Ky është personi që u aksidentua për vdekje nga treni në Pejë - Bota Sot
Ky është personi që u aksidentua për vdekje nga treni në Pejë

Peja

Ky është personi që u aksidentua për vdekje nga treni në Pejë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:28
Sahit Lokaj

Mëngjesin e sotëm, një person në Pejë humbi jetën si pasojë e goditjes nga treni. Rasti ka ndodhur në orën 05 e 42 minuta. 

Sipas mediave vendore viktima është Sahit Lokaj, i lindur në vitin 1968. 

Menjëherë policia ka dalë në vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit derisa aty është paraqitur edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen 51 vjeçarit. 

Në vendin e ngjarjes ka dalë po ashtu prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Instituti i mjekësisë ligjore (IML) dhe nga këta të fundit është tërhequr trupi i pajetë për obduksion.

Hetuesit rajonal të DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...