Grabitën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave - Bota Sot
Grabitën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave

Peja

Grabitën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:59
Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës caktimin e paraburgimit të pandehurve, L.N., N.H., dhe A.G., me dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepër penale grabitje.

Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve ndaj pesë të pandehurve F.B., B.K., N.H., L.B., dhe A.G., pasi më datën 22 janar 2019  në qytetin e Deçanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, në bashkëkryerje kishin grabitur shumën prej 8,543 euro. 

Paraprakisht, më datën 25 janar të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurve, B.K. dhe F.B., ndërsa tre të pandehurit tjerë, N.H., L.B., dhe A.G., janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë. 

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...