Plaçkitje me armë zjarri në Pejë, policia jep detajet - Bota Sot
Plaçkitje me armë zjarri në Pejë, policia jep detajet

Peja

Plaçkitje me armë zjarri në Pejë, policia jep detajet

Më: 7 janar 2019 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Sot rreth orës 18:35 një person nën kërcënimin e armës ka plaçkitur një pikë të kompanisë IPKO në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Në këtë pikë ka qenë duke punuar një punëtore e cila ka bërë të ditur se asaj i janë plaçkitur nga i dyshuari rreth 95 euro.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Sot rreth orës 18:35 në rrugën ‘Eliot Engel’ në Pejë ka ndodhur një rast grabitje në një lokal të kompanisë IPKO”.

“Një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur, sipas punëtores, një shumë prej 95 euro”.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’a zbardhur rastin”.

“Rasti është cilësuar si grabitje. Ndërsa deri më tani Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar. I dyshimti është larguar në drejtim të panjohur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...