëllimin ton fisnik për pavarsi.

Pra askush nuk ka të drejtë ta negocioj dhe suprimoj atë që me mund e arritëm, madje as Kuvendi i Republikës së Kosovës. Prandai o sod o kurrë të gjithë kundër Hashim Thaqit i cili „natën valvitë flamurin e Çubriloviçit“ e ditën vajtonë për një marrveshje të nxituar e të dhimbshme historike..!

Ftojm të gjithë qytetarët e Kosovës, i madh e i vogël që të jemi bashkë kundër këti presidenti të shantazhuar, i cili po shkelë me dy këmbët mbi verdiktin i cili ka dal nga gjykata nderkombtare e drejtësisë, e cila i dha legjitimitet të plotë shtetësisë së Kosovës

Kundërshtimi i zbehtë i opozitës kosovare që ka marrë rrolin e spektatorit duke e ditur se  në Davos, në Paris në Romë e në disa vende tjera; Vuҫiҫ, Rama dhe Hashim Thaҫi me bisedime sekrete dojnë me nda Kosovën, ësht i pa justifikueshëm dhe gabim historik, që kurrë nuk dot mujnë me flakë nga supët e veta..! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat