Arrestohet një i dyshuar në Pejë pasi vazhdoi punimet pa leje

Peja

Arrestohet një i dyshuar në Pejë pasi vazhdoi punimet pa leje

Më: 3 mars 2019 Në ora: 13:11
Ilustrim

Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, pasi ka filluar punën në objektin e tij edhe pse inspektorët e kanë ndaluar atë.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në një objekt që është duke u ndërtuar pa leje kishte heqë shenjat e vendosura nga inspektorët e drejtorisë së urbanizmit në Pejë dhe kishte vazhduar punimet pa leje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat