Çfarë është duke ndodhur brenda Këshillit të BE-së? - Bota Sot
Çfarë është duke ndodhur brenda Këshillit të BE-së?

Opinione

Çfarë është duke ndodhur brenda Këshillit të BE-së?

Nga: Taulant Kryeziu Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 18:52
Taulant Kryeziu

Sa i përket Këshillit të BE-së me 28 nëntor 2018 është zhvilluar takimi i Ambasadorëve të Vendeve Anëtare në Bruksel, apo më i njohur si COREPER II. Ambasadorët kanë dakorduar agjendën e të gjitha takimeve të mbetura të Këshillit të BE-së për vitin 2018 nën kryesimin e Presidencës Austriake, para dorëzimit të Presidencës së BE-së Rumanisë. Ambasadorët janë dakorduar se Këshilli i BE-së do të zhvilloj deri në fund të vitit 2018 takime në këto 10 përbërje të Ministrave të BE-së: Transport, Çështje Ekonomike dhe Financiare, Telekomunikimi, Punësimi, Drejtësia dhe Çështje të Brendshme, Punët e Jashtme, Çështje të Përgjithshme, Bujqësia, Energjia dhe Mjedisi.

Duke marr për bazë agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit, mund te konfirmojme se në asnjë prej 10 përbërjeve të Këshillit të BE-së, çështja e liberalizimit të vizave nuk është paraparë të jetë në agjendë të takimeve. Nesër me 19 dhjetor është takim i Këshillit për Transport Energji dhe Telekomunikacion, dhe i fundit për këtë vit me 20 dhjetor është takimi Këshillit për çështje të mjedisit Në këtë kontekst, duke pas parasysh rëndësinë publike të çështjes së liberalizimit të vizave, ftoj të gjithë përfaqësuesit të institucioneve që të janë të matur dhe të saktë në aspektin procedural të vendim-marrjes në procesin e liberalizimit të vizave.

KU GJINDEMI NE SOT NË PROCESIN E VENDIM-MARRJES PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE?

Me 13 shtator 2018, Parlamenti Evropian votoj për të dhëne mandatin Komisionit LIBE për nisjen e negociatave ndër-institucionale me Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian. Pra, për të sqaruar votimi nuk ka qenë për plotësim ndryshim të Rregullores 539/2001, por vetëm për nisjen e negociatave ndër-institucionale apo trialogut. Trialog janë takime joformale ndër-institucionale tri-paleshe në mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.

Sa i përket Parlamentit Evropian, Parlamenti zhvillon trialogun në bazë të Rregullave të Procedurës, seksioni 3, rregulla 69f, ku specifikisht thuhet se çdo marrëveshje e përkohshme që arrihet në trialog është joformale dhe duhet të miratohet në procedurën formale që aplikohet në dy institucione legjislative – Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së. Plotësim ndryshimi i Rregullores 539/2001 është subjekt i procedure së zakonshme legjislative të paraparë me nenin 289 dhe 294 të Traktati për Funksionimin e BE-së.

Neni 289 paraqet bazën ligjore të procedurës zakonshme legjislative. Ndërsa, neni 294 paraqet zbatimin detaj të procedurës së zakonshme legjislative. Në këtë drejtim, neni 294 specifikon se në leximin e parë Parlamenti Evropian do të miratojë qëndrimin e tij me shumicë të thjeshtë dhe do t'ia komunikojë atë Këshillit. Më pastaj, Këshilli miraton qëndrimin e tij me shumicën e dyfishtë që nënkupton 55% të Vendeve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullsisë, dhe akti legjislativ në fjalë miratohet në formën që korrespondon me pozitën e Parlamentit Evropian. Akti legjislativ hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-se.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...