Muhaxheri: Hidrocentralet në Lumbardh nuk do të ndërtohen, jemi në procedura të ndalimit - Bota Sot
Muhaxheri: Hidrocentralet në Lumbardh nuk do të ndërtohen, jemi në procedura të ndalimit

Peja

Muhaxheri: Hidrocentralet në Lumbardh nuk do të ndërtohen, jemi në procedura të ndalimit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:06
Gazmend Muhaxheri

Ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh, ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët e komunës së Pjesë dhe Deçanit.

Ditë më parë ata protestuan duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

E lidhur me këtë, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se janë procedura të ndalimit të këtij projekti dhe se i njëjti nuk do të realizohet.

“Ky është problem, lakmi e disa pushtetarëve për të ardhur tek paraja në mënyrë të lehtë. Ata që e kanë kry procedurën e Lumbardhit të Deçanit prapë janë kthyer në skenë por me një formë tjetër, dhe ligj tjetër”, ka thënë Muhaxheri në “Zyrën e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Muhaxheri ka shtuar se Lumëbardhin e Deçanit është kryer masakër, nga persona të papërgjegjshëm.

”Pas masakrës në Lumëbardhin e Deçanit dhe tmerrit që është kriju atje të gjithë e dinë që kjo nuk mundet mu realizua, edhe nuk kemi me lejua. Jemi në procedura të ndalimit të kësaj pune kuvendi komunal ka anulua çfarëdo vendimi që është marrë në vitin 2010-2012″, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka shtuar se ka njerëz të fuqishëm dhe kompani të fuqishme që mendojnë se munden me shkelë vullnetin e qytetarëve dhe komunës, por kjo nuk do të ndodhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...