Policia jep detaje për aksidentin në Vitomiricë – një i vdekur dhe dy të lënduar

Peja

Policia jep detaje për aksidentin në Vitomiricë – një i vdekur dhe dy të lënduar

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës raporton se aksidenti në Vitomiricë ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën Pejë- Istog më saktësisht në dalje të fshatit.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VË’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka  konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”.

“Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat