Pejani përfundoi në burg pasi publikoi dje një fotografi në Facebook

Peja

Pejani përfundoi në burg pasi publikoi dje një fotografi në Facebook

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:15
Ilustrim

Një qytetar i Pejës ia pa sherrin postimit të një fotografie në rrjetin social facebook.

Në fshatin Ramun të Pejës është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte postuar në rrjetin social “Facebook” duke  shtënë me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin ditore për 24 orët e fundit.

“Njësiti policor në oborrin e shtëpisë së dyshuarit ka gjetur dy gëzhoja të armës AK 47 ndërsa arma nuk është gjetur.  Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar për armëmbajtje pa leje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat