Haxhi Zekë Peja, ishte ndër figurat më emblematike të “Rilindjes” tonë kombëtare..!

Peja

Haxhi Zekë Peja, ishte ndër figurat më emblematike të “Rilindjes” tonë kombëtare..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 24 janar 2019 Në ora: 07:16
Reportazh nga Peja

Kështu u tha dje në tribunën përkujtimore në 120 vjetorin e shënimit të Lidhjes së Pejës “Besa-Besë”(1899) kushtuar jetës dhe veprës së tribunit dhe themeluesit të saj, Haxhi Zekë Pejës, e cila u mbajt në sallën e teatrit “Istref Begolli në Pejë, në të cilën, pranë qindra pjesëmarrësve, anëtarëve dhe simpatizantëve të LVV-je, mori pjesë edhe lideri i kësaj Lëvizjeje, z. Albin Kurti me deputetët z. Ali Lajçi, Liburn Ariu dhe Sami Kurteshi, z. Hidajet Hyseni, pastaj gazetari i njohur i RTK-së, Zekë Sinanaj, ushtarakë, intelektualë si dhe aktivistë-veteranë të çështjes kombëtare nga qyteti i Pejës me rrethinë.

Për figurën dhe veprën e udhëheqësit të Lidhjes së Pejës “Besa-Besë”, Haxhi Zekë Pejës, folën Prof. Dr. Zymer Neziri, Prof. Dr. Gazmend Rizaj, Prof. Dr. Bashkim Lajqi, të cilët në ekspozetë e tyre të shkurta secili nga këndi i tij prezantuan fakte rreth formimit të Lidhjes së Pejës, për biografinë dhe jetën e tij, rolin e tij në unifikimin e Lidhjes nacionale, si forcë politike dhe ushtarake në katër vilajetet shqiptare në Ballkan, për kontributin e tij në vazhdimësinë e Programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) në rrugën dhe përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë, etj.

Në këtë tribunë kushtuar atdhetarit, Haxhi Zekë Pejës, foli edhe lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” z. Albin Kurti, i cili mbështeti faktin historik, se Lidhja e Pejës ishte ndër organizimet më të fuqishme në fund të shekullit 19-të, e cila ia vuri bazat pavarësisë së kombit dhe shtetit shqiptar, si frymëzim dhe aspiratë e shumë “Rilindasëve” tanë të asaj kohe në krye me Sami dhe Naim Frashrin.

Image

Në vazhdim u shfaq një film dokumentar mbi jetën dhe veprimtarinë e Haxhi Zekë Pejës, në të cilin pasqyrohej për së afërmi roli i tij i jashtëzakonshëm në mëvetësinë e kombit shqiptar, duke u pavarësuar në sundimi osman, e cila do kurorëzohet me 28 Nëntor 1912 me shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismajl Qemal Bej Vlora.

Image

Duhet theksuar se lideri i LVV-je, z. Albin Kurti së bashku me bashkëpunëtorët e tij, deputetët dhe rininë e kësaj Lëvizjeje paraprakisht bënë homazhe tek kulla e Haxhi Zekë Pejës në Leshan, pastaj vizituan Mullirin e H. Zekës në Pejë si dhe bënë homazhe para lapidarit të tij në qendër të qytetit të Pejës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të këtij heroi dhe figure të madhe të historisë së Lëvizjes së Rilindjes tonë kombëtar, filluar që nga LSHP-it e deri në shpalljen e pavarësisë në Vlorë.

Image

Shënimi im: Organizimi në Pejë nga LVV-je, kushtuar figurave tona madhore kombëtare, siç ka qenë heroi dhe tribuni Haxhi Zekë Peja, fletë qartë se krahas aktiviteteve politike, nuk duhet harruar për asnjë çast aktivitetet e kësaj natyre nacionale dhe udhërrëfyese, siç ishte organizimi i sotëm në Pejë, sepse pa njohjen e të kaluarës sonë të ndritshme historike, pa respektimin e heronjve, intelektualëve, Rilindasëve tanë të pa përsëritshëm, figurave sikur që ishte Haxhi Zeka, Ali Pashë Gucia, etj. etj., nuk mund të ndërtohet as e ardhmja e kombit dhe e gjeneratave të ardhshme. Prandaj, e përgëzoj organizatorin e këtij manifestimi të bukur historik dhe atdhetar, LVV-je në krye me liderin e saj, z. Albin Kurtin, për këtë eveniment me vlerë, e që dëshmon se në këtë subjekt politik ka vlera të çmuara intelektuale dhe kombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat